Politikë
“Basha i vuri ‘gishtin plagës’”/ Shehu: Prokuroria të mos hezitojë nga intimidimet e Ramës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për situatën shëndetësore në vendin tonë dhe për menaxhimine oandemisë së koronavirusit.
Shehu ngre akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e ka menaxhuar mirë pandeminë, ndërsa e bën përgjegjës të gjendjes së shëndetësisë.
Përsa i përket deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për numrin e viktimave, ish-deputeti kërkon që Prokuroria të vërtetojë denoncimin dhe të mos hezitojë nga intimidimet e kreut të qeverisë.
“Rama me keq menaxhimin Covid, përgjegjës i gjendjes tragjike të vendit, jo personeli që po bën një punë heroike, të cilin ai e ka diskriminuar.
Basha i vuri “gishtin plagës”, ai foli konkretisht, nuk bëri deklamime, por ftoi prokurorinë për të hetuar, vërtetuar e dhënë vendimet. Shpresoj që Prokuroria të mos hezitojë mbas intimidimeve të Ramës.
Metodika e konfirmimit të çdo rasti vetëm me pozitivitetin e “tamponit”, kur të tillë nuk ka- iluzive e mashtruese. Testet PCR të pazëvendesueshëm nga ato imunologjike, janë komplementare.
Pozitiviteti i testimeve te ne i frikshëm, duhen shumëfishuar në numër. Kjo Qeveri me vaksinën nëpërpjet Covax na ka futur në listën e Afrikës Qendrore”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...