Connect with Us

Babai e dorëzoi në jetimore kur ishte foshnje/ Djali bashkohet me nënën pas 45 vitesh

Sociale

Babai e dorëzoi në jetimore kur ishte foshnje/ Djali bashkohet me nënën pas 45 vitesh

Publikuar

-

Nënë e bir janë ribashkuar pas 45-vitesh. Në rubkrikën “Ka një mesazh për ty” tek e “E diela Shqiptare” është trajtuar rasti i Fatmirit i cili u nda nga nëna e tij Havaja që kur ishte foshnjë.

Gjatë emisionit u tregua historia e dhimbshme e Havasë dhe djalit të saj. Një ngjarje e tmerrshme çoi në ndarjen e prindërve biologjikë të Fatmirit, Reshitit dhe Havasë. Babai e mori foshnjën nga nga nëna biologjike dhe nga pamundësia për t’a rritur e dorëzoi në jetimore.
Edhe pse krijoi familje të re, Havaja e kerkoi por nuk mundi dot t’a gjente vogëlushin e saj. I’a morën tre muajsh dhe e gjeti 45 vjeç.

Fati deshi që nënë e bir të ribashkoheshin si në historitë nëpër filma./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

Publikuar

-

Nga

Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

Ka dalë sërish në dritë pas procesit të thellë të rikonstruksionit xhamia më e vjetër e kryeqytetit. Xhamia e Et’hem Beut i është nënshtruar procesit të restaurimit e tani është gati në përfundim të punës për t’ju kthyer së pari besimtarëve e më pas vizitorëve që janë të shumtë.

Për gati tre vite, detaje të këtij objekti kulture, monument i kategorisë së parë, i ngritur në vitin 1820 i është nënshtruar një procesi të gjatë konservimi veçanërisht muralet që mbeten veçantia e xhamisë.

Restauratori Adrian Çene tregon se ndërhyrja është bërë “për t’i gjallëruar floralet sepse ishin fshehur nga shtresat e pluhurit dhe mbivendosjet”.

Detajet e floraleve janë të pranishme kudo në hapësirat e këtij objekti, një praktikë kjo që është ndeshur rrallë në xhamitë e tjera në vend.

“Është një nga xhamitë e veçanta pasi është e gjitha e pikturuar me murale. E gjitha është e mbuluar me floreale dhe me skena të peizazheve ku ilustrohen pjesët e kuranit për parajsën apo xhenetin”, shprehet Adrian Çene.

Në gjithë procesin e restaurimit është ruajtur identiteti dhe origjinaliteti i veprave, dhe ndonëse nuk ka një datë konkrete se kur do te hapet Xhamia, ajo është shumë e afërt./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Ribashkimi i vëllezërve në një grup do bëhet realitet/ Prisni hite muzikore

LEXO EDHE:  Brad Pitt sërish me Jennifer Aniston?/ E gjithë bota është kurioze

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  Brad Pitt sërish me Jennifer Aniston?/ E gjithë bota është kurioze

LEXO EDHE:  Prova që Spice Girls do ribashkohen!

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE