Connect with Us

“Po bëjnë politikë me të vdekurit/ Murrizi “nuk mban më”, ja numëron “një për një” Ramës e Bashës

Politikë

“Po bëjnë politikë me të vdekurit/ Murrizi “nuk mban më”, ja numëron “një për një” Ramës e Bashës

Publikuar

-

“Po bëjnë politikë me të vdekurit/ Murrizi “nuk mban më”, ja numëron “një për një” Ramës e Bashës

Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha të cilët i quan palaçot e politikës.

Sipas Murrizit, Rama dhe Basha kërkojnë të bëjnë politikë për pushtet me të gjallë dhe me të vdekur. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Murrizi thekson se as njerit as tjetrit nuk i bie mendja për të vdekurit e as për të gjallët nese nuk jane votues të tyre.

Me tone të ashpra, Murrizi nënvizon se “kjo maskaradë e palaçove politik që nuk lënë gjë pa bërë vetëm për pushtetin dhe xhepat e tyre, do të vazhdoj akoma sa kohë që do të ketë votues “ qorra” që duartrokasin me komandë dhe shajnë me komande sipas urdhërit që ju jep kapo i radhës”

Postimi i plotë

PALAÇOT E POLITIKES DHE POLITIKANE TE PISTE QE KERKOJNE TE BEJNE POLITIKE PER PUSHTET ME ÇDO TE GJALLE DHE TE VDEKUR QE JU DUHET PER MOMENTIN VETEM PER PUSHTETIN E TYRE TE NDYRE
Kam dite qe shoh Ramen dhe Bashen qe bejne sikur zihen per numrin e viktimave nga covidi
A ka me paftyresi?????

Njeri thote kane vdekur me shume, tjetri thote kane vdekur me pak
Dhe as njerit as tjetrit ne fakt nuk i bie mendja per te vdekurit jo e jo por as per te gjallet nese nuk jane votues te ketyre dy pisave qe nuk lene te gjalle e te vdekur pa bere pis vetem per te ruajtur pislleqet e tyre
Pas pak kohesh do ti shohim qe do fillojne te akuzojne njeri tjetrin formalisht kuptohet qe sa nga viktimat e covidit e kane emrin ne listen e votueseve

Nuk ka me te ndyre me te piste dhe me palaço se 3-4 fytyra me te peshtira politike ne kete vend qe prej 30 vitesh nuk kane lene te gjalle e te vdekur pa mare neper goje, vetem qe goja e qelbur e ketyre dhe goja e pa ngopur kurre e bastardeve politik te jete ne karriken e pushtetit
Shifni hipokrizine e urimit te ditelindjes se nje mjekje me emrin Najada
E uron Rama, e uron Ogerta, deri neser nuk dihet se kush tjeter do ta uroj, por Najada ka humbur nje dekorate se eshte presidenti Meta ne Diber te madhe, se po te ishte ketu e dinte vete ai dhe nuk linte te shinte leme vetem rama dhe ogerta me kete ngjarje “ historike”
Po mire more palaço politik, po vjet a ka patur ditelindje doktorreshe Najada?????

Te njenjten gje bete me doktorr Pellumb Piperon 5 muaj rresht derisa e shpallet qytetare nderi te Skraparit dhe i dhate te drejten per te bere ne kliniken e tij private pas TEGUT,testet per covid me vlere 100 euro per person. Te njenjten gje bete me doktorr Bratajn dhe doktorreshe Silven. Dhe po e njenjta retorike e ndyre nga dy plehra qe kur i mburr Rama i shan Basha dhe kur i mburr Basha i shan Rama Si Najada, si Pellumbi, si Skenderi apo Silva e shume te tjere aty kane qene prej 30 vitesh dhe pothuajse ne te njenjtat pozita me çdo qeveri sepse ju palaço vdisni per pak servilizem kur jeni ne pushtet e keta jua dine stilin dhe ju presin me trendafil apo karafil ne dore qysh ne 8 pa pese te mengjesit tek paradhoma e ndyre e pushtetit te piste ku here pas here ndryshon vetem emri i palaços

Bete lajm te madh pse u emerua zv minister Besard Kadiu gjoja “ kollona” e pd “ tradhetoi” dhe erdhi tek rilindja
Nderkohe qe jo vetem une por qindra mijera demokrat nuk dine se kur dhe çfare ka qene e çfare ka kontribuar ne PD Besard Kadija
Lajm i “ madh” se ka ikur nga LSI e Laprakes Gentjan Arapi dhe nje figure tjeter potenciale por qe per aresye sekreti nuk i permendet emri dhe kane bashkuar armet me Ramen???

LEXO EDHE:  VIDEO/ Korçari më i famshëm i rrjeteve sociale thirrje Bashës: Gris mandatet që të...

Genti nuk ka patur probleme me vijen e partise por nuk ka duruar dot arrogancen e Monikes apo te Petrit Vasilit dhe kalon ne transferte per te provuar “ tolerancen”dhe harbuterine e Rames, te Agaçit dhe te gjithe tufes se kokubinave te haremit kryeministrore e ministrore qe mbajne ere njelloj si zogu i zi ne vitet 1929-1939.

Po kjo loje e ndyre politike mes 3-4 palaçove politik ka 30 vjet qe vazhdon te njenjtin avaz. Ne vitin 1990-1991 kur u krijua PD Ceka ishte me PD ndersa Gjinushi me ramiz aline. Pas nje viti Ceka me ramiz aline dhe Gjinushi deputet ne Peqin be koalicion me PD
Ne referendiumin 1994 Gjinushi u bashkua me Ceken dhe PS se Nanon e kishin futur ne burg shoket e tij duke votuar me shume qejf per ti hequr imunitetin si ( islami, meta, hajdaraga) etj. Ne vitin 1997 Gjinushi, Ceka, Xhuveli, Imami, Gumeni, Kurti, Lubonja, Boriçi dhe nje tufe esterike qe sot me bejne per te vjelle kur i degjoj u bashkuan jo me PS por me bandat dhe llumin e Shqiptareve vetem per pushtet
Ne vitin 2005 Ceka, Imami, Xhuveli u bashkuan me PD vetem per karriken e pushtetit.
Ne vitin 2009 Meta, Vasili ,Panariti,Haxhinasto, Braho, Naço ,Rama i lsi dhe e gjithe tufa e pangopur per pushtet u bashkua me PD.
Ne prill 2013 e gjithe tufa e lartepermendur u bashkua me PS vetem per pushtet.
Ne maj 2017 PD u bashkua vete me PS dhe nga Gaz Bardhi Tan Demiraj, Helga, Vugaj dhe 20 birbo e karavidhe qendruan ne karriket e pushtetit nen komanden e Rames deri me date 9 shtator 2017

Pa ju hyre emrave te tjere ne nivele dytesore se do te duhet te bej roman dhe e verteta eshte qe 50 emra kane qeverisur prej 30 vitesh ne emer te pushtetit dhe pa emer e pa ngjyre partie por si plehra dhe si vemje pa pigment qe jane, vetem duke mashtruar Shqiptaret se gjoja bejne lufte me njeri tjetrin here per te gjallet qe levizin si te vdekur nga njera parti tek tjetra, here per te vdekurit qe i perdorin si te gjalle vetem per politike

Nuk po merem me te te gjithe por po kujtoj Benet Becin qe erdhi nga kopi i PD dhe pas 8 vitesh drejtor i findit te zhvillimit kaloj tek gopi i PS. Alfred Rrusho nga 8 vjet tek keshi i ps kaloi tek gopi i PD. Dritan Shano nga 8 vjet tek gopi i PS kaloi tek Kopi i PD, Fatbardh Kadilli nga kopi i MJAFTIT kaloi tek gopi i PD, Majlinda Bregu nga ministre ardhur nga kopi i PD kaloi tek gopi i PS BE
Selim Belortaja nga minister i PD kalon zv minister i PS Genc Rruli nga minister i PD ne keshilltare i jashtem i Nanos se PS. E shume e shume te tjere deri tek kleringu i fundit e Kaç Islamit me Bes Kadiun. Dhe kjo maskarade e palaçove politik qe nuk lene gje pa bere vetem per pushtetin dhe xhepat e tyre, do te vazhdoj akoma sa kohe qe do te kete votues “ qorra” qe duartrokasin me komande dhe shajne me komande sipas urdherit qe ju jep kapo i radhes

