Connect with Us

Superiorja në mesjavë/ Ja oraret e sfidave të javës së 4-t

Sport

Superiorja në mesjavë/ Ja oraret e sfidave të javës së 4-t

Publikuar

-

Java e 4-t e Kategorisë Superiore do të luhet ditën e mërkurë, ku janë planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet.

Kukësi do të ketë një tjetër përballje të vështirë, teksa pas Tiranës, Partizanit dhe Teutës, tashmë skuadra e Gegës do të përballet me Laçin.

Provë forcë për Vllazninë, që luan në Durrës ndaj Teutës, në një përballje që pritet me shumë interes. Ndeshje të lehtë në letër ka Partizani, që luan në transfertë ndaj Apolonisë, ndërsa Tirana sfidon Bylisin. Skënderbeu që ditën e sotme gjeti fitoren e parë në kampionat, të mërkurën luan në shtëpi ndaj Kastriotit.

Të gjitha ndeshjet:

Tirana-Bylisi 13:45

Apolonia-Partizani 13:45

Skënderbeu-Kastrioti 13:45

Kukësi-Laçi 16:45

Teuta-Vllaznia 16:45

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ 19 gola në 6 takime, skuadra “big” bëjnë ligjin në Champions

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola.

Barcelona, PSG-ja dhe Çelësi arritën të triumfonin në transfertë me rezultate bindëse. Ndërkohë Juventusi dhe Klub Bryzh nuk falën në shtëpi duke fituar me rezultatin 3-0. Sfida e vetme e mbrëmjes e mbyllur në barazim ishte ajo mes Dortmund dhe Lacios. Një fakt interesant që vlen të theksohet është ai në ndeshjen mes Sevijas dhe Çelsit që përfundoi me rezultatin 0-4, të gjitha golat për londinezët i shënoi sulmuesi francez Oliver Zhirud.

REZULTATET: 

Ferencvarosh – Barcelona 0-3

Grizman 14′ , Breithueit 20′ , Dembele 27′ (p)

Juventus – Dinamo Kiev 3-0

Kieza 21′ , Ronaldo 57′ , Morata 66′ 

Mançester Junajtid – PSG 1-3

Rashford 32′ / Nejmar 6′ , Markuinjos 69′ 

Sevija – Çelsi 0-4

Zhirud 8′ , 54′ , 74′ , 82′ (P)

Borusia Dortmund – Lacio 1-1

Guerreiro 44′ / Imobile 66′ 

Klub Bruzh – Zenit 3-0

De Ketelaere 33′ , Vanaken 58′ , Lang 73′ 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Protestat e dhunshme, klubin e njohur europian e shpëton… policia

Publikuar

-

Nga

Eliminimi i Sëlltikut nga Kupa e Skocisë duke se e ka bërë ekipin të prekë fundin për sa i përket raportit me tifozët. Sipas “Sky Sports UK”, humbja me Ros Kauntin është pasuar nga protesta të dhunshme jashtë stadiumit “Celtic Park” nga ku lojtarët dhe stafi kanë mundur të largohen vetëm nën shoqërimin e forcave të rendit.

Nuk kanë munguar edhe konfrontimet me këta të fundit duke e bërë situatën “të frikshme dhe të tmerrshme”, siç thuhet edhe në njoftimin për shtyp nga ana e klubit nga Glasgou. Raportimet e fundit flasin për lojtarë të tronditur nga ngjarjet dhe ky është një lajm tjetër i keq në prag të sfidës së nesërme në 18:55 në “San Siro” kundër Milanit.

Sot Sëlltiku udhëtoi Milanos me trajnerin Lenon në krye, i cili me gjithë disfatën e rëndë në Kupë, vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve. Në fakt, klubi e ka konfirmuar zyrtarisht duke i dhënë ende besim, pavarësisht se tifozët kërkojnë shkarkimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Turqi, në fund triumfojnë… gjermanët

Publikuar

-

Nga

U luajtën në orën 18:55, dy sfidat e parafundit të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan surprizat. Gjermanët e Lajpcig arritën një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Bashaksheirit me rezultatin 3-4. Plot 7 gola të shënuar. Polsen dhe Mukiele, kaluan në avantazh të dyfishtë Lajcigun, ndërkohë Kavexhi, ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Në pjesën e dytë ishin përsëri gjermanët që realizuan me  Olmon në minutën e 66-të, duke i ngritur shifrat në 1-3. Pavarësisht disavantazhit të 2 golave, turqit nuk u dorëzuan, Kavexhi, i cili ishte padyshim njeriu i ndeshjes, realizoi edhe 2 gola të tjerë në minutat 72 dhe 85-të, duke plotësuar tripletën personale.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte në barazim 3-3, Lajpcig realizoi golin e fitores me Sorloth në minutën e dytë shtesë, duke marrë 3 pikë të arta në një ndeshje të çmendur. Ndërkohë sfida tjetër mes Krasnodar dhe Ren përfundoi me triumfin 1-0 të rusëve, të cilët siguruan vendin e tretë.

 

LEXO TE PLOTE