Connect with Us

VIDEO/ Vllaznia në avantazh ndaj Tiranës, shikoni rezultatet e pjesëve të para të 3 sfidave të Superligës

Sport

VIDEO/ Vllaznia në avantazh ndaj Tiranës, shikoni rezultatet e pjesëve të para të 3 sfidave të Superligës

Publikuar

-

Betejat më të forta po luhen prej orës 16:45. Klasikja e Shqipërisë, në një “Loro Boriçi” të boshatisur, me Vllazninë që si rrallëherë në vitet e fundit kryeson kampionatin, kundër një Tiranë kampionë në fuqi që ka shkuar në Shkodër me një numër të madh mungesash. Në lojë ka edhe miliona, vendosur si premio për fitoren. Kjo vlen për Vllazninë.

Në Durrës, Teuta kërkon fitoren për të treguar se është ekip për titull. Përballë do të ketë Kukësin e “pushtuar” nga COVID-19. Cooper e Hetemaj janë futbollistët e infektuar, ndërkohë që të njëjtin fat e ka pasur edhe trajneri Skënder Gega. Pas dy humbjeve në takimet e para të kampionatit, te Kukësi është koha për të reaguar.

E njëjta gjë vlen edhe për Laçin, që e ka nisur me dy barazime kampionatin. Kurbinasit kanë një mision të vështirë kundër Partizanit. Luhen në “Elbasan Arena” dhe për trajnerin Ilir Daja kjo është një nga ato ndeshje që fitohet nga ekipi që shfaq më shumë dëshirë. Taktika në plan të dytë, sikurse edhe barazimi. Fitorja vlen për të dyja ekipet.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3
E shtunë, më 21 nëntor, ora 16:45

Vllaznia-Tirana 1-0
Shënues: 
Marku 28′ (pen.)

Teuta-Kukësi 0-0
Partizani-Laçi 0-0

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shpërthen Artan Hoxha: Vetëm futboll nuk shoh këtu, RTSH shet këlysh e merr qen

Publikuar

-

Nga

Gazetari i mirënjohur në Shqipëri për investigimet, Artan Hoxha, është njëkohësisht edhe ndjekës i madh i futbollit. Teksa në çdo televizion shqiptar po transmetohet nga një program i dedikuar për Europianin, Hoxha ka lënë komentin e tij për “Top Arenan” që transmetohet në “Top Channel”.

“Manushi thotë se është emision futboll. E çfarë të thotë vëllai? Mos ka dalë ndonjë sport i ri dhe nuk dimë gjë, se vetëm futboll nuk shoh këtu”, shkruan Hoxha. Ndërkohë më herët është lënë komenti edhe për “merkaton” e RTSH me rikthimin e Dritan Shakohoxhës: “RTSH punon me variantin e kundërt. Nuk ble këlysh dhe shet qen, por shet këlysh e blen qen”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Spanja duhet të presë ende për fitoren, barazon edhe ndaj Polonisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Polonisë, kanë ndarë pikët pasi ndeshja mes tyre u mbyll me rezultat 1-1. Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ kur realizoi Alvaro Morata. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ me Robert Lewandowskin. Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoje Gerad Moreno.

Me këtë barazim, Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë. Sa u përket çështjeve të kualifikimit, gjithçka do vendoset në ndeshjet e fundit.





LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia barazon në miqësore me kampionët e Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 1-1, takimi miqësor mes Buduçnostit dhe Vllaznisë, i zhvilluar në Podgoricë. Një test ky i vlefshëm në prag të përgatitjeve për Ligën e Konferencave.

Ndeshja startoi në orën 20:00, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Në minutën e 5-të, Buduçnost, skuadra kampione e Malit të Zi, përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Vllaznisë, Bulatoviç, i afruar së fundmi në merkato, i cili i dhuroi një top malazezëve, që nuk falën, duke zhbllokuar miqësoren me anë të Mijoviç.

Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kampionët e Buduçnostit. Në minutën e 67-të, ishte talenti Mehdi Çoba, i cili pas asistit të Arsid Krujës, dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, ndeshja miqësore në minutat në vijim nuk prodhoi gola, duke u mbyllur kështu me rezultatin 1-1.

LEXO TE PLOTE