Connect with Us

Bilanci nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe 14 viktima në 24 orë

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe 14 viktima në 24 orë

Publikuar

-

Infektohen me Covid 7 mësues në Korçë/ Pezullohet mësimi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rasporton se që nga dita e djeshme janë kryer 2.084 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Nga këto mësohet se kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë, 22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (22 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 565
Të shëruar ne 24 orë 373
Të shtruar në spitale 449
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.084
Testime totale 172.848
Raste pozitive 32.761
Raste të shëruara 15.842
Raste Aktive 16.220
Humbje jete 699

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8331
Durrës 1164
Elbasan 813
Fier 1223
Korçë 870
Vlorë 801
Shkodër 888
Lezhë 699
Berat 499
Kukës 323
Dibër 133
Gjirokaster 476./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rakacolli paralajmëron lehtësimin e masave/ “Do kemi verë të këndshme”

Publikuar

-

Nga

Rakacolli paralajmëron lehtësimin e masave/ "Do kemi verë të këndshme"

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi në studion e “Ilva Now” se mund të ketë ndryshime të masave në takimin e ardhshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, mirëpo kjo varet nga statistikat dhe mesatarja e javëve të fundit si edhe të ditëve në vijim pasi shifrat janë dinamike. Ajo tha se mbledhja e ardhshme do të bëhet në ditët në vazhdim.

Komiteti bën takime të shkurtra edhe online gati përditë. Mendimet që kemi shkëmbyer janë se si paraqitet situata, kujdesi në rritjen e numrave të të strukturave nëpër spital. Po të ishte bërë mbledhja tani, duhet të nxirrnim me numra se sa janë indikatorët për një apo dy javë dhe mbi bazën e ndërthurjes së tyre dhe hetimit epidemiologjik të shohim nëse jemi në rregull me këto masa, a duhet t’i lirojmë apo t’i shtrëngojmë”, u shpreh znj. Rakacolli,.

Znj. Rakacolli theksoi se qytetarët duhet të respektojnë masat, pasi përndryshe ato nuk do të lehtësohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Madje, ajo përmendi se në rast se shifrat rriten dhe kujdesi nuk shtohet, atëherë masat mund të shtrëngohen.

“Do të jemi vigjilentë në kohën e sezonit dhe gjatë kohës, në varësi të situatës mund të priten ndryshime masash, qoftë për mirë qoftë për keq. Mund të ndryshojë situata epidemiologjike duke shtrënguar masat nëse nuk zbatohen masat”, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Mira Rakacolli tha se pritet që sezoni i verës të jetë me masa të lehtësuara, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të relaksohen pa kufizime të ashpra, mirëpo kjo do të ndodhë vetëm nëse shifrat do të vijojnë të jenë të ulëta dhe qytetarët do të zbatojnë masat.

“Nëse vazhdojmë që të kemi kujdesim ashtu siç rekomandojmë, besojmë se do të kemi një verë të këndshme, por për këtë duhet të zbatojmë masat. Sot, me maska, ndoshta më vonë nuk do t’i kemi masat”, u shpreh znj. Rakacolli./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin/ Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri tani

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri tani

Prej kohësh në vendin tonë ka nisur procesi i vaksinimit masiv. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e sotme janë realizuar 10,169 vaksinime. Manastirliu thekson se që nga fillimi i pandemisë janë 632, 676 qytetarë kanë marrë vaksinën.

Ajo shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivit me 1 milion vaksinime. Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2707  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Brataj tregon nëse ka hyrë varianti indian i Coronavirusit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Brataj tregon nëse ka hyrë varianti indian i Coronavirusit në Shqipëri

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, konfirmoi në “Ilva Now” se varianti indian i coronavirus deri tani nuk është konfirmuar të ketë hyrë në Shqipëri. Ai theksoi se variantet e reja të Covid-19 nuk është se kanë prodhuar agresivitet të shtuar.

“Kujdesi dhe survejanca, mos-heqja e vigjilencës ka të bëjë me të gjitha. Në Greqi u zbulua varianti indian, në Itali dhe në RMV po ashtu. Jo nuk kemi konfirmim, nuk besoj të ketë hyrë, por si do qe të jetë puna e varianteve është diçka tjetër, që nuk ka treguar as agresivitet më shumë, sepse edhe në Indi edhe pse po bëhet nami edhe nuk po bëhet nga varianti, por nga ata miliona njerëz së bashku aty”, tha ai.

Doktor Brataj theksoi se pavarësisht situatës së deritanishme qytetarët nuk duhen të humbasin vigjilencën në respektimin e masave kufizuese.

Sipas tij, në Shqipëri është shtuar gjeografia e përhapjes së virusit dhe këtë e lidh me telefonatat që bëjnë qytetarët në Urgjencën Kombëtare./Euronews

LEXO TE PLOTE