Connect with Us

Nuk do ta besoni/ Kjo është puna e parë që bënte Brad Pitt para se të bëhej i famshëm

Showbizz

Nuk do ta besoni/ Kjo është puna e parë që bënte Brad Pitt para se të bëhej i famshëm

Publikuar

-

Nuk do ta besoni/ Kjo është puna e parë që bënte Brad Pitt para se të bëhej i famshëm

Brad Pitt është një nga aktorët më të famshëm dhe të pasur në botë. Por jo gjithnjë ka patur luksin dhe famën me të cilën ai jeton sot.

Si shumë prej yjeve të ekranit, edhe Brad ka përshkuar një rrugë të vështirë për të arritur deri aty ku është sot.

Historia e tij vjen nga disa fillesa mjaft modeste, dhe vitet e tij të para në Kaliforni kaluan duke kryer punë të ndryshme për të jetuar. Dashuria e tij për kinematografinë ishte e madhe, dhe ndërsa bënte të pamundurën për të hyrë në qarqet e duhura, atij i duhet të siguronte jetesën.

LEXO EDHE:  U tha se partnerja i harxhoi të gjitha paratë/Aktori i njohur flet për marrëdhënien me bashkëshorten

Kur u transferua për herë të parë në Los Angeles, aktori punoi për restorantin “El Pollo Loco”, ku iu desh të vishej si një pulë dhe të shpërndante fletëpalosje si një mënyrë për të tërhequr klientë të rinj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Nga jeta personale, te karriera, deklaratat për homoseksualët dhe “Agimin e Artë”/ Kush është Notis Sfakianakis

Publikuar

-

Nga

Nga jeta personale, te karriera, deklaratat për homoseksualët dhe “Agimin e Artë”/ Kush është Notis Sfakianakis

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e djeshme këngëtarin e famshëm Notis Sfakianakis, pasi u kap me 2 gramë kokainë dhe 1 pistoletë në makinën e tij luksoze “Range Rover”.

Para togave të zeza ai tha se qarkullonte me armë pasi ishte në rrezik, ndërsa mungesën e lejes e justifikoi se i kishte mbaruar leja dhe nuk kishte pasur bërë rinovimin.

Këngëtari u procedua për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe sot do të dalë para prokurorisë.

Ndërkohë, media e shtetit fqinj “Protothema” bërë një profil të këngëtarit, që nga jeta personale, deri te karriera dhe deklaratat e bujshme për Perëndinë, homoseksualët dhe “Agimin e Artë”.

Shkrimi i plotë i Protothemës:

Ishte dimri i viti 1992 kur në klubin e natës u promovua fenomeni më i ri i Athinës. Ishte Notis Sfakanakis! Me lëkurë të errët, me mustaqe, ai kishte veshur një kostum të zi, jelek, kravatë, çizme kauboj dhe unaza të mëdha në gishtërinj. Ai nuk dukej si asnjë nga këngëtarët e tjerë të njohur të kohës. Ishte ndryshe në gjithçka: në pamje, në vendosje, në interpretim, në stil. Ishte njëkohësisht popullor dhe rock. Ai dukej i paarritshëm dhe kishte jë vetëbesim të pashpjegueshëm, një egocentrizëm primitiv që befasonte, por kënaqte.

“Ju jeni një pistoletë që më shënjoni, për të hapur vrima në zemrën time …”,- teksa të gjithë çohen në këmbë dhe i hedhin karafila. Ky vit dhe kjo këngë do të shënojë fillimin e karrierës së këngëtarit, e cila i shënoi suksese të shumta por edhe probleme të mëdha. Deri dje,  “pistoleta”, ajo që dikur e çoi atë në parajsë, ishte arsyeja e arrestimit dhe akuzave për armëmbajtje pa leje, por edhe për sasinë e kokainës që u gjet në makinën e tij.

Është e padiskutueshme që Sfakianakis është një kapitull i veçantë për këngën popullore bashkëkohore dhe historinë e jetës së natës. Ai është këngëtari që për shumë vite shënonte rekorde me shitjen e albumeve të tij, ai që këndonte, në mënyrën e tij unike, për gëzimet dhe dhimbjet e dashurisë, që e portretizonte si mashkullin e ashpër që duronte vështirësitë por në të njëjtën kohë edhe qante me të madhe. Pas repertorit të tij të larmishëm, jo vetëm në këngët popullore, por edhe në ato rock, gjithmonë fshihej një shpirt në prag të shpërthimit, ndonjëherë provokues, një karakter i ngurtë, , konservator për shumë çështje të rëndësishme, shpesh egocentrik dhe sigurisht aspak modest pasi ai gjithmonë besonte se diversiteti i tij e bënte atë superior ndaj të tjerëve. Besimi e çoi atë në arrogancë. Por kriza financiare erdhi dhe mori para gjithçka.

“Diskografia” ra, nata ishte e vështirë dhe atij nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ndante “mbretërinë” e tij të natës.

LEXO EDHE:  Jo vetëm aktor dhe moderator! Bes Kallaku paska qenë futbollist, madje edhe e kanë “kërcënuar”

LEXO EDHE:  U tha se partnerja i harxhoi të gjitha paratë/Aktori i njohur flet për marrëdhënien me bashkëshorten

Sjellja patriotike dhe mbështetja provokuese ndaj Agimit të Artë

Ishte ajo natë e çmendur në Dhjetor 2013, në Athenaida, kur këngëtari, me rastin e kremtimit të albumit të tij të ri, doli publikisht në mbështetje të Agimit të Artë. Çfarë na tha Notis Sfakianakis atë natë?

“Agimi i Artë nuk është fashist! Është e domosdoshme që ne të mbështesim Agimin e Artë, sepse nëse nuk e ka agim, të tjerët kanë vetëm errësirën. Nëse një parti duhet të udhëheqë Greqinë, ajo është Agimi i Artë.”

Në vitet e ardhshme ai do të shprehte, disa herë publikisht, mbështetjen e tij për formacionin neo-nazist në kontekstin e një “patriotizmi” të vetëshpallur të tepruar, të cilin, natyrisht, ai e kishte zbuluar që në hapat e tij të parë. Sigurisht, Notis nuk qëndroi vetëm në politikë. Ai shprehu publikisht dhe me përpikëri mendimin e tij edhe për çështje të tjera. Për shembull, homoseksualitetin, duke pretenduar se “homoseksualët bëhen përmes stilit të jetës, ata nuk lindin të tillë” dhe se “nuk është normale por e natyrshme”.

As feja dhe kisha për të cilën ai kishte deklaruar se i besonte në të kaluarën nuk shpëtoi nga shigjetat e tij: Unë besoj në atdheun dhe familjen. Unë jam agnostik. Unë besoj në dashuri, por nuk e kam parë Zotin, nuk e njoh atë. Kisha, e dini, tradhtoi Greqinë gjatë pushtimit turk, fitoi toka, prona. A është rastësi që ata kanë pronë dhe shufra ari? Si jua jep pushtuesi? Gjithë sa ka për të ofruar është përjetësimi i gjuhës sonë. Gjuha e vërtetë greke lexohet nga priftërinjtë nga Ungjijtë ”.

Më e keqja nga të gjitha, megjithatë, dhe ndoshta ajo që çoi në largimin e shumë prej ndjësve të tij  është se ai nuk i mbajti pikëpamjet e tij për vete, por u kujdes që t’i shprehte ato në pistë, në orët e para të mëngjesit, midis alkoolit dhe duhanit! Njerëzit paguanin bujarisht për të dëgjuar këngët e tij dhe ai u shprehte predikimet ideologjike si një profet modern në një vend që ishte krejt i papërshtatshëm.

Në një farë mënyre Notis Sfakianakis filloi të bëhej i lodhshëm, por gjithashtu zemëroi shumë njerëz. Kolegët e tij, nuk ishin më të gatshëm të toleronin çuditshmërinë e tij. Por ai zgjodhi të shkojë përtej rolit të tij, ai nuk arriti të kontrollojë kotësinë, arrogancën dhe besimet e tij ekstreme. Pritet që, herët a vonë, do të vinte koha që ai të paguante faturën e veprimeve të tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

U gjobit me 10 mijë paund për shkelje të rregullave të izolimit/ Rita Ora kërkon falje publike

Publikuar

-

Nga

U gjobit me 10 mijë paund për shkelje të rregullave të izolimit/ Rita Ora kërkon falje publike

Këngëtarja Rita Ora, ka kërkuar falje publike pasi u gjobit me 10 mijë £ për shkelje të rregullave të izolimit.

Ajo ka thënë se shkelja ka qenë “gabim serioz dhe i paarsyetuar”.

E përditshmja Sun ka publikuar disa fotografi të Oras dhe të tjerëve, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, duke arritur në restorantin Cas Cruz në Londër, ditën e shtunë.

Sipas rregullave aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet dhe baret duhet të jenë të mbyllura, përveç shërbimit “merr me vete” apo dërgesave në shtëpi.

LEXO EDHE:  U fejuan vetëm dy javë më parë: Aktori i famshëm ka një kërkesë madhore për të dashurën

LEXO EDHE:  Aktori i njohur harxhon 500 mijë euro/ Paguan kreditë e 1398 fermerëve

Britanikeve u është ndaluar edhe që të takohen në ambiente të mbyllura me pjesëtarë të familjes.

Ora ka shkruar në rrjetet sociale se: “Ka qenë vendim i nxituar, që është bërë me mendimin se po dalim nga izolimi dhe një gjë e tillë do të jetë në rregull”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se tani e kupton “sa të papërgjegjshme kanë qenë veprimet e saj dhe se ajo merr përgjegjësi të plotë”./CNA.al

Festoi me miqtë për 30-vjetorin/ Rita Ora gjobitet me 10 mijë paund

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Mua më ka munguar babai”/ Gold Ag bën dedikimin prekës për të birin

Publikuar

-

Nga

“Mua më ka munguar babai”/ Gold Ag bën dedikimin prekës për të birin

Me datë 28 Nëntor, reperi Gold Ag u bë baba për herë të parë. Këtë lajm të bukur Gold e ndau me të gjithë në rrjete sociale ku nëprmjet një postimi shkruante:

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, shkroi Gold Ag.

Pas kësaj Gold Ag ka publikuar një foto ku shfaqet me të birin, imazhin e të cilit nuk e ka treguar por krahas fotos bën dedikimin tejet prekës.Gold ag shkruan se atij i ka munguar babai, por të voglit nuk i mungon asgjë.

LEXO EDHE:  Kivanç Tatlitug i ‘rrëmben’ rolin aktorit të njohur amerikan

LEXO EDHE:  Përlotet Agron Llakaj, kujton bisedën dhe këshillën e Koços: Kur kalova Covidin më tha “Pa Panik”

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime. Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund. Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin. Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha. Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, shkruan reperi./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

LEXO TE PLOTE