Connect with Us

Vetëm 12 minuta stërvitje fizike intensive, mjaftojnë për të ndryshuar gjakun në trupin tuaj

Life Style

Vetëm 12 minuta stërvitje fizike intensive, mjaftojnë për të ndryshuar gjakun në trupin tuaj

Publikuar

-

Ushtrimet fizike të shkurtra në kohë, kanë më shumë ndikim mbi trupat tanë sesa mund ta mendoni. Një studim i ri tregon se vetëm 12 minuta aktivitet fizik intensiv, janë të mjaftueshme për të ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme biomarkerët e shëndetit metabolik në gjakun e njerëzve.

Studiuesit analizuan reagimet e 411 burrave dhe grave të moshës së mesme pas 12 minutave ushtrime invensive, duke zbuluar se ato kishin një efekt tek më shumë se 80 për qind të metabolitëve qarkullues në gjakun e pjesëmarrësve. Këta metabolitë, mund të veprojnë si tregues të shëndetit kardio-metabolik, kardiovaskular afatgjatë, duke sugjeruar që edhe një aktivitetet shumë i shkurtër fizik mjafton që njeriu të sigurojë përfitime për disa nga proceset kryesore biologjike të trupit të tij.

“Dihen shumë gjëra mbi efektet e stërvitjes në sistemet kardiake, vaskulare dhe inflamatore të trupit. Por studimi ynë ofron një vështrim gjithëpërfshirës të ndikimit metabolik të stërvitjes, duke i lidhur rrugët specifike metabolike me variablat e reagimit ndaj stërvitjes fizike dhe pasojat shëndetësore afatgjata”-thotë Gregori Liuis, specialist i zemrës në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets në SHBA.
“Ajo që na ra në sy në këtë studim, ishin efektet që mund të ketë në nivelet qarkulluese të metabolitëve që rregullojnë funksione të tilla kryesore trupore si rezistenca ndaj insulinës, stresi oksidativ, reaktiviteti vaskular, inflamacioni dhe jetëgjatësia, edhe një ushtrim fizik intensiv për pak minuta”-shton ai.

Një shembull i përmendur nga studiuesit është glutamati i metabolitit. Ai është i lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe një jetë më të shkurtër, që gjatë studimit binte mesatarisht me 29 për qind. Ndërkohë metaboliti DMGV (acid dimetilguanidino valerik), që shoqërohet me një rrezik në rritje nga Diabeti dhe sëmundja e mëlçisë, ra me 18 për qind.
Studiuesit raportuan disa variacione sipas gjinisë si dhe Indeksin e Masës Trupore të pjesëmarrësve. Për shembull kishte shenja që mbipesha mund të kufizojë disa nga përfitimet e ushtrimeve me intensitet të lartë. Një total prej 588 metabolitësh u gjurmuan dhe u matën nga studiuesit.

LEXO EDHE:  Një sqarim i panevojshëm për fotot e Salianjëve & CO

Më tej, të njëjtat teknika të përdorura në këtë rast, mund të përdoren për të pasur një pamje më të përgjithshme të shëndetit të dikujt, gjykuar nga metabolitët që qarkullojnë në gjakun e tyre.“Studimi ynë zbuloi se metabolitët e ndryshëm, gjurmohen pas përgjigjeve të ndryshme fiziologjike ndaj stërvitjes, dhe për këtë arsye mund të sigurojnë ndryshime unike në qarkullimin e gjakut, që zbulojnë nëse një person është fizikisht i aftë. Kjo është një mënyrë shumë më e saktë sesa testet aktuale të gjakut, për të përcaktuar se sa mirë funksionojnë veshkat dhe mëlçia”- thotë kardiologu Matju Nejor po nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit.

