Connect with Us

Ku ishte vendlindja e njerëzve modernë?

Blog

Ku ishte vendlindja e njerëzve modernë?

Publikuar

-

Përgjigja për pyetjen e madhe “Nga erdhi specia jonë”, ka qenë prej kohësh Afrika. Shumica e shkencëtarëve besojnë se diku në kontinentin Afrikan, njerëzit modernë evoluan rreth 200.000 vjet më parë përpara se të përhapeshin në të gjithë botën, dhe të bëheshin speciet dominuese që jemi sot.

Gjetja e provave për këtë është shumë sfiduese, pasi mbetjet e Homo Sapiensit më të vjetër – paraardhësit ynë i largët që besohet të jenë ndarë nga Neandertalët rreth 500.000 vjet më parë – janë të pakta. Shumica e tyre janë gjetur në Afrikën Lindore. Në vitin 2003 një kafkë e gjetur pranë një fshati në Etiopinë Lindore, datonte rreth 160.000 vjet më parë. Tiparet e saj anatomike – një tru relativisht i madh, kafka me një cipë të hollë dhe balli i sheshtë – e bëri atë njeriun më të vjetër modern të zbuluar ndonjëherë. Dy vjet më vonë, ky status u mor nga një disa kafka të pjesshme të zbuluara në Omo-Kibish, një tjetër sit i vjetër arkeologjik në Etiopian. Zbulimet në Omo-Kibish, e shtynë edhe me 35 mijë vite historinë e njerëzve modernë, dhe përbënin më shumë prova, që e tregojnë Afrikën Lindore si djepin e njerëzimit.

Bollëku i provave, bëri që antropologët, gjenetistët dhe paleontologët, të besonin se aty ishte fillimi i udhëtimit të njerëzve modernë. Por zbulimet e shumta në vitet e fundit, e sfidojnë këtë koncept. Në vitin 2017, paleontologu Zhan Hublin bëri një zbulim, që e ndryshoi historinë e njerëzimit. Që nga vitet 1980, Hublin kishte studiuar fosile të veçanta të gjetura në një shpellë në një rajon malor të shkretë të Marokut në Afrikën e Veriut. Mbetjet treguan fytyra të rrafshëta dhe që dukeshin shumë të ngjashme me ne, madje më shumë sesa kushërinjtë tanë të Neandertalit.

Nofullat dhe dhëmbët e tyre të zgjeruar, bashku trurin gjatësor, sugjeruan se ai i përkisnin një specie primitive që ka jetuar rreth 150.000 – 200.000 vjet më parë. Kjo moshë nuk i përshtatej modelit të zbulimeve të mëparshme, apo vizioneve dominuese se si filloi historia jonë.
Pra, kur testet në vitin 2017 i përcaktuan zbulimet e Hublin në Marok i rreth 300.000 vjeaçare, paleontologu u shtang.

“Ishte një gjë zbulim i madh. Unë prisja diçka më të vjetër se 200.000 vjet, por jo aq të vjetër. Kjo na bëri të rishikojmë plotësisht historinë e evolucionit të specieve tona”- tha ai.

Besohet se speciet njerëzore u ndanë nga paraardhësit e tyre më të vjetër të gjallë, majmunët, rreth 6 milion vjet më parë për të formuar Homo Sapiensin. Njerëzit modernë u ndanë nga Neandertalët rreth 300.000-600.000 vjet më parë. Ndërkohë 40.000 vjet më parë, ne filluam të përhapeshim nga Afrika në pjesën tjetër të botës. Por origjina e vërtetë e njerëzve modernë, është shumë e diskutueshme. Në vitin 2019, një grup studiuesish të udhëhequr nga Vanesa Hajes, një gjenetiste në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Garvan dhe Universitetin e Sidneit në Australi, doli me një përgjigje mbi këtë çështje.

LEXO EDHE:  Boom shifrash nga Covid-19/ Humbin jetën 11 persona

Grupi studioi simulimet kompjuterike të klimave të mëparshme dhe ADN-në moderne mitokondriale (mtDNA). Ai ekzaminoi gjithashtu ADN-në e 200 njerëz të gjallë të grupeve të ndryshme, duke e krahasuar atë me ADN-në mitokondriale të më shumë se 1.000 afrikanëve të tjerë, kryesisht nga Afrika e Jugut. Dhe u zbulua se prejardhja më e vjetër e mtDNA e gjetur sot, i përket folësve të Khoisan, një gjuhë e përdorur nga gjuetarët në Namibi dhe Afrika e Jugut. Meqenëse kjo origjinë gjendet vetëm tek njerëzit e gjallë në Afrikën e Jugut, studimi arriti në përfundimin se ata janë popullata stërgjyshore e të gjithë njerëzve të gjallë . Pra atdheu ynë stërgjyshor, u gjurmua në një rajon jugor të lumit Zambezs në Botsvanën Veriut, një zonë e gjelbër në kufi me liqene të mëdha. Studimi në fjalë, bëri bujë në mediat e gjithë botës. Por përfundimi i tij, nuk është pranuar plotësisht nga ekspertët e fushës.

 

“Është njëlloj si të shohësh popullatat moderne dhe të thuash:Ata që janë sot këtu, kanë linjat më të vjetra gjenetike, prandaj ky duhet të jetë vendi i origjinës së njerëzve modernë Por ne nuk e dimë se ku gjenedeshin paraardhësit e atyre njerëzve. Pra, a gjendeshin ata dikur tjetër 50.000 vjet më parë?”-thotë Sara Tiskof, gjenetiste e evolucionit njerëzor në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA.

Tiskof dhe disa nga kolegët e saj, flasin për valët e njëpasnjëshme të migrimit njerëzor gjatë gjithë historisë, siç është zgjerimi i Bantu-së, gjë që sugjeron që përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Ata gjithashtu vënë në dyshim përdorimin e mtDNA për të hartuar prejardhjen tonë, pasi ajo ofron një panoramë të kufizuar të prejardhjes. Studimet e fundit, kanë hedhur dyshime mbi premisën që njerëzit modernë kanë një origjinë të vetme. Provat në rritje të kryqëzimit ndërmjet specieve njerëzore, sugjerojnë se ka pasur një evolucion lara-lara në grupe dhe rajone të ndryshme./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Vrau mbi 300 njerëz/ Kush ishte Xhuzepe Greko, “kasapi” i mafies siçiliane “Cosa Nostra”

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ende frikë në zemrat e siçilianëve edhe sot e kësaj dite. Kjo pasi ai konsiderohet si një nga vrasësit serialë më të mëdhenj jo vetëm në historinë e Italisë por edhe të botës.

I lindur në vitin 1952 në qytetin e vogël Çiaçuli, Xhuzepe Greko njihej me nofkën “Scarpuzzedda”ose “Këpuca e vogël” në dialektin siçilian. Dihet pak mbi jetën e tij të hershme. Ndërkohë është i mirënjohur fakti që xhaxhai i tij, Mikele Greko ishte kreu i Komisionit të mafias siçiliane “Cosa Nostra”, dhe i njohur me nofkën “Papa” në qarqet e krimit të organizuar.

Mafia ishte një biznes familjar për Grekot. Ruajtja e një profili të ulët, i dha mundësi kësaj familje të miqësohej sa me politikanët po aq dhe me mafiozët. Mikele Greko bëri gjithçka për t’u dukur si një njeri i Zotit, si një lexues i madh i Biblës dhe si një njeri popullor i masave. Por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur burgun.

Xhuzepe Greko

Me shembullin e dhënë nga xhaxhai i tij, nuk është çudi që Xhuzepe Greko ishte në gjendje të ngrihej shpejt në hierarkinë e mafies siçiliane. Dhe ai fitoi famën e tij gjatë së ashtuquajturës Lufta e Dytë e Mafies.

Në atë kohë Greko u bë i njohur si vrasësi më i madh i mafies i të gjitha kohërave. Ndërsa Amerika ishte ende duke u tronditur nga Lufta e Vietnamit, familjet mafioze siçiliane po përgatiteshin për një luftë të egër midis tyre.

Të udhëhequr nga Salvatore “Toto Rina”, korleonezët, një grupim mafioz që vinte nga qyteza e vogël e Korleones, në afërsi të Palermos, ishin ata që nisën Luftën e Dytë tëMafias në vitin 1978, ndërsa Xhuzepe Greko dhe familja e tij u pozicionuan në anën e tyre.

