Connect with Us

Video/ Shqipëria “digjet” nga Covid-i, Monika hedh valle

Politikë

Video/ Shqipëria “digjet” nga Covid-i, Monika hedh valle

Publikuar

-

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku festoj dje ditëlindjen duke mbushur 35 vite jetë.

Në ambjentin përrallor, me “tematikë fshati” nuk kanë munguar miqt e aktorit, mes të cilëve dhe cifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Në një video të shpërndarë nga vetë aktori në rrjetet sociale, duket se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka harruar situatën e pandemisë, dhe numrin e lartë të viktimave për të cilat opozita akuzon dhe për fshehje, dhe dëfrehet në ritmet e muzikës, teka hedh valle.

Kujtojmë që  pak ditë më parë qeveria ndërmorri disa masa kufizuese duke ndaluar edhe grumbullimet dhe festat familjare, të cilat konsiderohen si një prej vendeve që janë kthyer në vatra infeksioni.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Shënohen 146 raste të reja, humbin jetën 6 pacientë

Mesa duket ky rregull nuk është përfillur nga aktori dhe të ftuarit e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Politikanët janë të gjithë njësoj”/ Rama ka një përgjigje, tregon arsyen pse merret me politikë

Publikuar

-

Nga

“Politikanët janë të gjithë njësoj”/ Rama ka një përgjigje: Politika siç bie në duar të këqija e, bie edhe në duar të mira

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc për ecurinë e procesit të rindërtimit në Kurboin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Krahas këtij bilanci, Rama thoë se shumëkush kujton, krejt gabimisht, se politika është një e keqe e madhe në vetvete dhe se politikanët janë të gjithë njësoj. Sipas Ramës, miliona e miliarda të mira të tjera për njerëzit e kësaj bote, nuk do të ekzistonin po të mos ekzistonte politika.

“Shumëkush kujton, krejt gabimisht, se politika është një e keqe e madhe në vetvete dhe se politikanët janë të gjithë njësoj! Por pa politikën nuk do të kishim pasur qytetërimin demokratik, as Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Europian, as Karta e Lirive e të Drejtave të Njeriut, as shteti social, as artet e kultura dhe as miliona e miliarda të mira të tjera për njerëzit e kësaj bote, nuk do të ekzistonin po të mos ekzistonte politika!
Dhe nëse politikanët do të ishin të gjithë njësoj edhe gjërat do të mbeteshin gjithnjë njësoj! Po pikërisht pse politika siç bie në duar të këqija e bën keq, bie edhe në duar të mira e bën mirë dhe falë faktit se politikanët nuk janë të gjithë njësoj, edhe shumë gjëra ndryshojnë për mirë në jetën e vendeve!
Krenar që po ndryshojmë për mirë jetën e mijëra fëmijëve e familjeve, që u goditën nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar, falë pasionit politik për ndryshimin, i cili është edhe arsyeja pse unë merrem me politikë,

Në Kurbin:
• Angazhuar 8 kompani shqiptare, krahas kompanisë turke që po vijon punimet në kantierin 1 të lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi
• Ka nisur puna me infrastrukturën, për ndërtimin e mbi 200 apartamente të tjera me fondet e qeverisë shqiptare, në kantierin 2 të lagjes së re, ku do të zgjidhet përfundimisht edhe sistemimi i përroit të qytetit, shkaktar përmbytjesh prej dekadash
• Nisin së shpejti 211 banesa individuale
• 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje
• Përfundon 1 shkollë brenda vitit 2020 me fondet e qeverisë shqiptare. Nisin së shpejti edhe 9 objekte arsimore nga të cilat 2 të financuara nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër me fondet e donatorëve
• Nis puna së shpejti edhe për rindërtimin e spitalit të qytetit dhe godinës së bashkisë
• 1820 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 500,900,000 lekë
• 1615 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kim ka kuriozitet për ecurinë time politike”/ Hajdari zbulon marrëdhënin me ambasadoren e SHBA

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për marrëdhëniet me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke thënë se ajo nuk ka ndikuar në “Nismën THurje”.

Hajdari u shpreh se ambasada e SHBA thjesht e vëzhgon atë ashtu siç bën me të gjitha partitë. Më tej ajo theksoi se nuk mund të fshehë faktin se ka marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe me ambasadat e tjera.

Ndërkaq, deputetja ka shtuar se ambasadorja amerikane Kim dhe ambasadorët e tjerë kanë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.

“Roli i drejtpërdrejt. Kjo është një pyetje që shpesh më bëhet në studio por ambasada në tërësi ka një rol vëzhgues ndaj gjendjes politike në Shqipëri. Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jamë munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.
Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Opinioni paraprak i “Venecias“ për Kodin Zgjedhor/ Vjen reagimi i parë nga maxhoranca

Publikuar

-

Nga

Legalizimi i pronave/ Taulant Balla dhe Artan Lame shpërndanë 67 certifikata pronësie në Belsh

Ka ardhur reagimi i parë nga maxhoranca lidhur me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se opozita shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se ato përhapën tym.

Sipas Ballës, Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit.

“Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!
Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!
OPINIONI I VENECIAS
Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.
Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkonte një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar. Nga ana tjetër bazuar në rekomandimet e saj para zgjedhjeve pikërisht në pikën B, Komisioni sqaron se tashmë duhet të shmangen ndryshimet e tjera në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme teksa palët këto muaj duhet të ulen për të diskutuar ndikimet që do të kenë ndryshimet e 5 tetorit”, shkruan Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE