LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan dinjitoz, racë në zhdukje!

21 Nëntor 2020, 21:40, Politikë CNA
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Patozi: Humbëm një politikan

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reagur pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike.

Patozi shkruan se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.

?Bashkim Koplikun nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë. Kur ai ishte politikan aktiv, unë bëja shkrime gazetash, ndërsa pas vitit 1997 ndërruam rolet.

Por kjo nuk më ka penguar ta respekoj në distancë për angazhimin e vazhdueshëm atdhetar dhe qytetar, të cilin nuk e ndau deri në ditët e fundit të jetës.

Edhe pse mund të mos kem qenë gjithmonë dakord me qëndrimet e tij, kam bindjen se Shqipëria humbi sot një burrë të përkushtuar dhe një politikan dinjitoz, nga ata, që përherë e më tepër në këtë vend, fatkeqësisht, po konsiderohen si racë në zhdukje.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga