Connect with Us

Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

Vetingu

Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

Publikuar

-

Skandali u denoncua në Kuvend/ Gjyqtari i grupit KÇK, në Gjykatën e Tiranës

Në sistemin e drejtësisë janë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët ecin me filozonë “kap çfarë të kapësh”. Kështu ka deklaruar kryemi nistri Edi Rama, një vit më parë nga foltorja e Kuvendit, ndërsa sulmoi ashpër gjyqtarët dhe prokurorët KÇK,

Kryeministri nuk kurseu as emra, pasi foli për një çështje një burrë dhunues kishte marrë urdhër mbrojtje. Gjyqtari që e kishte vënë në mbrotje të denoncuarin për dhunë, ishte Martin Deda, nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë. Rama e cilësoi si kriminel gjyqtarin Deda, i cili kishte vënë në mbrojtje burrin-dhunues.

Nuk dihet nëse pas deklaratës së kryeministrit, është hetuar vendimi i gjyqtarit Martin Deda. Ky i fundit, që nga Qershori po flitrohet nga Vettingu.

Një tjetër dosje që gjyqtari Martin Deda ka pasur në duar, është në lidhje me ish Drejtoreshën e Institutit të Statistikave Ines Nurja.
Kjo e fundit ishte paditur nga ILDKPKI, për refuzim të deklarimit të pasurisë dhe më pas Prokuroria gjeti fakte për ta dërguar në Gjykatë, në vitin 2015. Gjyqtari Martin Deda, dha dënimin me 200 000 lekë gjobë, për ish zyrtaren Nurja, pasi ajo përfitoi ulje të dënimit dhe pse nuk e kishte pranuar akuzën.

Sa i përket pasurisë, të ardhura e gjyqtarit Martin Dedja burojnë vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes dhe më vonë janë shtuar edhe paga e djalit avokat dhe e vajzës e punësuar në Bashkinë e Tiranë.

E vetmja patundshmëri që deklaron Deda është një shtëpi banimi me vlerë, 1.4 milionë lekë. Ndërsa si pasuri të luajtshme deklaron një makinë, Mercedez Benz me vlerë 4 000 euro, të blerë në vitin 2015.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Martin Deda.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 1.4 milion lekë.
Autoveturë Benz, me vlerë, 0,5 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 0,61 million lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 0,24 million lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 85 000 lekë.

Viti 2005
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2006
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 796 784 lekë.
Shpërblim, 30 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 20 000 lekë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Vidhet teqeja, Policia fsheh ngjarjen

Viti 2008
Automjet Benz A Clas 170, me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 75 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 25 000 lekë.

Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 85 000 lekë.

Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 80 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 047 975 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 345 361 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 324 079 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 594 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 50 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 594 598 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 40 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, 50 000 lekë.
Shitur makina, Mercedez Benz, 1 500 euro.
Blerë makinë, Mercedez Benz, 4 000 euro.

Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 238 445 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 480 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 600 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 513 000 lekë.

Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 112 979 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 18 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 54 262 lekë.

Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtar, 1 427 392 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si menaxhere në një restorant, 18 000 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit si avokat, 50 000 lekë.
Të ardhura nga puna e vajzës në Bashkinë e Tiranës, 54 262 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Gjyqtari jepte para me fajde/ Vettingu i “pret kokën”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtari i Beratit Durim Hasa, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

I njëjti, rezulton të ketë ndryshuar emrin. Referuar formularit të vetë-dekriminalizimit, ai shkruan, se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa dhe se në vitin 1981 e ka ndryshuar në Durim, pra në emrin që ka njihet sot.

Kujtojmë se Durim Hasa është gjyqtari që “rehabilitoi” kryebashkiakun e Poliçanit Adriatik Zotkaj, i cili fillimisht ka garuar për PBDNJ dhe më vonë për Partinë Socialiste.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Vidhet teqeja, Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Meta i kthen Kuvendit ligjin për “Shtetësinë”/ Rendit arsyet

Në deklarimin e pasurisë së tij, rezulton se me dy paga, gjyqtari ka shtuar patundshmëritë dhe paguan kreditë para afatit. Një tjetër detaj është se në vitin 2005 ai deklaron se ka dhënë hua me interes, apo fajde siç njihet në gjuhën e përditshme. Por nuk deklaron se sa është shifra, për sa vite dhe sa është interesi në një vit./CNA.al

I hoqi dënimet kryebashkiakut socialist/ Gjyqtari jep para me fajde

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dy apartamente dhe lidhja me biznesin e kunatit/ Si e justifikoi gjyqtarja  e Apelit, pasurinë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi më 26 prill të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Enkelejda Metaliaj, pasi u bind nga shpjegimet e saj së kishte pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive, për të cilat iu kalua barra e provës.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 25 mars, Komisioni evidentoi se nga hetimi administrativ paraprak u konstatua mungesë dokumentacioni për të provuar ligjshmërinë e një huaje 35 mijë euro të dhënë nga vëllai i bashkëshortit për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Në vendimin e arsyetuar të KPK-së, konkludohet se gjyqtarja Metaliaj, me shpjegimet, provat dhe interpretimin ligjor, arriti të provojë burimin e ligjshëm të pasurive që zotëron. Për mospërputhjet dhe pasaktësitë në deklarimin e pasurive, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian, çmon se nuk janë të mjaftueshme që të sjellin shkarkimin e subjektit, pasi nuk është konstatuar që të kenë ndikuar në cënimin e burimit të krijimit të pasurive.

Subjekti ka deklaruar blerjen e dy apartamenteve në shtator të vitit 2011 në Tiranë, një me sipërfaqe 96 m2 për çmimin 30 mijë e 720 dollarë dhe tjetrin me sipërfaqe 76 m2 në shumën 24 mijë e 320 dollarë. Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se këto apartamente ndodhen në të njëjtin kat të të njëjtit pallat dhe se janë të bashkuara.

Komisioni nuk i ka kaluar barrë prove gjyqtares Metaliaj për burimin e krijimit të apartamentit me sipërfaqe 96 m2, pasi konkludon se është është provuar që kjo pasuri të jetë krijuar para lidhjes së martesës nga bashkëshorti i subjektit, i cili edhe ai është subjekt i ligjit të rivlerësimit dhe për të do të kryhet tjetër proces vetingu, nga një tjetër trupë gjykuese.

Komisioni është ndalur gjatë në analizën e burimit të krijimit të apartamentit tjetër bashkëngjitur, me siupërfaqe 76 m2. Si burim financiar për blerjen e kësaj pasurie, Metaliaj ka deklaruar një hua të marrë nga bashkëshorti prej vëllait të tij, në shumën 35 mijë euro.

Komisioni e ka konsideruar vëllanë e bashkëshortit, shtetasin S.M., si person tjetër të lidhur dhe ka analizuar mundësinë e tij financiare për dhënien e huasë në shkurt të vitit 2010.

Nga hetimi ka rezultuar se S.M. është regjistruar si biznes i vogël në janar të 2008-ës në Laç, me aktivitet “punime druri, dyer, dritare, art, dekor”.

Komisioni konstaton se deklarimet e kunatit të subjektit për fitimin neto të përfituar nga ushtrimi i aktivitetit tregtar për vitet 2008 – 2009 nuk mbështetet në dokumentacion justifikues ligjor dhe nuk dokumentohet pagesa e detyrimeve tatimore për qarkullimin e kryer prej tij për fashën mbi 2 milionë lekë.

Gjyqtarja Metaliaj ka pretenduar se kunati, veç të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i tij, ka lidhur një kontratë shërbimi në shtator të 2008-ës dhe se vlera e punimeve prej tij ishte në shumën 60 mijë euro.

Ajo ka dorëzuar si provë kontratën e shërbimit dhe dy manadat pagesa, një në shumën 10 mijë euro dhe tjetrën 5 mijë euro dhe ka pretenduar se kunati ka përfituar shumën 59 mijë e 650 euro para dhënies së huasë. Metaliaj ka theksuar se në kontratën e shërbimit ka qenë e përcaktuar se detyrimet tatimore do ti shlyente porositësi.

Në vendim thuhet se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nuk ka dhënë informacion nëse kjo shoqëri ka kryer pagesa të tatimit të mbajtur në burim për të ardhura të realizuara nga individë të cilët i kanë ofruar shërbime në atë periudhë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Fshehja e pasurisë, Ben Blushi nuk deklaroi 65 milionë lekë karburant
LEXO EDHE:  Vrau 61-vjeçarin Latollari/ Lihet në burg ish-ushtaraku Fatmir Demiri

Në këto kushte, Komisioni i ka kaluar barrën e provës Metaliajt që të dorëzojë prova të reja dhe shpjegime për të ligjshmërinë e burimeve financiare të kunatit që kanë shërbyer për dhënien e huas në shumën 35 mijë euro në shkurt të vitit 2010.

Pas depozitimit të provave të reja, trupi gjykues vëren se, subjekti i rivlerësimit ka pretenduar qarkullimin e realizuar nga kunati bazuar në dokumentacion provues, prej nga ka rezultuar qarkullim në shumën 4 milionë e 879 mijë lekë për vitin 2008 dhe 1 milion lekë për 2009-ën.

Bazuar në legjislacionin tatimor, KPK vlerëson se S.M., për vitin 2008 kur ka realizuar qarkullim mbi 2 milionë lekë, ka pasur detyrimin për të dorëzuar në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse deklaratën e të ardhurave për biznesin e vogël.

Komisioni vëren se subjekti ka pranuar se për vitin 2008, kunati nuk ka depozituar deklaratën TABV, me pretendimin e mungesës së njohurive për shkak të ndryshimit të legjislacionit. Ndërsa, për vitin 2009 ka pretenduar se qarkullimi ka qenë më i vogël se 2 milionë lekë.

Bazuar në këto gjetje, trupi gjykues e ka konsideruar qarkullimin në 2008-ën në shumën 2 milionë lekë dhe bazuar në faturat e 2009-ës, 1 milion lekë. Nga totali i vlerës 3 milionë lekë, për periudhën 2008-2009 është njohur si fitim neto shuma 1.7 milion lekë.

Lidhur me të ardhurat e pretenduara të përfituara prej kunatit nga kontrata e shërbimit, trupi gjykues sjell në vëmendje se, pavarësisht faktit se pagesa e taksave ka qenë detyrim i shoqërisë porositëse, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë nuk dha informacion lidhur me pagesa të mundshme detyrimesh tatimore të kryera nga kjo shoqëri mbi të ardhura të realizuara nga individë të cilët i kanë ofruar shërbime, qoftë edhe negativ.

Në përfundim, KPK konkludon se të ardhurat e përfituara nga kjo kontratë shërbimi e subjektit duhet të konsiderohen të ligjshme.

Lidhur me përfitimin faktik të këtyre të ardhurave, Komisioni bazohet në disa kreditime në llogaritë bankare të kunatit të subjektit në vitin 2007 kur ai nuk e kishte regjistruar ende aktivitetin e tij; kreditime në vitin 2008 kur rezulton se është regjistruar; si dhe nga faturat tatimore të lëshura prej tij për shërbimet e kryera për llogari të shoqërisë porositëse.

“[…]mund të ketë përfituar të ardhura të tjera nga shërbime të kryera në favor të shoqërisë “V*** B***”, krahas atyre të evidentuara në faturat e thjeshta tatimore”, shprehet Komisioni.

Gjithashtu, nga hetimi i kryer nuk janë evidentuar investime të kryera nga z. S.M. përgjatë periudhës 2008-2010, kur preendohet se janë krijuar të ardhurat që kanë shërbyer për dhënien e huas. “Vlen të theksohet se, rezultoi e provuar se z. S.M. ka qenë me status ‘beqar’ në kohën e dhënies së huas”, citohet në vendim.

Komisioni i quan provat dhe shpjegimet e subjektit të harmonizuara dhe vlerëson se vëllai i bashkëshortit të subjektit ka pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime financiare të ligjshme për dhënien e huasë.

Trupi gjykues konkludon se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj ka pasur burime financiare të ligjshme edhe për krijimin e pasurive të tjera, si dhe ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale./BIRN

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Dardha u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Sanxhaktari sqaroi se vendimi për shkarkimin është marrë me shumicë votash.

Sipas Komisionit gjyqtarja e Shkodrës Luveda Dardha nuk ka provuar burimin e krijimit të një huaje të dhënë nga prindërit për shlyerjen e një pjese të çmimit të një apartamenti. Gjatë seancës dëgjimore më 9 qershor ajo deklaroi se është në pamundësi objektive të vërtetojë me dokumentacion ligjor të ardhurat e përfituara nga aktiviteti ambulant i tyre, para afro tre dekadash.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Mamurras dhe Laç/ I kërkohet deklarimi i pasurisë tre të dënuarve

LEXO EDHE:  Denoncimi: Qytetarët dalin në protestë për fabrikën e ziftit, policia i dhunon

Ajo e cilësoi si fyes dhe të pabazuar një raport negativ të DSIK-së për figurën.

Luveda Dardha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe u caktua për një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër./ Birn

LEXO TE PLOTE