Të dhënat për analizën e re u morën nga Studimi i Zemrës Framingham, një projekt studim, por që përfshin tre breza njerëzish. Ndërsa të dhënat për studimin kanë nisur të mblidhen që nga viti 1948, studiuesit mund të shohin se si biomarkerat metabolike ndikojnë në shëndetin afatgjatë të njeriut. Tani ka një mori studimesh, që tregojnë se edhe pak ushtrime fizike mund t’ju sjellin shumë përfitime edhe nëse lëvizni vetëm për 1 orë në javë , trupi mund ta ndiejë dobinë. Lëvizja dhe qëndrimi fizikisht aktivë, mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, e forcon kujtesën dhe ju ndihmon të bini në peshë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

E bija feston ditëlindjen/ Albërie Hadërgjonaj e uron me fjalë zemre: Nuk më mërzite kurrë

Publikuar

-

Nga

E bija feston ditëlindjen/ Albërie Hadërgjonaj e uron me fjalë zemre: Nuk më mërzite kurrë

Ditën e sotme, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj feston 27 vjetorin e saj të lindjes. Anxhelina ka marrë shumë urime nga miq dhe të afërm të saj dhe në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një urim me fjalë zemre nga e ëma, Albërije Hadërgjonaj.

“Gëzuar ditëlindjen e vogla e mamit. Ti u rrite dhe tani ti je ajo që na përkëdhel të gjithëve sepse ty Zoti të solli në jetë për t’i dhënë kuptim jetës, dashurisë dhe respektit!!! Faleminderit që kurrë nuk më mërzite…

Ti je bekim. Urime ditëlindjen. Të dëshiroj edhe shumë vite të mbushura me shëndet, dashuri, gëzim dhe prosperitet. Të dua shuuumë!”, ka shrkuar Albëria në postimin e saj në  rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kujdes! Nëse sillet kështu e ka në gjak tradhëtinë

LEXO EDHE:  Meta ngre alarmin, ultimatum qeverisë/ Sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Qesh apo qan?/ Si e përjetoni dehjen sipas shenjës tuaj të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Qesh apo qan?/ Si e përjetoni dehjen sipas shenjës tuaj të horoskopit

Dashi

Dashi, ju thjesht doni të argëtoheni kur pini, por ideja juaj e “argëtimit” ka tendencë të bëhet pak më e rrezikshme kur e teproni me pijen. Në kohën që jeni në të vërtetë të dehur, nuk jeni në gjendje të merrni vendime të zgjuara. Sigurisht, kjo nuk ju ndalon të bëni diçka argëtuese dhe të bindni veten se në të vërtetë jeni të zgjuar.

Demi

Demi, pirja dhe ngrënia shkojnë krah për krah për ju, nuk mund ta keni njërën pa tjetrën! Kjo është arsyeja pse ju jeni shenja e zodiakut që gjithmonë sugjeron të kapni një fetë pica ose një burger para se të gjithë të kthehen në shtëpi. Sigurisht, ju gjithmonë mbani disa ushqime të shijshme në frigoriferin tuaj, në rast se nuk porosisni diçka nga jashtë.

Binjakët

Personaliteti juaj i dyfishtë ju fut në më telashet kur jeni të dehur. Ju jeni lloji i personit që kur dehet është i lumtur, pastaj i trishtuar, pastaj i zemëruar, pastaj i mërzitur, pastaj i lumtur përsëri,  të gjitha brenda harkut të disa orëve. Mund të jetë vërtet e vështirë të përcaktosh se çfarë personaliteti keni.

Gaforrja

Pirja ju bën shumë emocionues. Këto emocione mund të jenë pozitive si lumturia ose eksitimi ose mund të jenë negative si të qara ose zemërimi. Sinqerisht, gjithçka varet nga mënyra juaj e mendimit në kohën kur filloni të pini. Padyshim, nëse po luftoni me të dashurën tuaj para se të dilni për të pirë, do të jeni në një mendim negativ, ashtu si do të ishit më të lumtur nëse do të kalonit një ditë të mrekullueshme para se të pinit.

Luani

Luani, ju në të vërtetë nuk keni një filtër kur jeni i dehur, prandaj nuk është për t’u habitur që më shumë se disa njerëz janë të detyruar të fyhen kur filloni të deheni shumë. Sigurisht, është gjithashtu tronditëse që më shumë njerëz nuk bëjnë më shumë sesa thjesht rrotullojnë sytë nga ju kur bëheni të çrregullt.

