Connect with Us

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi

Bota

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi

Publikuar

-

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi

Mbreti i Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Grupit 20, ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit ka pasur tronditje ekonomike dhe humbje sociale, andaj ai u ka bërë thirrje anëtarëve të këtij grupi “që të bëjmë më të mirën për të tejkaluar këtë krizë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”.

Pandemia e koronavirusit deri më tani ka lënë të vdekur mbi 1,3 milion njerëz në mbarë botën.

“Ne e kemi për detyrë që së bashku ta trajtojmë këtë sfidë gjatë këtij samiti dhe të japim një mesazh të fortë paqeje dhe sigurie”, tha mbreti saudit.

Mbreti Salman i bëri thirrje liderëve që të ofrojnë mbështetje shteteve të zhvilluara që të koordinohen për këtë çështje. Monarku saudit tha se vendet e G20-ës gjatë këtij viti duhet të injektojnë më shumë se 11 trilionë dollarë në ekonominë botërore, me qëllim që të mbështeten bizneset dhe njerëzit që janë prekur më së shumti nga kriza.

Ai gjithashtu përgëzoi grupin e G20-ës për zgjerimin e mbrojtjes kundrejt vendeve më të prekura nga recensioni botëror, përfshirë edhe vendimin e këtij grupi për të pezulluar pagesat e borxhit për vendet më të varfra të botës deri në mesin e vitit 2021, në mënyrë që këto shtete të mund të përqendrohen në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe programet stimuluese.

LEXO EDHE:  Pampuri nga spitali i Durrësit/ "Asnjë masë për koronavirusin, qeveria propagandë boshe"

Mbreti Salman foli në këtë samit përmes një video-konference, për shkak se kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë pamundësuar që ky samit të mbahet në Riad. Arabia Saduite po udhëheqë presidencën e G20-ës për herë të parë.

Megjithatë, Mbreti saudit tha se është i “bindur se samiti i Riadit do të japë rezultate të rëndësishme dhe do të çojë në miratimin e politikave ekonomike dhe sociale që do të rikthejnë shpresën dhe sigurinë për njerëzit në botë”.

Shtetet anëtare të G20-ës përfaqësojnë rreth 85 për qind të prodhimit ekonomik botërore dhe tre të katërtën e tregtisë ndërkombëtare. Në këtë grup bëjnë pjesë ekonomitë më të pasura dhe më të zhvilluara të botës të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Turqia, Franca, Gjermania, Britania, Brazili, Rusia dhe vende të tjera.

Presidenti rus, Vladimir Putin u tha liderëve të G20-ës se Rusia është e gatshme t’iu ofrojë vaksinën Sputnik V për koronavirus shteteve që kanë nevojë. Moska pretendon se kjo vaksinë është mbi 90 për qind efektive, por për këtë vaksinë ende nuk janë kryer testimet e fazës së tretë.

Presidenti amerikan, Donald Trump po ashtu pritet të marrë pjesë në sesionet virtuale, por është ende e paqartë nëse ai do të flasë në këtë samit. Shumë nga liderët e G20-ës kanë uruar presidentin e zgjedhur, Joe Biden, i cili mposhti Trumpin në zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet numri i infeksioneve ditore në Rusi/ Moska goditet rëndë

Publikuar

-

Nga

Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njoftoi të shtunën për 17,906 raste të reja infeksionesh, më shumë se dyfishi i numrit ditor që nga fillimi i muajit qershor.

Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja janë shënuar në Moskë, ku rastet janë trefishuar këtë muaj. Rritja e numrit të infeksioneve ka alarmuar zyrtarët të cilët kanë shtuar kufizimet me qëllimin pengimin e përhapjes së infeksioneve.

Moska, periferia e saj dhe dy rajone të tjera ruse dhanë urdhër këtë javë për vaksinime të detyrueshme për punonjësit në fushat e tregtisë, arsimit dhe sektorë të tjerë të shërbimeve.

LEXO EDHE:  Covid-19 godet rëndë transportin ajror/ A është ky fundi i fluturimeve “low-cost”?

