Connect with Us

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Politikë

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Publikuar

-

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për përhapjene  koronavirusit hnë Gjirokastër.

Shehu thotë se Gjirokastra është qyteti i dytë që ryeson për numrin e të infektuarve pas Tiranës, ndërsa paralajmëron se virusi po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet.

SIpas tij, papërgjegjëshmëri a e qeverisë dhe mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut nga infeksioni.

Bomba biologjike” e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare po përhapin Covid në të gjithë Qarkun!

Sot jo vetëm Gjirokastra “kryeson” përsëri mbas Tiranës me raste në rritje, por numri i të prekurve po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet, pra infeksioni përhapet tashmë në të gjithë Qarkun.

Nuk mjaftoi papërgjegjshmëria e thellë e Rilindjes e datës 24-25 Tetor e në vazhdim në Gjirokastër si shpërthyese e një infektimi masiv, por mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut.

Nëqoftëse “Retro” dhe aktivitetet e tjera ishin një papërgjegjshmëri e larteë, heshtja e mëtejshme për të mbajtur të fshehtë çfarë ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, është një qëndrim kriminal me pasoja tragjike për shëndetin, jetën, ekonominë e të gjithë banorëve të atij Qarku.

Në këto kushte kur nuk ka asnjë reagim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit, deputetëve të Rilindjes aty që festonin ato ditë të “bombës”, pushtetit lokal etj, i bëj thirje opinionit publik e qytetar, të ngejë me forcë zërin për të zgjuar nga gjumi këta shurdh-memecë, në mënyrë që megjithëse me vonesë, mekanizmat mbrojtëse të vihen në lëvizje me të gjithë kompleksitetin e tyre të domosdoshëm.

Ndërsa dhe Prokuroria vazhdon gjumin…”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhet e 25 Prillit/ Gjekmarkaj: Vjedhja e votave tragjedi e demokracisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Deputeti i zgjedhur i PD në Lezhë Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve është tragjedi e demokracisë shqiptare.

I ftuar në studion e “Real Story” ai deklaroi se kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, por ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandwich.

Unë mendoj që temat e emisionit këto dy javë duhet të kishin pasur në fokus si u vodhën zgjedhjet. Mendoj që shumica e shqiptarëve e besojnë. Narrativa ndryshon kur je në studiot e Tiranës dhe tjetër është kur je me statusin e dëshmitarit në një histori. Ndoshta unë do kisha pasur tjetër qasje nga një studio televizive, ndryshe kur merr informacion në gjithë Shqipërinë se çfarë ka ndodhur.

Nuk është term i fortë sepse më duket term i vërtetë, tragjedia e demokracisë shqiptare, vjedhja në mënyrë të përsëritshme e zgjedhjeve, por kësaj here ndryshe nga herët e tjera, zgjedhjet nuk janë vjedhur në kuti, ditën e votimit, sigurisht ka pasur ndonjë tentativë për prishje fletësh votimi, ka pasur një inxhinieri elektorale paraprake, ku shteti dhe pushteti janë bërë një si sandëich dhe kanë ndikuar në të gjitha format e mundshme që të trukohet dhe të ndryshojë vullneti i elektorëve në kutinë e votimit dhe pjesërisht ia kanë dalë duke ia hequr një sasi mandatesh opozitës shqiptare, duke penguar ardhjen e saj në pushtet me artifice.

Kush janë këto artifice? Janë disa, i ka renditur PD në ankimin që i ka çuar KAS. Përdorimi i parave të tërmetit, menaxhimi i vaksinës dhe pandemisë, punësimet e paligjshme që u bënë, fryrja e administratës, forma më tipike siç janë aleancat në qytete të caktuara me grupe të njohura për kriminalitet”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Publikuar

-

Nga

“Lindi si parti pa ideologji”/ Mentor Kikia: LSI është fshirë nga skema politike

Gazetari Mentor Kikia u shpreh mbrëmjne e sotme se LSI ka qenë nën objektivin e kryeministrit Edi Rama për tu fshirë nga skena politike.

Në një intervistë për emisionin PolitikOn, Kikia theksoi se PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike, ndërsa shtoi se LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur

Të kritikosh humbësin është gjëja më e thjeshtë. Ata që kanë humbur janë në një proces legal kontestimi dhe nuk e kanë pranuar rezultatin. Për të thënë të vërtetën është më demokratike në 30 vite se po bëhet në mënyrë institucionale. Për të arritur në përfundimin nëse LSI është fshirë nga skena politika, ashtu sikurse qenë një objektiv i Ramës, që ka dashur të krijojë një pol me dy parti kryesore, duke eliminuar gjithë aktivitetin politik të LSI-së.

PS dhe PD janë parti që lindin duke përfaqësuar një bazë ideologjike. LSI lindi si një parti pa ideologji, por si një parti me njerëz të pakënaqur. LSI në këto kushte, u krijuar perceptimi i njerëzve që kanë nevoja që e shihnin partinë për të kapur një vend në administratë. LSI konsiderohej si një parti që të siguronte punë, si një parti interesi”, tha Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata në PD/ Ahmetaj: Pse doja Sokol Olldashin për kryetar dhe jo Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Kryetar i grupimit dhjetor ’90 Bislim Ahmetaj ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. Ahmetaj u shpreh se në vitin 2013 kur Sali Berisha dha dorëheqjen ai ka votuar Sokol Olldashin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e Fax News Ahmetaj shtoi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.

Unë jam shprehur dhe po e përsëris Sali Berisha është një nga personalitetet më të arrira të këtij vendi që e ka mbyllur ciklin e vet në vitin 2013, duke treguar se di të tërhiqet. A është tërhequr apo jo, ky nuk është problemi i Berishës, por atij që i ka interesuar gjithe kjo që në rast suksesi do të jetë i imi, në rast mossuksesi do jetë i prapavijës. Berisha duhet të shprehet. Duhet të thojë që e ka vënë. Ne jemi koshientë që Lulzim Bashën e ka vënë. Unë në 2013 kam shpallur mendimin tim që votova për Sokol Olldashin. Fati im i keq ka qenë se unë kam qenë pak i avancuar në lirinë e mendimeve. E doja kryetarin e opozitës në Parlament. Nuk është se kisha ndonjë paragjykim të madh për Lulzim Bashën. E doja kryetarin në parlament dhe jo kryetar bashkie për të dhënë tendera. Berisha është politikan i një cikli të mbyllur”, u shpreh ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE