LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Fier/ Mjeti përplas për vdekje 59-vjeçarin

22 Nëntor 2020, 18:46, Aktualitet CNA
Aksident në Fier/ Mjeti përplas për vdekje 59-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in Levan-Fier.

Mësohet se mjeti tip ?Benz? ka përplasur për vdekje 59-vjeçarin  Sokrat Semini. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40.

Viktima Sokrat Semini ka qenë duke lëvizur në këmbë, ndërkohë që është përplasur nga mjeti. Drejtuesi i mjetit GJ.Z është shoqëruar në polici. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Kujtojmë që ky është aksidenti i tretë për ditën e sotme, pas aksidentin në “Shkallën e Tujanit” ku mbeti i vdekur një person dhe aksidentit në aksin Lezhë-Milot ku humbi jetën një këmbësor./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga