Connect with Us

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Sociale

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Publikuar

-

Pandemia shtyn shqiptarët të kursejnë për festat e fundvitit

Shqiptarët do të shpenzojnë më pak se në 2019-ën për festat e këtij fund-viti dhe planifikojnë që shpenzimet më të mëdha t’i bëjnë për ushqime. Janë këto rezultatet që kanë dalë nga sondazhi i realizuar në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram.

Të pyetur nëse për festat e fund-vitit 2020 do t’i reduktojnë apo do t’i shtojnë shpenzimet, vetëm 11% janë shprehur se do të shpenzojnë më tepër se një vit më parë, ndërkohë që shumica e përgjigjeve (89%) kanë qenë për “do të shpenzojmë më pak”.

Sa i përket kategorive të produkteve, pjesëmarrësit në sondazh janë shprehur se do të shpenzojnë më shumë për ushqime në tryezat e tyre (579 persona), për dhurata (265), për rroba të reja (253) dhe më pak për dekore festash (105).

Duke komentuar këto të dhëna, ekonomisti, njëherësh dekan i Tirana Business University, Gerti Dajçi, tha se “pandemia ka ndikuar drejtpërdrejtë në sigurinë ekonomike të shqiptarëve” duke i shtyrë drejt kursimeve, shkruan Euronews.

“Është situatë relativisht shumë e vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, ku shumica e shqiptarëve kanë një lloj pasigurie që i bën të shpenzojnë më pak. Historikisht, Shqipëria është një nga ato shtete ku në vend që njerëzit të shpenzojnë më shumë në festat e fundvitit, pasi dhe çmimet duhet të jenë më të ulëta, ndodh e kundërta. Njerëzit shpenzojnë më pak sepse çmimet janë relativisht më të larta në krahasim me vendet e tjera,” – shprehet Dajçi për #KUBI-n në Euronews Albania.

Një studim i publikuar së fundmi nga American Express tregon që britanikët do të shpenzojnë më shumë se një vit më parë për dhurata, rroba të reja dhe dekore festash. Ndryshe nga shqiptarët, britanikët do të shpenzojnë më pak për ushqime.

Ekonomisti Gerti Dajçi shprehet se është normale të shpenzojnë më shumë, pasi qeveria iu ka dhënë benefite dhe asistencë financiare njerëzve dhe punonjësve, përkundrejt asistencës financiare që jepet në vendin tonë.

“Për mua është qesharake. U dha një herë ndihmë me paketën e parë dhe pastaj nuk u dha më asgjë në Shqipëri. Gjithashtu, shqiptarët shpenzojmë më shumë se britanikët për ushqime, sepse ne e shohim më të nevojshme për të pasur gjithmonë ushqime të bollshme. Është pjesë e traditës sonë”, shprehet Dajçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Reshje bore dhe shiu/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Reshje bore dhe shiu/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Dita e enjte parashikohet me mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, nderësa në veriperëndim e jugperëndim me intensitet deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje reshje bore, në juglindje në lartësinë mbi 1600 metra.

LEXO EDHE:  Shifrat alarmante/ Shqiptarët thyejnë rekord në Ballkan

LEXO EDHE:  “A janë shqiptarët më të mirë në seks se të huajt?”/ Ja si përgjigjet Soni Malaj

Era nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 18-22m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 1°C deri në 9°C

vendet e ulëta 5°C deri në 17°C

vendet bregdetare 9°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Psikologët zbulojnë se çfarë po ëndërrojnë më shumë njerëzit gjatë pandemisë

Publikuar

-

Nga

Psikologët zbulojnë se çfarë po ëndërrojnë më shumë njerëzit gjatë pandemisë

Psikologët kanë studiuar sesi jeta e përditshme ndikon në ëndrrat tona për një kohë të gjatë dhe hulumtimi i fundit ka hedhur dritë se si pandemia COVID-19 dhe struktura e ndryshme e jetës së përditshme formojnë atë për të cilën ëndërrojmë.

Studimi tregoi se gjatë pandemisë, ndjenjat e zemërimit dhe trishtimit në ëndrra u bënë më të shpeshta dhe se njerëzit ëndërronin më shumë tema në lidhje me ndotjen dhe pastërtinë, shkruan Science Alert.

Megjithëse më parë supozohej se ëndrrat ishin një lloj vazhdimi i asaj që po ndodhte ndërsa ishim zgjuar, ky hulumtim i ri ofroi një pasqyrë interesante se si temat e distancës shoqërore dhe larjes së duarve ishin më të pranishme në ëndrra sesa frika e infeksionit të mundshëm nga COVID-19.

Studiuesit analizuan 239 raporte të ëndrrave të 67 të anketuarve nga Brazili. Raportet renditën përmbajtjen e ëndrrave para dhe pas futjes së bllokimit në mars dhe prill. Ekspertët raportuan një rritje të konsiderueshme statistikisht të numrit të fjalëve që lidhen me zemërimin dhe trishtimin, si dhe një rritje në fjalët që lidhen me ndotjen dhe pastërtinë.

LEXO EDHE:  “A do t’i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

LEXO EDHE:  Covid-19/ Si funksionon OKB gjatë pandemisë

Nga ana tjetër, nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në numrin e fjalëve që i referoheshin sëmundjes, shëndetit, vdekjes ose jetës.
Ekspertët thonë se është e mundur që ëndrrat gjatë këtij studimi ishin më shumë të përqendruara në ndryshimin e zakoneve të përditshme sesa në kujdesin për sëmundjen ose vdekjen, sepse raportet u mblodhën në valën e parë të një pandemie./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid-19 epidemiologu Ilir Alimehmeti/ Tregon gjendjen e tij shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Infektohet me Covid-19 epidemiologu Ilir Alihmeti/ Tregon gjendjen e tij shëndetësore

Infektohet me Covid epidemiologu Ilir Alihmehmeti.

Ai zbuloi se është prekur nga koronavirusi dhe është karantinuar në banesë.  Alihmehmeti tha se nuk është asimptomatik, por ka simptoma të lehta.

Më tej ai foli edhe për situatën në vend ndërsa theksoi se është herët për të parashikuar rikthimin në normalitet. Epidemiologu shtoi se shpresat janë që të ulet numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor./CNA.al

LEXO TE PLOTE