LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç kërkoi ta vizitojë sot Kosovën/ Ministria e Jashtme nuk i jep leje

21 Nëntor 2020, 11:04, Kosova & Bota CNA
Vuçiç kërkoi ta vizitojë sot Kosovën/ Ministria e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës ?Zyre për Kosovën? në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq?, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme. Kjo ministri bën me dije se një gjë e tillë nuk është pranuar, duke mos i thënë leje Vuçiç që të vizitojë Kosovën.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit./CNA.al

Lajmet e fundit nga