LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi me gurë i qendrës shëndetësore/ Manastirliu dënon aktin: I frymëzuar nga gjuha e urrejtjes

21 Nëntor 2020, 14:49, Aktualitet CNA
Sulmi me gurë i qendrës shëndetësore/ Manastirliu dënon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dënuar sulmin me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan e cila u ndërtua vetëm pak muaj më pare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se ky ishte një akt agresioni kundër intitucioneve jetëshpëtuese.

Më tej ministrja Manastirliu shkruan se bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale.

?Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.
Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën.
#MeBluzatEBardha
#DeriNëFund?, shkruan Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga