Connect with Us

Bilanci nga Covid-19/ Mbi 15 milionë të infektuar në Evropë

Shëndeti

Bilanci nga Covid-19/ Mbi 15 milionë të infektuar në Evropë

Publikuar

-

Boom rastesh nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe 16 viktima në 24 orë

Më shumë se 15 milionë njerëz në Evropë janë infektuar me koronavirus, duke e bërë atë rajonin më të goditur në botë. Autoritetet shpresojnë se masat e reja kufizuese do të ndihmojnë në vënien e situatës nën kontroll.

Këtë javë, Franca u bë vendi i parë evropian me mbi 2 milionë raste të infektimeve me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Autoritetet franceze thonë se masat e fundit kufizuese po sjellin një farë suksesi në frenimin e përhapjes së koronavirusit, megjithëse pandemia është ende larg fundit të saj.

“Mendoj se duhet të vazhdojmë të jemi të matur. Nuk duhet të krijojmë përshtypjen se kriza është prapa nesh. Ne jemi akoma në një situatë serioze në vendin tonë. Punonjësit shëndetësorë janë ende nën presion ekstrem në spitalet tona”, tha zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal.

Disa banorë thonë se nuk dinë se çfarë të bëjnë.

“Unë nuk mendoj se ne e dimë se si është gjendja aktualisht. Francezët kanë frikë, ata po luftojnë me koronavirusin dhe disa prej tyre po vuajnë nga depresioni”, thotë Jacques, një banor i Parisit.

“Ne e quajmë këtë izolim, por më duket se njerëzit janë jashtë, kështu që kjo nuk është zgjidhja e duhur. Për mua zgjidhja e vërtetë është vendosja e masave totale të izolimit ashtu siç u bë në fillim. Kjo është mënyra e vetme për të frenuar pandeminë”, thotë Sebastien, një tjetër banor i Parisit.

Edhe në Rusi këtë javë numri i rasteve të koronavirusit arriti në mbi 2 milionë. Rusia është e pesta në botë për nga numri i rasteve të koronvirusit.

LEXO EDHE:  COVID-19/ Qeveria kërkon 16.2 milionë USD borxh tek BB

Svetlana Zeynalova, mjeke në një spital lokal, thotë se situata po përkeqësohet me shpejtësi.

“Tani ne pranojmë një numër mjaft të madh të pacientëve, pothuajse çdo ditë. Numri i rasteve po rritet, kështu që kapaciteti spitalor dhe ngarkesa për punonjësit mjekësorë po rriten gjithashtu. Pacientët vijnë në një numër të madh tani.”

Në Austri, të martën hynë në fuqi masat e izolimit pothuaj total që do të zgjasin për tre javë. Masa është përpjekja e fundit e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të lehtësuar trysninë mbi shërbimin shëndetësor. Masat skadojnë në kohë për rihapjen e dyqaneve me pakicë përpara Krishtlindjes.

Në Gjermaninë fqinje, zyrtarët shëndetësorë thonë se situata e koronavirusit është akoma shumë serioze edhe pse numri i infeksioneve nuk po rritet aq shpejt.

“Numri i vdekjeve është ende shumë i lartë”, tha Lothar H. Wieler, president i Institutit Robert Koch në Gjermani.

Vendimet mbi masat e mëtejshme të kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit u shtynë për javën e ardhshme./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

AstraZeneca ul dërgesat, vendet anëtare të BE-së do të marrin vetëm 31 milionë vaksina

Publikuar

-

Nga

AstraZeneca ul dërgesat, vendet anëtare të BE-së do të marrin vetëm 31 milionë vaksina

Prodhuesi i dytë i vaksinave kundër Covid-19, AstraZeneca ka njoftuar këtë fundjavë uljen e dërgesave për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Shkak për këto vonesa janë bërë ulja e prodhimit pas një problemi.

Lajmi vjen në kohën që shumë programe vaksinimi të shteteve të ndryshme u ngadalësuan për shkak të mos dërgimit në kohë të porosive nga Pfizer–BioNTech.

Komisionerja e BE-së për Shëndetin shprehu pakënaqësinë e saj për këtë lajm.

LEXO EDHE:  Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

LEXO EDHE:  Disa mësues të gjimnazit infektohen me Covid-19/ Zëvendësohen nga ata të 9-vjeçares

Zyrtarë të tjerë i deklaruan agjencisë së lajmeve Reuters që sasia e dërguar nga AstraZeneca do të reduktohej në 31 milionë nga 80 milionë doza që ishin parashikuar fillimisht për tremujorin e parë të këtij viti./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

5 ushqimet që kanë ndikim negativ tek njerëzit që vuajnë nga ankthi

Publikuar

-

Nga

5 ushqimet që kanë ndikim negativ tek njerëzit që vuajnë nga ankthi

Afërsisht 40 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullimet e ankthit. Dhe pothuajse të gjithë ne e kemi ndjerë ankthin si një reagim i natyrshëm ndaj situatave të caktuara.

Nëse jetoni me stres kronik ose ankth, mund të kaloni pjesën më të madhe të jetës tuaj të përditshme duke e menaxhuar atë me mjete si terapi, stërvitje dhe ilaçe kundër ankthit .

Por a e dini se ankthi mund të shkaktohet nga ushqime të caktuara që konsumojmë?

LEXO EDHE:  Basha leksion qeverisë/ Ja hapat që duhen marrë menjëherë për të fituar betejën me COVID-19

LEXO EDHE:  Bien shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Një person humb jetën gjatë 24 orëve

Kjo nuk do të thotë se këto mjete dhe qasje nuk janë të nevojshme për të trajtuar ankthin.  Ato shpesh janë mundësi të shëndetshme për stilin e jetës së çdo personi. Por nëse ankthi është akoma duke ndikuar në jetën tuaj duhet të shmangni patjetër këto 5 ushqime:

1-Alkooli

2-Kafeina

3-Ushqimet e përpunuara

4-Bulmeti

5-Ëmbëlsirat dhe sheqernat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Publikuar

-

Nga

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamëz, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  OBSH publikon raportin ditor/ Numër rekord të infektuarish në rang global

LEXO EDHE:  Bien shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Një person humb jetën gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (23 Janar 2021)

Raste të reja ditore        786

Të shëruar në 24 orë     489

Të shtruar në spitale     271

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3513

Testime totale            331,287

Raste pozitive             71,441

Raste të shëruara         43,384

Raste Aktive                26,747

Humbje jete                 1310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15654

Fier                        1975

Durrës                  1502

Shkodër               1341

Elbasan                 1113

Vlorë     1049

Lezhë    1000

Korçë                    893

Berat     798

Gjirokastër 529

Dibër     486

Kukës    407

LEXO TE PLOTE