Connect with Us

VIDEO/ Bajerni ndalet nga Verderi i Rashicës, ja rezultatet e të gjitha sfidave të Bundesligës

BundesLiga

VIDEO/ Bajerni ndalet nga Verderi i Rashicës, ja rezultatet e të gjitha sfidave të Bundesligës

Publikuar

-

Përfundon 1-1 ndeshja midis Bajernit të Mynihut ndaj Verder Bremenit të Milot Rashicës ku i cili e nisi titullar dhe u zëvendësua në minutën e 91-të. Ndeshja nisi në malore për skuadrën bavareze ku pësoi gol në fundin e pjesës së parë nga Egestein në minutën e 45-të. Goli i barazimit erdhi në minutën e 62 nga Kingsli Koman.

Bajern me këtë barazim ruan kreun e klasifikimit në kuotën e 19 pikëve. Ndërkohë në javën e 8-të të Bundesligës gjermane u luajtën dhe katër sfida të tjera ku ndeshja më spektakolare ishte ajo midis Hofenheimit dhe Shtutgartit me rezultatin 3-3.

Bajer Leverkusen triumfon në transfertë 1-2 ndaj Arminia Bielefeldit. Borusia Mynshegladbah-Augbsburg përfundoi në barazim 1-1 dhe Shalke mundet në shtëpi nga Volfsburgu me shifrat 0-2.

Ndeshjet e përfunduara të Bundesligës –

Bajern Mynih 1-1 Verder Bremen

Koman 62’ / Egestein 45’

Arminia Bielefeld 1-2 Bajer Leverkusen

Hradeki (autogol) 47’ / Beili 27’, Dragoviç 88’

Borusia Myshengladbah 1-1 Augsburg

Nojhaus 5’ / Kalixhuri 88’

Hofenheim 3-3 Shtutgart

Baumgartner 16’, Sesenjo 48’, Kramariç (Penallti) 71, / Gonzalez 18’, Vamangituka 27’, Kemf 90+3’

Shalke 0-2 Volfsburg

Vegorst 3’, Shlager 24’

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Rezultatet e dobëta/ Gjermania merr vendimin përfundimtar për Joakim Lëv

Publikuar

-

Nga

Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, të paktën deri pas Europianit, që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021.

Pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme mes drejtuesve të Federatës Gjermane të futbollit, është vendosur që Lëv të qëndrojë në drejtim të kombëtares.

Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Lëv, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.

Federata ka treguar mbështetje ndaj trajnerit dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i besojnë ende, të paktën deri pas Europianit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Flik i pakënaqur me Sane: Gabon shumë në pasime

Publikuar

-

Nga

Lëroi Sane vazhdon të jetë një çështje te skuadra e Bajernit. Ylli gjerman nuk ka arritur të gjejë formën optimale duke nisur ndeshjen e së shtunës nga stoli.

Trajneri Hansi Flik e kritikoi lojtarin para ndeshjes duke thënë se pret më shumë nga ai pasi cilësitë nuk i mungojnë.

“Gabon shumë në pasime dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Leroi e di se çfarë duhet të bëjë”, kishte deklaruar Flik në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shtutgartin. 55-vjeçari i besoi sërish dyshes Koman-Gnabri në krahë duke lënë Sanenë në stol.

Ai hyri në lojë vetëm në minutën e 69-të ku zuri vendin e Serge Gnabrisë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Bajerni dhe Lajpcigu nuk falin, Dortmund zhgënjen në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 5 sfidat e Bundesligës gjermane. Supriza ka ndodhur në “Signal Iduna Park” ku Dortmundi është mundur në shtëpi 1-2 nga Këlni.

Bajerni i Mynihut ka mundur në transfertë Shtutgartin me rezultatin 1-3, duke vijuar rezultatet pozitive dhe duke mbajtur kreun e klasifikimit. Lajpcigu ka mundur 2-1 Arminia Bielefeld. Augsburgu ka barazuar 1-1 me Frajburgun dhe një barazim spektakolar 3-3 ka ndodhur në sfifdën ndaj Union Berlinit dhe Frankfurtit.

 

Ndeshjet e përfunduara të Bundesligës –

DORTMUND 1-2 KËLN

Hazard 74’/ Skiri 9’, 60’

-Goli i Skiri

-Goli i Skiri

-Goli i Hazard

SHTUTGART 1-3 BAJERN MYNIH

Kulibali 20’ / Koman 38’, Levandovski 45+1’, Dagllas Kosta 87’

-Goli i Kulibali

-Goli i Koman

-Goli i Levandovski

-Goli i Dagllas Kosta

LAJPCIG 2-1 ARMINIA BIELEFELD

Anxhelino 29’, Nkunku 47’ / Klos 76’

AUGSBURG 1-1 FRAJBURG

Vargas 80’ / Grifo 64’

UNION BERLIN 3-3 FRANKFURT

Andrik 2’, Kruse (Penallti) 6’, 82’ / Andre Silva 27’, 37’, Dost 79’

LEXO TE PLOTE