LEXO EDHE:  “Mos bini pre e idiotësirave”/ Tritan Kalo mesazh të fortë: Covid-19 nuk kursen asnjë moshë

Kryeqyteti rus ka mbyllur restorantet nëpër qendrat tregtare dhe ka kufizuar orarin e shërbimeve me porosi për restorantet dhe baret në mbarë qytetin.

Rusët janë shumë hezitues ndaj vaksinimeve ndërsa vetëm afro 12% e popullsisë ka marrë një dozë. Rreth 5.3 milionë raste janë raportuar në vendin me 146 milionë banorë. Rusia ka njoftuar për 128,911 vdekje, ndërsa ekspertët thonë se shifrat e infektimeve dhe vdekjeve mund të jenë më të larta./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata shëndetësore në Itali/ Ja sa raste me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Situata shëndetësore në Itali/ Ja sa raste me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka përditësuar shifrat e të infektuarve me Covid-19.

Autoritetet e shtetit fqinj bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë kryer 249,988 testime dhe nga këta kanë rezultuar 1,197 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1,147 raste.

Gjithashtu kanë humbur jetën 28 të infektuar, ndërsa dje u regjistruan 35 fatalitete.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Eksperti apel qeverisë: Njerëzit duan ndihmë

LEXO EDHE:  Pampuri nga spitali i Durrësit/ "Asnjë masë për koronavirusin, qeveria propagandë boshe"

Shkalla e pozitivitetit ka ardhur duke rënë, pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane është 0.48%./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen e kufijve nga shumë vende për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky është numri më i lartë i refugjatëve i regjistruar ndonjëherë.

Ajo që është mjaft tronditëse është fakti se gjatë dhjetë viteve të fundit numri i njerëzve që janë refugjatë ose janë zhvendosur me forcë është dyfishuar. Rreth 48 përqind janë fëmijë ose të rinj, kështu që ne vërtet kemi breza fëmijësh të cilët janë larguar nga vendet e tyre të origjinës”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së.

OKB-ja njofton se në përgjithësi, 1 në 95 njerëz janë zhvendosur me forcë, duke përfshirë më shumë se gjysmën e popullsisë së Sirisë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Sirianët përfaqësojnë grupin më të madh të të zhvendosurve ndërkombëtarisht dhe ekspertët thonë se nevojat e tyre janë të shumta.

Edukimi dhe shëndeti mendor janë çështje kryesore. Për shembull ne kemi shumë refugjatë sirianë të traumatizuar dhe ata nuk mund ta kuptojnë. Pra, ju duhet të punoni për shëndetin mendor, plus edukimin e tyre”, thotë Nancy Yarmout nga organizata “Rescue Me” .

LEXO EDHE:  Covid-19 godet rëndë transportin ajror/ A është ky fundi i fluturimeve “low-cost”?

LEXO EDHE:  Zgjatja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore/ Rudina Hajdari “zë ngushtë” mazhorancën

Venezuelianët përbëjnë grupin e dytë më të madh, të njerëzve të zhvendosur me forcë.

Shumë prej tyre kanë shkuar në Kolumbi. Zhvendosja nga Amerika Qendrore është rritur 50 herë gjatë dhjetë viteve të fundit, me shumë refugjatë që drejtohen në veri për në Shtetet e Bashkuara.

Besoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mendosh për refugjatët jo si një barrë për shoqërinë, por të mendosh për ta si konsumatorë dhe kontribues, sepse ata në të vërtetë shtojnë rritjen ekonomike … shtojnë zhvillimin ekonomik”, thotë Richard Albright, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Numri i fëmijëve të pashoqëruar në vitin 2020 po ashtu ishte i lartë, sipas raportit të OKB-së. Dhe ndryshimi i klimës ishte një nga faktorët që shkaktoi zhvendosje të njerëzve në gjithë botën.

Nevoja për burime, ujë, tokë … Nevoja për ushqimin e bagëtive, për të shtuar të korrurat… Të gjitha këto preken nga ndryshimi i klimës, dhe çojnë në konflikt. Më pas konflikti sjell zhvendosje”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së

Raporti i OKB-së tregon se 86 përqind e njerëzve të zhvendosur përtej kufijve janë pritur nga vendet në zhvillim./ VOA

LEXO TE PLOTE