LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu dhuron spektakël në Ballsh, Kastrioti paqe me Apoloninë

21 Nëntor 2020, 14:43, Sport CNA
Skënderbeu dhuron spektakël në Ballsh, Kastrioti paqe me

Gola të bukur, tension dhe penallti. Gjithçka mbi dy ndeshjet e para të javës së tretë të Superiores. Kastrioti-Apolonia u mbyll në barazim 1-1, kurse në Ballsh Skënderbeu mposhti me rezultatin e pastër 0-2 Bylisin.

Bylisi në krizë. Pas dy barazimeve, tashmë ka ardhur humbja në kampionat. Ballshiotët e pësuan nga Skënderbeu në shtëpi. Skuadra e Dovedan ishte këmbëngulëse dhe rrezikoi me sulmuesit Mehmetllari dhe Carkanji, por nuk ia doli dot.

Në pjesën e dytë u akordua edhe një penallti në favor të Bylisit, por Dajsinani bëri heroin kundër mesfushorit Serxhio Ujka. Korccarët morën zemër dhe në minutën e 70-të iu falën këmbëve të Belajdi Pusit. Shkodrani në hyrjë të zonës u tregua i saktë dhe ndëshkoi Bylisin.

Një gol mjaft i bukur, ndërkohë që 15 minuta më pas Skënderbeu realizoi edhe golin e qetësisë me Terziun. I riu brenda zonës nxori huq mbrojtësit e Bylisit dhe topi shkoi në rrjetë, edhe pse pati shpejtësi mjaft të ulët. 0-2 dhe fatet e kësaj ndeshjeve ishin ?vulosur?.

Lajmet e fundit nga