LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24 orë

21 Nëntor 2020, 18:20, Kosova & Bota CNA
Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24

Greqia ka regjistruar ditën rekord sa i përket numrit të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave fqinje, mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 108 pacientë.

Asnjëherë më parë gjatë pandemisë nuk ishin shënuar mbi 100 viktima në ditë në Greqi.

Lajmi i mirë është se ka një rënie të shifrave të rasteve të reja, pasi sot janë rreth 2 mijë e 500 më pak se dje.

Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina./CNA.al

Lajmet e fundit nga