Connect with Us

Përshtatën lokalin në bazë ku shpërndahej drogë/ Arrestohet pronari, kamarieri dhe procedohen 4 klientë

Kronika

Përshtatën lokalin në bazë ku shpërndahej drogë/ Arrestohet pronari, kamarieri dhe procedohen 4 klientë

Publikuar

-

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Komuna”. Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike. Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, dhe 4 aparat celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :
I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

LEXO EDHE:  Sasi e madhe droge në banesë/ Në pranga çifti i të rinjve shqiptarë

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Misteri i zhdukjes së italianit/ Koka ngre dyshime, pse zgjodhi aksin e vjetër

Publikuar

-

Nga

Misteri i zhdukjes së italianit/ Koka ngre dyshime, pse zgjodhi aksin e vjetër

Gazetari Spartak Koka ka ngritur dyshime për misterin e zhdukjes se shtetasit Italian Davide Peccorelli.

Koka tha se gjetja e mbetjeve kockore brenda një automjeti të djegur më 6 janar në aksin Reps-Gjegjan, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë shtetas.

Gazetari Koka, zbuloi gjithashtu se italini Peccorelli bashkëjetonte me një grua nga Vlora me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Koka tha se mbetjet kockore janë gjetur pas 6 orësh, nga një kqyrje më e detajuar e mjetit.

LEXO EDHE:  Kamion me drogë në kufi/ Arrestohet drejtuesi, kërkohet një tjetër

LEXO EDHE:  FOTOT/ Ja parcelat me drogë në Berat

“Në  të dhënat që kam marr nga policia e Shkodrës, vetëm 5% e trupit ka mbetur. Zyrtarisht konfirmohet që eshtrat janë tek Instituti i Mjekësisë ligjore dhe pritet krahasimi i ADN-së”, tha Koka duke shtuar se ngjarja dyshohet aksidentale, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera.

Gazetari ngriti pikëpyetje mb faktin se italiani kishte zgjedhur të kalonte në aksin e vjetër rrugor, që tashmë nuk është në përdorim dhe ka bërë një kthim pas gjatë itinerarit të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Tre të plagosur nga përplasja e dy makinave

Publikuar

-

Nga

Aksident në Tiranë/ Tre të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në rrugën “Llambi Bonata”.

Nga përplasja e dy mjeteve ka tre të plagosur, mes tyre dy të mitur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Në Ankona kapen vetëm 2 tonë drogë “durrsake”

LEXO EDHE:  Sasi e madhe droge në banesë/ Në pranga çifti i të rinjve shqiptarë

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk respektuan masat anti Covid/ Gjobiten mijëra qytetarë në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1307 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1303 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Qese me drogë në lokal/ Arrestohet pronari dhe banakieri në Tiranë

LEXO EDHE:  Në Ankona kapen vetëm 2 tonë drogë “durrsake”

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE