Connect with Us

U godit me sqepar nga gruaja/ Ndërron jetë pas disa ditësh në spital 61-vjeçari nga Kurbini

Kronika

U godit me sqepar nga gruaja/ Ndërron jetë pas disa ditësh në spital 61-vjeçari nga Kurbini

Publikuar

-

Po ecte mbrapsht/ Makina përplas rëndë 14-vjeçarin dhe 2 mjete të parkuara

Ka ndërruar jetë ditën e sotme 61-vjeçari Llesh Deda i cili ishte shtruar në spital prej disa ditësh pasi u godit me sqepar nga gruaja e tij.

Llesh Deda u godit nga bashkëshorja e tij, Drane Deda, 58-vjeç pas një konflikti në familje. Mësohet se 61-vjeçari kishte shkuar i dehur në familje dhe gjatë konfliktitit Drane Deda ka goditur burrin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit. Çifti kishte 10 fëmijë dhe aktualisht Drane Deda ndodhet në komisariat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri.

Blutë bëjnë me dije se u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Konflikti Greqi-Turqi/ Macron: Problemi nuk qëndron tek populli turk, por tek Qeveria

LEXO EDHE:  Sherri mes dy të rinjve në Durrës/ Detaje nga plagosja e 19 vjeçarit

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Ndërkaq, materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti tragjik në Pukë/ Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Pukë/ Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën drejtori drejtori i Inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin e automjetit  duke dalë nga rruga.

Drejtori Mark Ndou është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin e Pukës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra ndërkohë që punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Sherri mes dy të rinjve në Durrës/ Detaje nga plagosja e 19 vjeçarit

LEXO EDHE:  Dyshohet se janë vetëhelmuar/ Çfarë thanë prindërit e çiftit fatkeq nga Librazhdi

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim. Sipas bluve mes të arrestuarve është edhe një 45 vjeçar, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin N. Gj., 45 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. Y., 25 vjeç, pasi në rrugën “George Bush”, punonjësit e policisë të Komisariati Nr. 1, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

LEXO EDHE:  “Babai flinte me sqepar poshtë krevatit”/ Motrat tregojë si e ëma i vrau të atin: Na kërkon falje nga burgu

LEXO EDHE:  Sherri mes dy të rinjve në Durrës/ Detaje nga plagosja e 19 vjeçarit

I.M., 16 vjeç, pasi në rrugën “Berisha”, u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim E. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 20 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./CNA.al. 

LEXO TE PLOTE