Connect with Us

“U manipuluan shifrat e viktimave nga Covid/ PD nuk ndal thirrjet: Të nisin hetimet!

Politikë

“U manipuluan shifrat e viktimave nga Covid/ PD nuk ndal thirrjet: Të nisin hetimet!

Publikuar

-

“U manipuluan shifrat e viktimave nga Covid/ PD nuk ndal thirrjet: Të nisin hetimet!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi vijon me akuzat nga qeverisë për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Sipas Bardhit, Rama dërgoi Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Bardhi i bën serish thirrje prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, shkruan Bardhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Publikuar

-

Nga

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar të tjera prapaskena mbi largimin e ish deputetes Silva Caka nga LSI. Pak ditë më parë, Mane përmes një statusi bëri me dije se Caka ishte thirrur në Presidenca nga Ilir Meta, i cili sipas tij e kishte kërcënuar dhe shantazhuar, ku theksoi se ish deputetja ishte vetëofruar tek PS.

Pas këtij statusi, partia e Metës dhe Kryemadhit u vunë në lëvizje dhe sipas Manes Silva Caka është thirrur sërish në Presidencë dhe përmes personave të tretë ka marrë 300 mijë euro për tu rikthyer në LSI.

Gazetari përmes një postimi i ka drejtuar disa pyetje publik Cakës, ku i kërkon përgjigje, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të edhe në gjykatë për të vërtetuar që gjithçka është e vërtetë.

“Shkrimi im i së djelës së 17 janarit vuri në lëvizje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Konstatoja qartë e shkurt e me fakte ikjen nga partia të ish deputetes Silva Caka por kjo e fundit luajti bukur dhe disa ditë rresht shfaqej ku të mundej në ekrane e portale duke kundërshtuar edhe veten. Meqënëse sot është përsëri e dielë dhe nuk dua të lodh lexuesit dhe miqtë e mi, ftoj Silvanën e ikur e të riadhur tu përgjigjet këtyre pyetjeve:

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve dhe politikanëve/ “Mbështesni SPAK-un”

LEXO EDHE:  Privatization of the former Partizani Club/Three lies why the lawsuit of Taulant Balla is wrong

-Je thirrur me urgjencë në datë 12 janar 2021 në takim nga Ilir Meta?

-Është shënuar emri yt në procesverbalin e hyrje-daljeve të Presidencës?

-Jeni fiksuar nga kamerat teksa futeni në Presidencë nga hyrja jugore?

-Jeni shantazhuar e kërcënuar nga Ilir Meta dhe a i keni qarë hallin se nuk ke lekë të kandidosh, të bësh fushatë elektorale në Njësinë 4/Tiranë madje as lekë të paguani shkollën e fëmijës tuaj.

-Pas largimit nga LSI-ja a i jeni vetëofruar Partisë Socialiste?

-Pas 5 ditësh a jeni kontaktuar përsëri nga Ilir Meta dhe nëpërmjet personave të tretë a keni marrë 300 mijë eurot e fushatës dhe keni pranuar të kandidoni në Njësinë 12/Tiranë?

Silva Caka nëse nuk u përgjigjeni pyetjeve të një gazetari publikisht e nëse ndihesh e sulmuar padrejtësisht, ne të dy mund të ballafaqohemi edhe në gjykatë. Ti je juriste dhe i njeh mirë nenet e veçanta ku sanksionohet shpifja ose cënimi i integritetit të personave që mbajnë e ushtrojnë funksione publike. Lemë gjykatën të shpallë kush nga ne të dy është fajtori”, shkruan Mane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori e re, mos u çudisni

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.

Përmes një postimi, Kulluri shprehet se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka folur për “kleçkën” që fshihej pas rritjes së taksës së Infrastrukturës me 8%, duke shtuar se paratë e pista kanë çrregulluar tregun dhe konkurencën e lirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Kulluri shprehet se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur të drejtë kur e ka etiketuar Bashkinë e Tiranës si “lavatriçe të krimit”, në vitin 2000 kur drejtohej nga Edi Rama.

Sipas tij, Ndragheta nuk është një histori e re dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.

Ka akoma njerez qe habiten me lidhjen e ndertimeve ne Tirane apo edhe bashki te tjera dhe pastrimit te parave?!

Kam folur i pari dhe i vetem per “klecken” e rritjes se Takses se Infrastruktures me 8% te cmimit te shitjes nga 4% e kostos,duke e bere te pamundur per ndertuesit normale qe te investojne! I vetmi shpjegim pa patur nevoje per fakte me Ndragheta apo “cuna problematike” shqiptare, eshte nxjerrja nga loja e ndertuesve dhe futja ne treg e parase se piset q mjafton te pastrohet pavaresisht nese ka fitim apo jo!

Paraja e piset ka c’rregulluar tregun, konkurencen e iniciativen e lire! E kjo pune ka nisur qe me bashkine Tirane ne fillim te viteve 2000!

Berisha me te drejte e ka etiketuar qe ne ate kohe bashkine e drejtuar nga Rama si “lavatrice e krimit”! Kjo e Ndragheta nuk eshte histori e re dhe s’ka pse cuditet kush”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Publikuar

-

Nga

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga situata politike në SHBA, me ardhjen e presidentit të ri në pushtet dhe anullimin e dekreteve të pararendësit të tij.

Sipas Fugës, në këtë aspect demokracia duket sikur vjen rrotull, dhe nëse do merrnim rastin e vbendit, tonë kjo është pikërisht ajo që ndodh, pavarësisht se qytetarët duan ide të reja.

Nevoja për ide të reja !

Presidenti i ri vendit më të madh demokratik të botës u zgjodh! Për të gjithë ata që besojnë te shteti i së drejtës, mbyllja e incidentit të Kapitolit dhe hyrja e procesit në rrugën e natyrshme është e kuptueshme, e pritshme, aspak e habitshme sepse prej një ose dy shekujsh studjuesit më të mirë në politologji kanë shpjeguar qartë se atje shteti nuk është thjesht një ndërtesë apo një pikë e vetme, por e gjithë struktura ligjore e asaj shoqërie ku edhe një gjyqtar i thjeshtë ka fuqi ta vendosi edhe një politikan të paorientuar si duhet me ligjin me shpatulla pas muri.

E bën ta mbledhi veten.

Jemi larg me vite dritë ne! Nejse.

Presidenti i ri sapo hyri në zyrë i kishte gati dekretet e para. Muri me Meksikën ?

Pezullohet!

Ndalimi i hyrjes të shtetasve nga disa vende arabe ose myslimane? Anullohet!

Lëvizja pa maska e nëpunësve të administratës?

Ndalohet.

Ikja nga konferenca e Parisit për klimën? Anullohet, etj.

Sigurisht që presidenti i ri ka arsyet e veta të qendrueshme për të anulluar dekretet e pararendësit dhe rikthimin te vendimet dhe politika e para katër viteve.

As nuk diskutohet.

Dikujt mund t’i duket që në këtë aspekt sikur demokracia vjen rrotull. Rikthehet atje ku ishte katër vite më parë.

Sigurisht kur duhet, kjo gjë edhe ndodh! Nuk kam asnjë kompetencë studimore për të qendruar gjatë këtu.

Por gjithsesi kur është fjala për rastin tonë theksoj se te disa njerëz, jo pa peshë në politikë, rrotacioni i pushtetit në këto dekada është kuptuar si rikthim në pikën e nisjes të disa vitesh përpara. Na humbin kohë duke na u kthyer pas. Atë di, atë përvojë kam, te ajo kthehem.

Do ishte një humbje kohe. Nga taksa e sheshtë te taksa progresive, tani nga taksa progresive te taksa e sheshtë, pastaj nga taksa e sheshtë te taksa progresive, dhe ne që do të vijmë rrotull.

Ti prish mbikalimin, unë të prish pallatin, t’i prish pallatin unë prish xhadenë, ti prish teatrin, unë ngre teatrin, pastaj vjen ti përsëri prish përsëri teatrin, unë e ngre, ti e prish, unë e ngre, ti e prish.

Si lojë yçi!

Nga studentë që pranohen në Universitete nga Ministria e arësimit, pastaj që pranohen nga vetë universitetet, pastaj nga Ministria e arësimit, pastaj nga universitetet. Aman mo nuk keni ide të tjera? Po po vijmë rrotull kështu!

Hiq komuna ver komuna, hiq komuna, vër komuna, hiq…

28 nëndori dita e çlirimit, vjen tjetri, vendos 29 nëndori, ikën ai, vjen tjetri, clirohemi në 28 nëndor., pastaj përsëri në 29, pse 29 po sa? 28! Pse 28 po sa ? 29!

Po ça?

Pse sa?

Po 1 prilli?!

Qytetari dëshëron ide të reja!

 

LEXO TE PLOTE