Ku ishte vendlindja e njerëzve modernë?
Përgjigja për pyetjen e madhe “Nga erdhi specia jonë”, ka qe...
Në mesin e një lufte tregtare në vazhdim, një beteje përshkallëzuese për epërsi teknologjike, dhe intensifikimit të konkurrencës strategjike,amerikanët dhe kinezët bien të paktën dakord që viti 2020, ka qenë i keq për Shtetet e Bashkuara.
Këtë verë një sondazh i ?Wall Street Journal?, zbuloi se 80 për qind e amerikanëve mendonin se vendi i tyre ?po del jashtë kontrollit?. Mbledhja e të dhënave të opinionit publik në Kinë është një punë e vështirë , por të dhënat e disponueshme sugjerojnë se vlerësimi mbi SHBA-në në Kinë ka rënë ndjeshëm këtë vit.
Por ky perceptim i përgjithshëm kinez, maskon një larmi karakteristike të madhe pikëpamjesh midis 1.3 miliardë njerëzve. Është e lehtë për amerikanët e lodhur nga politika dhe pandemia të imagjinojnë se Kina është duke qeshur tani me vuajtjet e Amerikës.
Por në fakt, kinezët janë konfuzë edhe për Amerikën. Trazirat politike dhe shoqërore të Amerikës, dhe dështimi për ta kontrolluar pandeminë e koronavirusit, i kanë dhënë sigurisht forcë të shtuar perceptimeve para-ekzistuese të rënies së SHBA-së, sidomos në sfondin e reagimit të suksesshëm të Kinës ndaj pandemisë.
Administrata Trump në përgjithësi, dhe reagimi i saj kaotik ndaj pandemisë në veçanti, shihet gjerësisht se e ka dëmtuar prestigjin amerikan në favor të Kinës. Prandaj në mediat sociale kineze dominon slogani:?Trump po ndërton Kinën!?.
Hu Xijin, redaktori nacionalist i gazetës shtetërore kineze ?Global Times?, u kërkoi amerikanë vetë rizgjidhnin Trumpin, pasi ?skifterët? përreth tij e forcojnë ?solidaritetin dhe kohezionin brendshëm? të Kinës. Nga ana tjetër, rënia e përshpejtuar shihet si forcim i vendosmërisë amerikane për ta frenuar ose rrethuar Kinën.
Që në vitin 2016, Qendra e Kërkimeve Pew në SHBA, zbuloi se 54 për qind e kinezëve mendonin se ?SHBA-ja po përpiqej të pengonte Kinën të bëhet po aq e fuqishme sa ajo?.Dhe marrëdhëniet që nga ajo kohë janë përkeqësuar.
Fu Ying, një politikane e shquar kineze, thotë se ndoshta për shumicën e kinezëve ?strategjia e SHBA-së për konkurrencën, synon të kufizojë në mënyrë efektive Kinën në të gjitha aspektet?.Papërshtatshmëria e perceptuar e Trumpit, mund të ketë krijuar disa fansa të tij kinezë, dhe retorika e tij e ashpër ndaj Kinës, është parë si një dhuratë politike për Xi Jinping.
Por Shi Yinhong, një profesor i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin, vëren se Trump ka adoptuar një ?qasje makiaveliane ndaj Kinës?, dhe se ?Shtëpia e Bardhë e Trump, drejtohet nga skifterët anti-Kinë?.
Ndërkohënuk është e qartë, siç pretendon Trump, nëse elitat kineze preferojnë ish zëvendëspresidentin dhe presidentin e zgjedhur të SHBA-së Joe Biden, që e ka përshkruar Xi Jinping si një ?bandit?, dhe ka sinjalizuar qëllimin e tij për të forcuar aleancat e SHBA-së, dhe për të organizuar një ?samit të ri të demokracive?.
Wei ZongYou, profesor i specializuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë në Universitetin Fudan, tha për?Morning South Post? në Kinëse nën një administratë Biden ?tendenca rivalizuese nuk do të ndryshojë?. Të rinjtë kinezë, i kanë parë historikisht Shtetet e Bashkuara më pozitivisht sesa të moshuarit.
Por në vitin 2020, kjo mbështetje duket se po bie me shpejtësi. Sondazhet gjatë pandemisë tregojnë se mbështetja për SHBA-në nga kinezë 18-30 vjeç, ka rënë më shumë sesa tek grupmoshat më të vjetra. Një pjesë e kësaj rënie, ka të bëjë ndoshta me erozionin e perceptuar të përvojës studentore kineze në Amerikë.
Mbylljet e kampuseve në universitetet amerikane, që strehojnë rreth 360.000 studentë kinezë, për shkak të pandemisë, dhe një goditje e qeverisë amerikane ndaj veprimtarisë së spiunazhit nga një pakicë e atyre studentëve, ka shkaktuar zhgënjim ndaj Amerikës.
Një student kinez në Shtetet e Bashkuara,u shpreh për BBC se Amerika është tani ?anti-Kinë?. Tensionet pandemike dhe SHBA-Kinë, ka të ngjarë që të forcojnë prirjen para-pandemike tek një pjesë më e madhe të studentëve kinezë, që rikthehen në shtëpi pas diplomimit.
Megjithatë, krahas triumfalizmit, zemërimit dhe zhgënjimit, admirimi për Amerikën mbetet. Në Kinë bëri përshtypje lajmi që amerikanët fituan Çmime Nobel në 5 nga 6 kategori këtë vit. Në vitin 2019, komuniteti shkencor kinez mbajti në Shangai një ?Forum Botëror të Laureatëve?, pjesërisht për të mësuar se si Kina mund të ketë fituesit e saj të Çmimit Nobel në Shkencë.
Me këtë rast, Chengxin Pan, një akademike kineze, tha për?Morning South Post? se Çmimi Nobel në shkencë është si ?Grali i Shenjtë? për Kinën. Por ky çmim është ende mjaft i pakapshëm për shkencëtarët kinezë.
?Kina vazhdon t?i bëjë lajka Amerikës përmes imitimit edhe në zona të tjera. Analistët në SHBA nxituan të theksojnë se raketat e re hapësinore kineze, ka një ngjashmëri të madhe me raketën US SpaceX Falcon 9?- thotë ajo.
Pikëpamjet mesatare kineze mbi Amerikën u bënë më negative në vitin 2020. Por ndjenjat specifike në gjithë shoqërinë kineze janë komplekse dhe kontradiktore, ashtu siç janë në shoqërinë amerikane në tërësi. Është e lehtë të harrosh se Kina supozohet se kishte një vit të keq vitin e kaluar për shkak të protestave në Hong Kong, dhe denoncimit ndërkombëtar për shkak të trajtimit prej saj të ujgurëve në Xinjiang.
Por tanimë ajo duket e harruar. Mbase mësimi është se historia është plot me tendenca gjysmë të formuara, të papritura, dhe moda që kalojnë shpejt. Misioni gati i pamundur, është t?i dallosh ato në kohë reale nga forcat kryesore.
Shënim: Evan Sankey, studiues në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare Paul H.Nitze të Universitetit Johns Hopkins. / ?National Interest?
Përgjigja për pyetjen e madhe “Nga erdhi specia jonë”, ka qe...
“The Economist”Çfarë ndryshimesh mund të sjellë një grindje ...
Nga Paul Hudson “Financial Times”Jemi duke hyrë në një fazë ...
Harold James ka shkruar mbi globalizimin dhe shkatërrimin e ...
Në Ligjin e Mbrojtjes nga Infektimet, të miratuar kohët e fu...
Duket se një vijë e hollë i ka lidhur gjithnjë epidemitë shk...
Një nga studimet e para të bazuara tek imazhet spektroskopik...
“Fox News”Avokati personal i presidentit Donald Trump, Rudi ...
Gjatë gjithë viteve të arta të “Pax Americana”, familja Kene...
Nga John Lichfield “Politico.eu”Dy vjet më parë, në nëntorin...
Nga Tim Judah “The Economist”Ndërsa vendet evropiane do të k...
Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varre...
Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e k...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Amerika po futet sërish në bllo...
Një vit më parë, nëse shikoje dikë që mbante maskë, mendja t...
Një test i shpejtë për të treguar nëse një person ka qenë i ...
Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye p...
Nga Natalie Goodnow “The Hill”“Pse shpresoj të vdes në moshë...
Edhe pse jemi në një pandemi, nuk ka vetëm Covid-19. Sëmundj...
1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)I vetmi akt ci...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...