LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas tre vitesh të ndarë/ Vin Veli flet për raportin me Bora Zemanin

21 Nëntor 2020, 09:44, Lifestyle CNA
Pas tre vitesh të ndarë/ Vin Veli flet për raportin me Bora

Tre vite më parë moderatorja Bora Zemani dhe Dj I njohur Vin Veli I dhanë fund marrëdhnies s tyre dhe nuk i kemi parë shpesh të komentojnë në media për raportin që ruajnë me njëri-tjetrin.

Si rrallëherë, Vini ka folur për Borën në një komunikim me “Live from Tirana”, ku u pyet nga gazetaret lidhur me temën: ‘A duhet të jemi miq me ish-at?’

Ai u shpreh se kur një lidhje nuk funksionon, nuk do të thotë që duhet ta urresh ish-partnerin/ partneren. Gjërat ndryshojnë nëse lidhja ka pasur tradhti.

Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie“, u shpreh Vini./ CNA.al

Lajmet e fundit nga