Virgjëresha

Virgjëresha, ju jeni një tjetër shenjë e zodiakut që vlerëson ndershmërinë dhe hapjen në shumicën e situatave, por kur jeni i dehur është e pavlerë. Kur pini, keni tendencë të dilni më shumë nga guaska juaj.

Peshorja

LEXO EDHE:  Trump mesazh nga Shtëpia e Bardhë/ Paralajmëron Kinën: Do paguash çmim të lartë për koronavirusin

LEXO EDHE:  Trump mesazh nga Shtëpia e Bardhë/ Paralajmëron Kinën: Do paguash çmim të lartë për koronavirusin

Peshorja, ju pëlqen gjithçka me moderim; është ajo që ju mban të arsyeshëm. Kur pini, keni vetëm disa pije para se të kaloni në ujë dhe disa ushqime. Ju vërtet përpiqeni të jeni të mirë kur jeni duke festuar me miqtë.

Akrepi

Akrepi, ju jeni një shenjë e zodiakut mjaft e ruajtur; nuk ju pëlqen të ndani detaje intime në lidhje me jetën tuaj personale sepse ndiheni sikur personi i vetëm që duhet të dijë gjithçka për ju jeni ju. Thënë kjo, kur filloni të pini, filloni të bëheni më të papërmbajtur, gjë që çon vetëm tek ju që flisni për gjëra që nuk duhen thënë.

Shigjetari

Si dikush që i pëlqen të provokojë njerëzit dhe të hapë mendjen për biseda të thella, ju jeni goxha keq duke i bërë këto gjëra argëtuese kur jeni të dehur.

Bricjapi

Bricjapi, sa herë që pini ndiheni sikur jeni personi më inteligjent në dhomë. Ndoshta është për shkak se preferoni të pini bourbon, konjak dhe uiski (në vend se të pini tequila ose vodka), por ka diçka në lidhje me ju që shndërrohet në një gjë të njohur pasi të keni pirë më shumë se disa pije. Jo gjithmonë është e keqe, por kur është e keqe, është e tmerrshme.

Ujori

Ashtu si keni një kohëmatës shoqëror kur jeni me miqtë, Ujori, gjithashtu keni një kohëmatës kur bëhet fjalë për sa mund të pini me miqtë. Ju jeni lloji i personit që preferon shumë të pijë në shtëpi sepse mund të shikoni një film dhe të hani pak ushqim të shijshëm gjatë pirjes, të gjitha pa pasur nevojë të vishni këpucë ose pantallona.

Peshqit

Dehja është një nga mënyrat tuaja të preferuara për t’i shpëtuar pak realitetit dhe për t’u çmendur. Në fakt mund të jesh shumë argëtues kur je i dehur, por kjo nuk do të thotë se nuk je edhe pak budalla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Olta Gixhari pozon pa të brendshme/ ”Shpërthejnë” komentet në rrjet: Çfarë je, mami apo…

Publikuar

-

Nga

Olta Gixhari pozon pa të brendshme/ ”Shpërthejnë” komentet në rrjet: Çfarë je, mami apo…

Aktorja Olta Gixhari ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet tejet seksi.

Bjondina ka pozuar e mbuluar me një mbulesë ku ndjekësit kanë vënë në dukje që ajo nuk ka veshur të brendshme.

Të shumtë janë ata që e kanë komplimentuar por ka dhe nga ata që e kanë kritikuar duke iu drejtuar se tani është një mami dhe foto të tilla janë të ekzagjeruara.

LEXO EDHE:  Studimi/ Ja cilat janë 4 format e “Covid-it të zgjatur në kohë”

LEXO EDHE:  Meta ngre alarmin, ultimatum qeverisë/ Sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë

Ja disa prej komenteve që kanë shkruar krahas fotos:

LEXO TE PLOTE