Connect with Us

Skënder Gega në gjendje të rënduar, Safet Gjici i kërkon të shtrohet në spital

Sport

Skënder Gega në gjendje të rënduar, Safet Gjici i kërkon të shtrohet në spital

Publikuar

-

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej rreth dy javësh është i izoluar në shtëpinë e tij në Tiranë pasi ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”.

Ai ka munguar nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës dhe sot për javën e tretë të kampionatit kundër Teutës. Për herë të parë që pas infektimit, Gega ka pranuar të flasë ekskluzivisht për ‘Panorama Sport”, duke treguar detaje të gjendjes aktuale që po kalon pas infektimit me koronavirus.

“Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë.

Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime”, deklaroi Gega për gazetën pak minuta më parë. Tashmë mbetet për t’u parë se kur trajneri do të rikthehet të drejtojë ekipin, teksa gjasat janë që të mungojë edhe të mërkurën kur do të luhet Kukësi-Laçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

VIDEO/ “Poker” në transfertë, fiton ndaj Granadës dhe i bën presion Atleticos

Publikuar

-

Nga

Real Madrid nuk gaboi në fushën e Granadës, fitoi 1-4 dhe vazhdon të jetë në garë për titullin kampion. “Los Blancos” u rikthyen te fitorja pas humbjes me Chelsea në Champions League dhe barazimit shtëpiak ndaj Sevillas në kampionat.

Golin e parë të takimit e shënoi Luka Modric. Mesfushori mori një asist të bukur nga 19-vjeçari Miguel Gutierrez dhe nuk gaboi përballë portierit kundërshtar. Djemtë e Zinedine Zidane goditën sërish në minutat shtesë të pjesës së parë.

 

Rodrygo u nis bukur nga krahu i djathtë, avancoi drejt zonës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë me një diagonale të saktë. Vendasit reaguan në fraksionin e dytë të sfidës dhe shkurtuan rezultatin në minutën e 71-të.

“Veterani” Jorge Molina gjeti golin, por një gjë e tillë vetëm sa acaroi “Los Blancos”, të cilët shënuan edhe dy gola në minutat e mbetura. Alvaro Odriozola me një goditje potente dhe Karim Benzema me parabolë dërguan rezultatin në 1-4.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Real Madrid në vend të dytë të La Liga. Skuadra e Zidane numëron 78 pikë, dy më pak se kryesuesit e Atletico Madrid. Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Fitore shprese, Liverpool triumfon në “Old Trafford” pas shtatë vitesh

Publikuar

-

Nga

Kësaj radhe u luajt Manchester United-Liverpool, edhe pse tifozët vendas tentuan të krijonin sërish trazira. Sfida e prapambetur e Premier League, përfundoi 2-4 për skuadrën e Jurgen Klopp, që siguroi tre pikë shprese për objektivin Champions League.

“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin dhe në minutën e dhjetë kaluan në avantazh. Gol i Bruno Fernandes, i cili u ndihmua edhe nga devijimi i një mbrojtësi kundërshtar. “The Reds” reaguan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë.

Në fillim Diogo Jota dhe më pas Roberto Firminho. Sulmuesi brazilian shënoi një tjetër gol në minutën e 47-të. United nuk ka asnjë objektiv në kampionat dhe po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Villareal (26 maj). Gjithsesi, djemtë e Ole Gunnar Solskjaer shënuan një tjetër gol në mesin e pjesës së dytë me anë të Markus Rashford, por miqtë u përgjigjen me rrjetën e Momo Salah. Tre pikë të rëndësishme për Liverpool, që ia doli të rikthehet te fitorja në “Old Trafford” pas shtatë vitesh.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Dortmund shkëlqen në finalen e Kupës, mposht Leipzigun me “poker”

Publikuar

-

Nga

Dortmund ia del të fitojë Kupën e Gjermanisë. Verdhezinjtë mposhtën 3-1 Leipzigun në finalen e luajtur në Berlin. Festë e madhe te Dortmundi, ndërsa Julian Nagelsmann nuk ia del ta mbyllë me trofe aventurën e tij në stolin e Leipzig.

Erling Haaland me shokë zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, fraksion të cilin e mbyllën në avantazh të trefishtë. Jadon Sancho realizoi një gol të bukur në minutën e pestë, ndërsa më pas ishte radha e bomberit norvegjez për të tundur rrjetën kundërshtare.

Haaland shfaqi forcën e tij, dribloi Upamecanon dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit të Leipzig. Minuta fantastike për Dortmund, ndërsa mbrojtja e Nagelsmann në mbrëmje të errët. Kundërsulmi perfekt në minutat shtesë solli golin e dytë personal për anglezin Sancho.

  • Golat e LEIPZIG-DORTMUND

Leipzigu tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por goli i bukur i Dani Olmos (71′) vetëm sa e bëri më pak të hidhur disfatën. Erling Haaland nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit dhe dy minuta përpara fundit vulosi suksesin me “poker”.

Përfundimisht 1-4 për Dortmundin, që u rikthye te suksesi në Kupë pas katër vitesh, ndërsa ishte hera e pestë në histori që triumfon në DFB-Pokal.

LEXO TE PLOTE