Connect with Us

VIDEO/ Mourinho “leksion” Guardiolës, Tottenham në krye të Premier League

Premier Liga

VIDEO/ Mourinho “leksion” Guardiolës, Tottenham në krye të Premier League

Publikuar

-

Tottenham fitoi 2-0 ndaj Manchester City dhe është ngjitur në krye të Premier League me 20 pikë, dy më shumë se Leicester City i vendit të dytë (luan nesër në Anfield kundër kampionëve të Liverpool). Son-Heung Min dhe Lo Celso shënuan golat e fitores për ekipin e Jose Mourinhos, i cili ia doli të triumfonte kundër Pep Guardiolës. Sfida u zhbllokua shumë shpejt.

Ndombele nisi Son-Heung Min në minutën e pestë dhe ky i fundit, pasi stopoi bukur topin, goditi menjëherë, duke dërguar atë mes këmbëve të brazilianit Ederson. “Cityzens” reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 27-të me anë të Laporte, por VAR-i anuloi golin për prekje të topit me dorë nga ana e Gabriel Jesus.

Golat dhe rastet e TOTTENHAM-MANCHESTER CITY

Minuta e 65-të solli edhe mbylljen e llogarive për këtë takim. Kundërsulm i shpejtë i Spurs, asist i kapitenit Harry Kane dhe finalizim i Giovani Lo Celso. Mesfushori argjentinas kishte vetëm 35 sekonda që ishte futur në fushë nga Mourinho.

Përballja e fortë e Premier League, nuk dhuroi më gola. Tottenham festoi në fund dhe është ngjitur në krye të kampionatit anglez. City vazhdon të hasë probleme dhe tani ndodhet 8 pikë larg vendit të parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

“Kush nuk e bën, nuk futet në stadium”, në Angli gjejnë mënyrën për të “detyruar” vaksinën

Publikuar

-

Nga

COVID-19 ka “mbërthyer” edhe njëherë të gjithë botën, teksa vala e dytë e pandemisë konfirmohet e frikshme si ajo e para. Ndërkohë, duke parë numrat e të infektuarve, shtetet vazhdojnë të aplikojnë masa shtrënguese, të cilat janë të shtrira edhe në botën e futbollit, ku stadiumet vazhdojnë të jenë të boshatisura.

Sakaq, shpresa e vetme për rikthimin në normalitet shihet të jetë vaksina kundër koronavirusit, e cila pritet të jetë e gatshmë për pak muaj. Ndërkohë, edhe në lidhje me vaksinën ka shumë zëra pro dhe kundër, teksa deri tani është deklaruar se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Mirëpo, në Angli ka bërë jo pak zhurmë një deklaratë e ministrit për vaksinimin, Nadim Zahavi, i cili u shpreh se ata që nuk bëjnë vaksinën nuk do të lejohen të futen në stadium, apo teatër e kinema pasi do të vazhdojnë të cilësohen si një kërcënim për të shpërndarjen e COVID-19.

Një deklaratë që nuk është pritur mirë, pasi në një formë prek të drejtat e njeriut në lidhje me lirinë e tyre. Por, për t’i qetësuar të gjithë ka menduar ministri i kabinetit të qeverisë, Majkëll Gov është shprehur se nuk ka asnjë plan të tillë. “Unë nuk jam duke planifikuar të prezantoj asnjë pasaportë vaksine dhe nuk di asnjë në qeveri që ka plan diçka të tillë”, ishin fjalët e tij.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Kaos te klubi i Premier Leagues, kthehet në vatër infeksioni për COVID-19

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi nuk ka kursyer edhe klubin historik të Njukasëll Junajtid. Skuadra angleze është goditur nga pandemia ditën e dielë ku shumë futbollistë të saj u infektuan pa u përmendur shifra e saktë në opinionin publik.

Trajneri bardhezi Stiv Brus ka anuluar stërvitjen deri ditën e mërkurë nga ku të gjithë lojtarët dhe stafi i Njukasëllit do të testohen sërish me kontrollin rutinë të tamponin. Ndeshja e rradhës e “qymyrxhinjve” është ndaj Aston Vilës ditën e premte, dhe sipas raportimeve të shumta në mediat britanike thuhet se kjo ndeshje është në rrezik për t’u zhvilluar.

Njukasëll-Aston Vila do të ishte ndeshja e parë me tifozë në Premier Ligën angleze pas vendimit të marrë nga qeveria dhe kryeministri britanik për lejimin nga data 2 dhjetor deri në 2 mijë tifozë për ndeshje në qytetet me risk të ulët infeksioni.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ “Paqe” në derbin e Londrës, Çelsi dhe Totenhemi ndajnë pikët

Publikuar

-

Nga

Një barazim i bardhë pa gola në supersfidën e javës së 10-të të Premier Ligës midis Çelsit dhe Totenhemit.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja krahët, por me një Çelsi më kërkuese sidomos në pjesën e dytë, ku Totenhemi nuk mundi dot të bëjë asnjë goditje si në portë por edhe jashtë saj, duke mos e shqetësuar aspak për 45 minutat e dyta portierin Mendi.

Me këtë barazim skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo mban vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Çelsi renditet në vendin e 3 me 19 pikë.

 

LEXO TE PLOTE