Connect with Us

“Akuzoi mjekët për të mbrojtur menderën e tij” / Berisha “shpërthen” keq ndaj Ramës

Politikë

“Akuzoi mjekët për të mbrojtur menderën e tij” / Berisha “shpërthen” keq ndaj Ramës

Publikuar

-

Vrasje shtetërore!/ Hodhën armë e fishekë për të fajësuar viktimën

Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Edi Rama po akuzon mjekët duke u munduar të fshehë manipulim e shifravee të viktimave nga Covid – 19 në spitale.

Për të mbrojtur veten, foli me dy ditë vonesë për skandalin e fshehjes së 424 vdekjeve dhe e quajti publikimin e listës së vërtet të vdekjeve spitalore nga covid 19 nga Kryetari i PD Basha “Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Por duke akuzuar indirekt mjekët për të mbrojtur menderën e tij, Rama pranoi kështu të gjitha vdekjet që i ka fshehur, shton Berisha më tej.

Xhahili i Surrelit akuzon mjeket!

Ata nuk kane fshehur asnje rast vdekje nga covid19. Te gjitha i ka fshehur vet ai.

Miq, i kapur me presh per ne skandalin e tmerrshem te fshehjes se 424 vdekjeve spitalore nga covid 19, Xhahili i Surrelit pas nje heshtje dy ditore akuzoi direkt gjoja duke i mbrojtur, mjeket per kete krim te shemtuar.

Keshtu, ai dje, per te mbrojtur veten, foli me dy dite vonese per skandalin e fshehjes se 424 vdekjeve dhe e quajti publikimin e listes se vertet te vdekjeve spitalore nga covid 19 nga Kryetari i PD Basha: “Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues. ”

Ne fakt duke akuzuar indirekt mjeket per te mbrojtur menderen e tij, Xhahili i Surrelit pranoi se te gjitha vdekjet i ke fshehur vetem ai.

Kjo sepse:

1-Mjeket e spitaleve covid nuk kane fshehur asnje rast vdekje por çdo rast te vdekur nga covid19 e kane percjelle ne morg me kete diagnoze ne kartelen klinike dhe fishen e vdekjes dhe

2-Mjeket e sherbimit te Institutit te Mjeksise ligjore kane hedhur ne rregjistrin e te vdekurve te derguar nga spitalet covid ne kete Institut, diagnozen e karteles klinike dhe fishes se vdekjes qe shoqerojne gjithnje ne morg rastin e dhene.

3-Instituti i Mjeksise Ligjore ka derguar çdo dite listen e te vdekurve ne drejtorine e spitalit dhe kjo drejtori e ka percjellur menjehere tek ndrikull Hajnia dhe kjo e fundit direkt Xhahilit te Surrelit.

4-Mjeket e spitaleve covid dhe ata te Institutit te Mjeksise Ligjore nuk kane shpallur asnje dite te vetme listen e te vdekurve gjate 24 orve nga covid19

5-Lista e vdekjeve eshte shpallur çdo dite nga ministria pasi eshte “redaktuar” nga Xhahili i Surrelit.

Si perfundim, duke shprehur vleresimin me te larte per punen vetmohuese te mjekve, denoj me ashpersine me te madhe aktin kriminal te Xhahilit te Surrelit te manipulimit te listave te vdekjeve spitalore nga covid 19 dhe fshehjes se 424 raste te vdekur ne spitalet covid nga kjo semundje per te ndertuar mbi kufomat e tyre suksesin imagjinar te menaxhimit te pandemise ne Shqiperi dhe i bej thirrje OKB te nise me urgjence nje hetim nderkombetar per kete skandal dhe krim te shemtuar te Xhahilit te Surrelit. sb

ps: SPAK-u eshte i yni, ai eshte garanti i imunitetit te narkoqeverise per te gjitha llojet e krimeve!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.

Nëse kam erdhur në këtë drejtim.  Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.

Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Publikuar

-

Nga

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga “Bebja në Bebe”. Ajo tha se në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit dhe 28 milionë euro në vit nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit.

Kryemadhi deklaroi se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.

Sipas saj, me këtë program fëmija fiton 28 mijë e 800 euro deri në moshën 25-vjeçare.

Në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit, nga 1000 në vit, bëhen 28 milion euro në vit. Këto 28 milion euro në 10 vjet bëhen 280 milionë euro. Sot kur lind një fëmijë Shqipëria nuk i ofron asgjë këtij fëmije. Ne themi që për këtë fëmijën që lind sot, unë si shtet ngurtësoj në “hedge fund”, përqindjet nuk i kam shpikur unë, i përdor e gjithë Europa Perëndimore, i përdor Amerika, derisa ky fëmijë të riprodhohet. Derisa fëmija i lindur sot, të bëhet me fëmijë nesër. Pra ky fëmijë ditën që bëhet me fëmijë, ka minimumi, po themi në moshën mesatare 25 vjeç, ky fëmijë përfiton 28 mijë e 800 euro.

Ky i merr këto para kur bëhet prind dhe 28 mijë e 800 euro ka nëna, dhe 28 mijë e 800 euro ka babai dhe ky çift i ri blejnë një shtëpi të re dhe jetojnë të lumtur me fëmijën e tyre. Por mos harro, që të gjithë këtë kohë ekonomia shqiptare duke filluar me formalizimin e ekonomisë, çfarë ndodh? Në 20 vjet, 28 mijë fëmijë shqiptarë që lindin, që janë 560 milion euro, që i bie 560 mijë shqiptarë, janë më mirë që ne t’i ngurtësojmë 1 mijë euro çdo fëmije që lind dhe ai kur të jetë 25 vjeç të marrë 28 mijë e 800 euro apo doni që për 10 vjet t’i japim Vilma Nushit 600 milion euro?”, theksoi ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Publikuar

-

Nga

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të certifikojë Albin Kurtin si kandidat për zgjedhjet e 14 Shkurtit për shkak të problemeve me ligjin, por Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet.

Kryetari i Qendrës së VV në Shqipëri, tha në emisionin Përballë se vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme. Ju e nisët emisionin me 14 shkurtin që rastis me ditën e zgjedhjeve, po një gjë ka lidhje me dashurinë. Populli e do Lëvizjen Vetvendosje më shumë se kurrë”, tha Abazi.

Sipas Abazit, refuzimi i Albin Kurtit si kandidat për zgjedhjet në Kosovë është manovër për shkak të përkrahjes masive që ka Vetvendosje nga populli.

LEXO EDHE:  Deputeti i Lulit që votoi kundër PD/ Ja çfarë më tha Berisha dhe Basha

LEXO EDHE:  Rama publikon shifrat zyrtare të viktimave të tragjedisë/ Operacionet e kërkim-shpëtimit janë mbyllur

Kjo përkthehet edhe në shifra sidomos ato të Diasporës. Ku 40 mijë veta janë regjistruar në zgjedhjet e fundit ato të 2019, ndërkohë mbi 119 mijë janë regjistruar në këto zgjedhje pra mbi trefishi. Për shkak të kësaj përkrahje masive ka një tentativë, po bëjnë manovra nga më të ndryshmet sicc është rasti I vendimit të fundit i institucioneve të kapura në Kosovë”, tha Abazi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE