Connect with Us

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Politikë

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Publikuar

-

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku iu përgjigj akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Në deklaratën zyrtare, Basha shkruan se  në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Do i zërë vendin Ramës në PS?/ Veliaj: Më del e më tepron puna që kam

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se nuk e ka ambicje për marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. Gjatë intervistës në ABC Neëw, Veliaj është shprehur se i del dhe i tepron një puna për Tiranën.

Kujtojmë se Veliaj është përfolur shpesh edhe si pasues i Edi Ramës për kreun e Partisë Socialiste. Pak ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shprehu hapur se Veliaj po lufton të marrë vendin e Ramës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës?
Jo, nuk është fare ambicia ime.

LEXO EDHE:  Rama “vazhdon avazin” me gratë

LEXO EDHE:  Vrasja e shoferit të Xhafajt/ LSI ‘sulmon’ Ramën

Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post?
Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Revoltohet Murrizi/ Gjykata më kërkoi programin e partisë, është hera e parë që ndodh

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Demokratike Shqiptare

Deputeti dhe kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, është revoltuar, teksa ka folur për krijimin e partisë së tij.

Murrizi tregoi se në Gjykatë i kanë kërkuar programin për regjistrimin e partisë, ndërsa pretendon se është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Sipas tij, kjo është një tentativë për ta penguar.

Noterja Genta Shkodra me tha është hera e parë që Gjykata kërkon programin e partisë. Ma kërkoi gjykata, kam bërë 6 seanca gjyqësore. Domethënë se është koka me copa komunizmi. Kishte tentative për të më penguar regjistrimin e partisë. 6 seanca gjyqesore. 4 kërkon Zani Caushi per tq dale nga burgu. Noterja Genta Shkodra është habitur.

Lëvizjes Demoratike Shqiptare i është kërkuar në gjykatë programi. Eshtë hera e pare që ndodh. Nuk është kaq, unë i kam lënë format në shtator dhe jam zyrtarizuar në nëntor.

Noterja Genta Shkodra tha dhe Bindjes i kam bërë letrat dhe hera e parë që ndodh kjo, se nuk e ka ligji. Kaq shumë mbështetje ka Lëvizja Demokratike sa kemi çuar program saqë programi mund të ndryshojë dhe shumë para zgjedhjeve. Unë nuk jam nga ata që shoh fall dhe po tregoj një fall që ka ndodhur“, tha Murrizi në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PPP të panevojshme në vitin e krizës”/ Eksperti Lazimi debaton me ministren Denaj

Publikuar

-

Nga

“PPP të panevojshme në vitin e krizës”/ Eksperti Lazimi debaton me ministren Denaj

Kriza dhe buxheti është diskurtuar sot në Open duke shkaktuar debate të shumt.

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi tha se parashikimet e bëra nga qeveria nuk janë optimiste dhe nuk qëndrojnë.

“Parashikimet e bëra nga qeveria nuk qëndrojnë. PPP marrin shumë para që janë të panevojshme, kur jemi në një situatë krize të tillë”- tha Lazimi.

Cila PPP nuk duhen?- e pyeti ministrja Denaj.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha pa shkollë/ Nuk pranon të japë autorizimin për verifikimin e universitetit

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ 30 qershori është fundi i regjimit kriminal

“PP-ja e Check-up është e panevojshme. Laburatori është një tjetër PPP e panevojshme. Janë me dhjetëra PPP që duhet pezulluar. 41% e të ardhurave shkojnë për ushqimet. Me e larta në BE kjo shifër. Nga 100 lekë, 41 lekë shkojnë për ushqimet bazike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE