Connect with Us

Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor

Bota

Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor

Publikuar

-

Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor

Turqia tha se do t’i zgjasë deri më 29 nëntor punimet e kërkimit sizmik që po kryhen nga anija e saj “Oruc Reis” në një pjesë të diskutueshme të Mesdheut lindor, një hap që mund të shtojë tensionet në rajon.

Anëtaret e NATO-s, Turqia dhe Greqia janë në një mosmarrëveshje lidhur me shtrirjen e tabaneve të tyre kontinentale, me pretendime të kundërta ndaj burimeve të hidrokarbureve në Mesdheun lindor.

Mosmarrëveshja shpërtheu në gusht kur Turqia dërgoi anijen “Oruc Reis” në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia dhe Qiproja.

Anija pritej ta mbaronte misionin deri më 23 nëntor, por në një njoftim të autoriteteve detare turke të shtunën thuhej se anija do ta vazhdonte punën në një zonë në perëndim të Qipros për gjashtë ditë më tepër.

Ankaraja e hoqi anijen në shtator për të lejuar një zgjidhje diplomatike me Greqinë, por më pas e riktheu atë në zonë, duke shkaktuar një reagim me zemërim nga ana e Greqisë, Francës dhe Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Presidenti Reccep Tajip Erdogan tha se Turqia ka vepruar me durim për çështjen e Mesdheut lindor, pavarësisht nga ato që ai i quajti provokime të Greqisë dhe të qipriotëve grekë.

“Akuzat e BE-së në lidhje me veprimtarinë tonë të vendosur kërkimore dhe shpuese në Mesdheun lindor për të mbrojtur të drejtat e Turqisë dhe interesat turko-qipriote nuk pasqyrojnë historinë, ligjin dhe realitetin”, tha zoti Erdogan në një fjalim./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Për herë të parë/ Italia emëron grua në krye të shërbimeve sekrete

Publikuar

-

Nga

Elisabetta Belloni është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë shërbimet sekrete të Italisë. Kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi se ish-ambasadorja Belloni është zgjedhur në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.

Departamenti mbikëqyr shërbimet e huaja dhe të brendshme të inteligjencës së vendit dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë italiane.

E lindur në vitin 1958, Belloni ka qenë një nga vajzat e para që i është bashkuar Institutit prestigjioz – dhe dikur ekskluzivisht vetëm për meshkuj – Massimiliano Massimo në Romë, ku ka studiuar edhe kryeministri Draghi.

Pasi ka shërbyer si diplomate në Vjenë dhe Bratislavë, ajo ka drejtuar njësinë e krizës në Ministrinë e Jashtme italiane nga viti 2004 deri më 2008. Gjatë asaj kohe, ajo është marrë me shtetasit italianë të vrarë ose të plagosur jashtë vendit, përfshirë kidnapimet në Afganistan dhe Irak, dhe ka mbikëqyrur operacionet e shpëtimit të italianëve të prekur nga cunami shkatërrues në Oqeanin Indian, në vitin 2004.

LEXO EDHE:  Tjetër “grusht”presidentit Erdogan/ Dorëhiqet nga partia në pushtet ish Kryeministri

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Çfarë i lidh Ramën, Nanon dhe Berishën

Emërimi i saj në pozitën e re u mirëprit nga politikanët italianë. “Një grua e guximshme”, tha kryetari i partisë Lega Nord, Matteo Salvini. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Colonial paguan hakerat/ Zhbllokohen operacionet e benzinës

Publikuar

-

Nga

Kompania e tubacionit të karburanteve Colonial, u ka paguar gati 5 milion dollarë hakerave nga Evropa Lindore për të zhbllokuar operacionet e saj, njofton Bloomberg News, që u referohej dy burimeve të cilat kishin dijeni për transaksionin.

Njoftimi vjen pas një sulmi kibernetik që paralizoi rrjetin më të madh të tubacioneve të karburantit në SHBA.

Sipas njoftimit, kompania e bëri pagesën me kriptomonedha të pagjurmueshme të premten, vetëm disa orë pas sulmit.

Kompania Colonial nuk ka komentuar.

Pasi morën pagesën, hakerat i përcollën kompanisë një instrument dekriptimi për të rikuperuar rrjetin kompjuterik të paralizuar. Megjithatë, kompania përdori programet e veta kompjuterike që e ndihmuan të rikuperonte sistemin, pasi instrumenti i dekriptimit ishte i ngadaltë, njofton Bloomberg News.

Pas një ndërprerjeje gjashtë ditore, tubacioni Colonial, më i rëndësishmi i këtij lloji në SHBA, rifilloi të enjten punën për transportimin e miliona litrave të parë të karburantit.

Administrata Biden në veprim

Administrata e presidentit Biden është hedhur në veprim pas sulmit kibernetik në tubacionin kryesor të benzinës për Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara duke kuptuar se situata paraqet një seri rreziqesh të mundshme politike dhe ekonomike.

Paralizimi i tubacionit ishte një situatë emergjente për një presidencë të re të cilës i është dashur gjithashtu të merret me pandeminë, recesionin, një fluks të fëmijëve të pashoqëruar në kufirin SHBA-Meksikë, tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Administrata ka shpalosur gjatë kësaj kohe hapat që po ndërmerrte për të rikthyer furnizimin me benzinë në stacionet e karburantit në zonat e prekura. Ajo u vu në veprim pasi hakerat që kërkonin shpërblim të premten mbyllën tubacionin, i cili furnizon me rreth 45% të benzinës Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Mbyllja shkaktoi një krizë furnizimi dhe rritje të çmimeve.

Presidenti Joe Biden pritet të flasë mbi incidentin e tubacionit, një provë tjetër e ndërgjegjësimit të administratës së tij për rreziqet politike të lidhura me tubacionin dhe një përpjekje e Shtëpisë së Bardhë për ta shfrytëzuar situatën si një arsye më shumë për të miratuar paketën e tij të infrastrukturës.

Disa orë para se tubacioni Colonial të rifillonte punën të mërkurën, presidenti Biden kishte sinjalizuar se kishte arsye për optimizëm.

Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të përmirësuar sigurinë kibernetike. Ekipi i tij e përdori paralizimin e tubacionit si një argument për të miratuar paketën prej 2.3 trilionë dollarësh për infrastrukturën.

LEXO EDHE:  Alarmi për tërmetin 7.5 ballë në Turqi/ Sizmiologu: Nuk sjell pasoja dëmtuese në Shqipëri

LEXO EDHE:  Publikohen pamjet/ Dëmet e frikshme që la pas tërmeti i fuqishëm në Turqi

Sekretari i Transportit Pete Buttigieg tha se sulmi kibernetik ishte një kujtesë se infrastruktura është çështje e sigurisë kombëtare dhe nevojiten investime për një fuqizim të saj.

“Kjo nuk është diçka ekstra, nuk është një luks, nuk është një opsion,” tha zoti Buttigieg. “Kjo duhet të jetë thelbësore për mënyrën se si ne sigurojmë infrastrukturën kritike.”

Departamenti i Sigurisë Kombëtare hoqi disa kufizime për tregtinë detare me kompani individuale, të pa identifikuara nga qeveria, për të lejuar transportimin e karburantit midis Bregut të Gjirit dhe porteve të Bregut Lindor, që është me rëndësi jetike.

Departamenti i Transportit po studion se sa anije mund të transportojnë lëndë djegëse fosile në Gjirin e Meksikës dhe Bregun Lindor. U hoqën gjithashtu kufizimet në orarin kur karburanti mund të transportohet nga kamionët çisternë. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bëri disa lëshime në rregulloret për përzierjet e gazit.

Firma teknologjike Gasbuddy.com thotë se 28% e stacioneve ishin pa karburant në Karolinën e Veriut. Në Xhorxhia, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia, më shumë se 16% e pikave të karburantit ishin pa benzinë.

Kriza e papritur e furnizimit pas sulmit të javës së kaluar tregoi sfidat që mund të shfaqen për Shtëpinë e Bardhë e cila duhet t’u përgjigjet ndërkohë edhe ngjarjeve botërore.

Çmimet e benzinës dhe zgjedhjet

Ligjvënësit republikanë kritikuan administratën për anulimin e mëparshëm të planeve për të ndërtuar tubacionin e naftës Keystone XL nga Kanadaja. Presidenti Biden kishte anuluar lejen e tij për shkak të rreziqeve të derdhjeve dhe shqetësimeve të ndryshimit të klimës.

Çmimet më të larta të energjisë shpesh kanë pasoja politike, duke komplikuar fushatat e rizgjedhjes për presidentët në detyrë jashtë rajoneve prodhuese të naftës. Mungesa e karburantit në vitin 1979 dëmtoi përpjekjet presidenciale të Jimmy Carter për rizgjedhje dhe ndihmoi në fillimin e epokës së Reaganit.

Një studim i botuar vitin e kaluar nga Banka Botërore mori në shqyrtim 207 zgjedhje në 50 demokraci dhe zbuloi se një rritje e çmimit të naftës një vit para zgjedhjeve “në mënyrë sistematike ul shanset e personave në detyrë që të rizgjidhen”. Gjetjet ishin të vlefshme si për konservatorët ashtu edhe për liberalët, duke treguar një shkallë të lartë pragmatizmi nga votuesit. VOA

 

LEXO TE PLOTE

Bota

“Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”/  Valë shkatërrimi në Lindjen e Afërt

Publikuar

-

Nga

Për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, janë shtuar zërat për vetëpërmbajtje. Gjermania kritikon sulmet ajrore kundër Izraelit, SHBA thekson, se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet”.

Qeveria gjermane ka dënuar ashpër sulmet me raketa të Hamasit dhe grupeve ekstremiste të lidhura me këtë organizatë. “Qëllimi i tij është të vriten njerëzit pa dallim dhe në mënyrë arbitrare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Berlin. Nga sulmet kanë humbur jetën disa vetë. “E janë si qytetarë hebrenj edhe qytetarë arabë të shtetit Izrael”, tha zëdhënësi i kancelares Merkel. “Kjo dhunë nuk justifikohet me asgjë dhe Izraeli ka të drejtë në kuadër të vetëmbrojtjes të mbrohet ndaj sulmeve”, tha Seibert. Ajo që kërkohet është që të dyja palët të futen në dialog për t’i dhënë fund konfliktit disavjeçar dhe të negociojnë një marrëveshje.

Edhe presidenti amerikan, Joe Biden tregoi mirëkuptim për reagimin e Izraelit. Pas një bisede me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidenti amerikan tha se “pritshmëria ime dhe shpresa ime është kjo të marrë fund herët e jo vonë” por Biden theksoi se “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, kur mijëra raketa fluturojnë në territorin e tij”. Qeveria amerikane ishte shprehur më parë e shqetësuar për shkallëzimin e situatës dhe u bëri thirrje palëve në konflikt për uljen e tensioneve. Edhe BE ka reaguar pas ashpërsimit të situatës. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel pas një bisede me presidentin izraelit, Rivlin, u bëri thirrje të dyja palëve të ndalin luftimet dhe të mënjanojnë viktimat civile. “Ne jemi shumë të shqetësuar për dhunën aktuale dhe sulmet pa dallim.”

LEXO EDHE:  Marrëveshja për kurimin falas të 100 pacientëve në Turqi/ Spahia: Mashtrim i Ramës, ishte thjesht rinovim

LEXO EDHE:  Tjetër "grusht"presidentit Erdogan/ Dorëhiqet nga partia në pushtet ish Kryeministri

Izraeli vendos për vazhdimin e sulmeve ajrore

Kabineti i sigurisë në Izrael vendosi vazhdimin e sulmeve kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Televizioni Kanali 12 ka raportuar, se ushtria do të godasë menjëherë “simbole të sundimit të Hamasit” në zonën palestineze. Sipas mediave lokale janë shkatërruar Ministria e Financave në qendër të Gazas dhe një bankë e Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se kanë humbur jetën 67 palestinezë, 388 vetë janë plagosur.

Të enjten në mëngjes edhe në Tel Aviv u dëgjua alarmi i raketave. Në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit u plagosën 5 vetë. Një ndërtesë u shkatërrua rëndë. Fluturimet në aeroportin e Tel Avivit janë devijuar ndërkohë në një aeroport tjetër afër qytetit Eilat. Më parë një duzinë raketash palestineze kishin rënë në qytete izraelite si Ashdod dhe Ashkelon. Në Sderot afër Gazës një djalë 5 vjeçar humbi jetën pas goditjes nga një raketë. Nga e hëna në mbrëmje, kur Izraeli sulmohet me raketa nga Rripi i Gazës kanë humbur jetën 7 vetë dhe janë plagosur 200 të tjerë. Gjithsej janë hedhur 1600 raketa në drejtim të Izraelit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Ndërkohë në rrugët e Izraelit ka pasur sërish përleshje të ashpra mes qytetarëve izraelitë dhe arabë. Në qytetin Acr izraelitë arabë sulmuan një hebre dhe e lënduan rëndë. Kurse në Bat Yam në Tel Aviv, të mërkurën në mbrëmje një turmë e zemëruar ekstremistësh izraelitë tërhoqi zvarrë një arab nga automjeti duke e plagosur rëndë. Të tjerë shkatërruan dyqane të arabëve. Pakica arabe në Izrael përbën 20% të popullsisë me më shumë se 9 milionë vetë./DW

LEXO TE PLOTE