Connect with Us

VIDEO/ Zhgënjen Reali, skuadra e Zidanit ngec sërish në kampionat

La Liga

VIDEO/ Zhgënjen Reali, skuadra e Zidanit ngec sërish në kampionat

Publikuar

-

Përfundon 1-1 sfida midis Vijarealit dhe Real Madridit.  Pas një pjese të parë në avantazh madrilenët me autor të golit Mariano Diaz në minutën e dytë të ndeshjes, pas një krosimi perfekt nga Karvahal dhe nga ku sulmuesi spanjoll Diaz ka shënuar me kokë në një pozicion të vështirë.

Pjesa e dytë mori një tjetër rrjedhë ku penalltia e Zherard Morenos në minutën e 76′ shtangu lojtarët madrilen të cilët nuk arritën as sfidën e sotme të dilnin nga fusha me 3 pikë.

 

Me këtë barazim Real Madrid renditet në vendin e 4 me 17 pikë të grumbulluara.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ramos nuk i mban dot lotët: Një ditë do rikthehem përsëri te Real Madridi

Publikuar

-

Nga

Serxhio Ramos ka folur ditën e sotme në konferencën e lamtumirës, pasi vendosi të largohet nga Reali i Madridit. Mbrojtësi e mbyll me madrilenët pas 16 viteve, teksa gjatë konferencës e kishte të pamundur t’i mbante lotët.

Gjatë kohës kur po fliste, lojtari u bllokua, duke shpërthyer në lot. “Do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt që kjo do të ndodhë. Falënderoj Real Madridin, gjithmonë do jeni në zemrën time.”, tha Ramos gjatë fjalëve të tij.

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ E njofton klubi, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos largohet nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll ka dalë me deklaratë për të ardhmen e kapitenit, shumë i përfolur kohët e fundit.

Ramos, sipas njoftimit të Real Madrid, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez. Ai do të flasë para mediave prej orës 12:30.

Ramos pa asnjë diskutim është një legjendë e Real Madrid dhe vetë klubi e pranon. Mbrojtësi u bashkua me madrilenët në vitin 2005 dhe për 16 vite fitoi gjithçka.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Atletico “lë me gisht në gojë” italianët, arrin marrëveshjen me De Paul

Publikuar

-

Nga

As Inter, as Milan dhe as Juventus. Rodrigo De Paul do të transferohet në kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm, pasi garën për blerjen e kartonit të tij e ka fituar pikërisht Atletico Madrid, që ka bindur drejtuesit e Udineses.

Kapiteni i friulianëve ndiqej nga skuadrat më të mira të Serisë A, por asnjëra prej tyre nuk ishte gati të ofronte 40 milionë euro kesh për kartonin e futbollistit, gjë që e bëri menjëherë Diego Simeone, i cili do ta ketë nën urdhrat e tij sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes Atleticos dhe Udineses është arritur për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme, për të plotësuar 40 milionët e kërkuar nga klubi friulian.

Në të njëjtën kohë edhe De Paul ka arritur marrëveshjen me Los Colchneros, për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 3.5 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Aktualisht futbollisti është i angazhua me Argjentinën në Copa America dhe vetëm në muajin korrik pritet të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij te Atletico e Madridit, ndërsa klubet e Serisë A “mbeten me gisht në gjë”, pasi nuk arrijnë të blejnë një nga mesfushorët më të spikatur të sezoneve të fundit.

LEXO TE PLOTE