25 prilli 2021 eshte dita kur Shqiptaret duhet te mundin “ ushtaret” e 3-4 kapovo. Me 25 prill Shqiptaret duhet te votojne me mendje dhe zemer e jo me stomak. Po votuan perseri me stomak, do ta mbajne stomakun bosh gjith heret dhe do te ushqehen me politiken e piste te palaçove qe perdorin dhe perdhosin njelloj si te gjallet dhe te vdekurit per pushtetin e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e antimafies italiane/ Këlliçi: Rilindja është kapur mat, do hanë kokat e njëri tjetrit

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafies italiane/ Këlliçi: Rilindja është kapur mat, do hanë kokat e njëri tjetrit

Kreu i FRPD ka komentuar ditën e sotme përgjimet e antimafjas italiane në lidhje me investimet e Ndranghetas në Tiranë dhe përfshirja e kupolës së qeverisë Rama.

Gjatë një interviste për “Syri Tv”, Këlliçi shprehet se Rilindja është shumë e dëshpëruar, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ia u shesin sapunin për djath shqiparëve.

Kreu i FRPD e cilëson si një çmenduri deklaratën e kryeministrit, i cili tha se Ndragheta do të hapte një dyqan rrobash në Shqipëri dhe nuk do të investonin në sektorin e ndërtimit, duke shtuar se Rilindja është kapur mat.

Fakti që kanë zgjedhur Taulant Jarisin, të nxjerri këto akuza dhe të shpifi, Taulanti që ka shpyllëzuar dhe varfëruar vendlindjen e tij, tregon sesa të dëshpëruar janë.

Që të nxjerësh një organizatë mafjoze ku ka 1 mijë faqe përgjim nga Antimafja italiane, që e vetmja arritje e tyre paska qënë që të hapin një dyqan rrobash në Shqipëri, këtë vetëm Rama Veliaj dhe Taulanti mund ta bëjnë. Të shesësh sapunin për djath shqiptarëve, ti trajtosh për budallenj, vetëm këta mund ta bëjnë. Ka 3 vitë që heton Antimafja kalabreze, ku përmendet kryebashkiaku, kryeministri, politikanë në pushtet dhe përmenden shifra konkrete 20 %, Rama del dhe thotë që e gjithë kjo ka qënë për të hapur një dyqan rrobash e citjanesh. Kjo është një cmënduri.

Kjo dosje tregon urgjencën e madhe të ndërtimeve në Tiranë, shkatërrimin që po I ndodh Tiranës, aksioner qënka mafja italiane, kjo shpjegon sesi në mes të pandemisë, në 17 maj të viti të kaluar, u vendos të shembej Teatri Kombëtar dhe më pas të kërkoheshin 36 milion euro për ta ndërtuar sepse pas tyre aksioner qënka mafja italiane. Prandaj po shkatërrohet Kulla e Sahatit, po ndërtohet 30 kate në krah të saj, sepse mafja italiane është aksionere në këtë zonë. Këta janë të kapur mat”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat akuza dyshes Rama-Marku/ Duhet të ishin në burg

LEXO EDHE:  Video-Deklarata e fortë/ A do ta padisë Macron, Edi Ramën për shpifje?  

Kreu i FRPD theksoi më tej se në përgjimet e antimafias italiane kanë dalë vetëm kryeministri dhe kryetari i bashkisë dhe jo kreu i opozitës, duke shtuar se firmosja e koncesioneve dhe PPP-ve nuk janë kompetencë e këtij të fundit.

Në asnjë gërmë nuk ka akuzë për kryetarin e opozitës, por në këto përgjime ka akuzë të drejtë përdrejtë për kryeministrin e vendin që merr 20 % të PPP si dhe për kryebashkiakun e Tiranës që merr 20 % për lejet e ndërtimit si dhe për drejtoerin e Policisë që e gostisin me djath dhe mish derri.

Koncesionet, PPP, kush i firmos, kryetari i opozitës apo kryebashkiaku me kryeminstrin. Nuk ka shqiptar që mos e kuptoj që kjo është një tentativë e Ramës për të hequr vëmendjen. Janë të kapur mat. Pse nuk mban standartin e Tahirit, Rama? Kjo është një organizatë kriminale dhe këta do hanë kokat e njeri tjetrit”, tha Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD nis mbledhjen e firmave/ Refuzon propozimin e Korab Litës

Publikuar

-

Nga

PD nis mbledhjen e firmave/ Refuzon propozimin e Korab Litës

Partia Demokratike ka nisur me mbledhjen e firmave për tu regjistruar në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve si parti politike. Deri tani, PD ka mbedhur 10 mijë firma nga mbështetësit e saj, ndërkohë që i duhen edhe 5 mijë firma të tjera. Pak ditë më parë, ishte deputeti i opozitës në Parlament Korab Lita ai i cili iu vetëofrua demokratëve për t’u deklaruar si deputet i PD, në mënyrë që të shmangej mbledhja e 5 mijë firmave, por nga selia blu, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh me argumentin se ata nuk i njohin deputetët e rinj në Kuvend.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso shprehet se PD ka mbledhur tashmë 10 mijë firma nga anëtarët e saj.

“Në bazë të parashikimeve që neni 28 ka për subjektet të cilët nuk kanë përfaqësim në parlament, duhet të paraqesin firmat, respektivisht 5 mijë firma për parti politike dhe 7 mijë firma për koalicion, një detaj burokratik i cili dhe nga ana jonë është përmbushur.

Tashmë PD ka mbledhur më shumë se 10 mijë firma dhe të tjera vijojnë të vijnë për të përfunduar procesin e regjistrimit. Sigurisht nuk ishte aspak e vështirë për partinë më të madhe në vend që numëron më shumë se 100 mijë anëtarë të regjistruar”, tha Kaso.

Nga ana tjetër, sekretari për çështjet ligjore në PD shprehet se nuk i njohin deputetët që kanë pranuar mandatin, duke theksuar se Parlamenti aktual është një fasadë.

LEXO EDHE:  Video-Deklarata e fortë/ A do ta padisë Macron, Edi Ramën për shpifje?  

LEXO EDHE:  Video-Deklarata e fortë/ A do ta padisë Macron, Edi Ramën për shpifje?  

“PD dhe opozita e bashkuar e kanë bërë të qartë fare mirë qëndrimin e tyre lidhur me legjitimitetin e parlamentit që në momentin që ato kanë vendosur të djegin mandatet dhe t’i japin fund farsës parlamentare.

Sigurisht një vendim i tillë është bërë publik dhe në më shumë se një rast qëndrimi i prerë dhe i shprehur publik i opozitës së bashkuar ka qenë ai i mosnjohjes së legjitimitetit të këtij parlamenti dhe nuk ka se si procesi i regjistrimit të kryhej duke u kthyer dhe duke legjitimuar kauzën që nga e opozitës së bashkuar, u bë kauza e gjithë shqiptarëve”, theksoi Kaso./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po tenton të blejë deputetët e opozitës”/ Mediu tregon qëllimin e vërtetë të Ramës

Publikuar

-

Nga

“Po tenton të blejë deputetët e opozitës”/ Mediu tregon qëllimin e vërtetë të Ramës

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka nisur tentativat për të blerë kandidatët e opozitës dhe sipas tij qëllimi i vetëm i tij është që të fitojë mbi 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese në Tiranë, Mediu u shpreh se Rama po përdor të gjitha asetet e pushtetit për këtë regjim që sipas tij është i korruptuar.

“Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale, të gjithë struktuarave të pushtetit qendror dhe lokal, duke përdorur të gjitha asetet e pushtetit në shërbim të këtij regjimi të korruptuar”, tha ai.

Sipas Mediut synimi i kryeministri Rama është që të fitojë I vetëm dhe një mandate tjetër qeverisës.

LEXO EDHE:  Rama dhe Veliaj, shkatërruesit e medias

LEXO EDHE:  Video-Deklarata e fortë/ A do ta padisë Macron, Edi Ramën për shpifje?  

“Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t`a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra nëpërmjet parave të blihet politika dhe nëpërmjet politikës të shtojnë paratë në interes të krimit”, deklaron Mediu.

Ai e akuzoi kreun e qeverisë se i ka dhënë pushtet krimit të organizuar dhe e ka vendosur shtetin në shërbimit të kriminelëve. Duke folur për negociatat me PD-në për të dalë së bashku në një koalicion, ai tha se nuk është duke kërkuar Pazar por vlerësimin e çdo demorkati dhe republikani, si mënyrën e vetme për të mposhtur kryeministrin aktual./CNA.al

LEXO TE PLOTE