Në vitin 1970, u formua Komisioni i mafies siçiliane, duke pasur në krye Toto Rinën. Deri në vitin 1978, Komisioni përbëhej nga Rina, Xhuzepe Kalo, Filipo Markeze, Rozario Rikobono dhe Mikele Greko. Ndërkohë në vitin 1981, Komisioni formoi atë që do të njihej si Skuadra e Vdekjes, e cila drejtohej nga Xhuzepe Greko.

I njohur në të gjithë Siçilinë për atentatet e tij me armën AK-47 (kallashnikov), i riu Greko merrte shpesh urdhra nga Rina, por në ndonjë rast edhe nga xhaxhai i tij. Ai drejtoi një skuadër vrasësish ku përfshiheshin Xhuzepe Lukeze, Mario Prestifilipo dhe Xhuzepe Markeze.

Një raport i një komision hetimor të parlamentit italian, përshkruan në detaje aktivitetet e Skuadrës së Vdekjes. Gjatë viteve 1981-1983, të paktën 400 njerëz vdiqën nga dora e mafies vetëm në Palermo, dhe të paktën 400 të tjerë vdiqën në të gjithë Siçilinë me urdhër të Komisionit.




Toto Rina

LEXO EDHE:  271 pacientë të shtruar në spitalet Covid/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

LEXO EDHE:  “Nuk hesht”/ Topalli "bën për ujë të ftohtë" Bashën: Largoi thuajse gjithë historinë e PD

Fotografja Leticia Batalja, e cila kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj si fotoreportere duke dokumentuar Luftën e Dytë të Mafias, deklaroi në një rast për britaniken “Daily Mail” se jeta në Siçili u bë shumë brutale.“Ndonjëherë kishte edhe 5 vrasje brenda një dite. Ne nuk kishim përjetuar kurrë më parë një dhunë të tillë. Unë rishoh sot fotot e mia të realizuara në atë kohë, dhe ka vetëm gjak, gjak, gjak”- shprehej ajo.

Xhuzepe Greko cilësohet si fajtor për të paktën 80 nga mijëra vrasjes e Skuadrës së Vdekjes.

Ndër shumë vrasjet e kryera nga Greko, ndoshta më tronditëse ishte vrasja e mafiozit Salvatore Inserilo në Palermo. Në vitin 1980, pasi Inserilo u nda nga korleonezët, Greko e vrau Inserilon në momentin kur ky po shkonte të takonte të dashurën e tij, duke ia copëtuar trupin duke e qëlluar me breshëri të AK-47.

Dhe kur ai mësoi se djali 15-vjeçar i Inserilos ishte betuar për hakmarrje, ai e rrëmbeu këtë të fundit, ia preu njërën dorë, dhe më pas e qëlloi për vdekje në kokë, dhe e shkriu kufomën e tij në acid. Salvatore Rina, u arrestua dhe u nxor para drejtësisë në vitin 1993, pasi i kishte shpëtuar për 23 vjet policisë.

Lufta e Dytë e Mafias ndryshonte nga e para, pasi këtë herë korleonezët e udhëhequr nga Rina i shpallën posaçërisht luftë shtetit italian. Para ngjitjes së Rinës në krye të “Cosa Nostra”, mafia vriste shumë rrallë përfaqësuesit e shtetit, vetëm atëherë kur nuk shihte rrugë tjetër.

Por falë ndikimit të Rinës, ajo mbetet edhe sot e kësaj dite një taktikë e zakonshme. Ndërkohë, korleonezët nuk vranë vetëm armiqtë por edhe aleatët e tyre. Në vitin 1983, Rina urdhëroi vrasjen e Filipo Markezes dhe Rozario Rikobonos, të cilët e kishin humbur besimin e tij.

Madje Xhuzepe Greko dhe grupi i tij u dërguan të vrisnin vëllezërit e një anëtari tjetër të Skuadrës së Vdekjes, Vincent Puçio, për të provuar besnikërinë e këtij të fundit ndaj Rinës.

Por në fund, do ta pësonte edhe vetë Greko. Ndonëse data e tij e saktë e vdekjes mbetet e panjohur, mafiozët e penduar, dëshmuan më vonë se Rina urdhëroi vrasjen e Xhuzepe Grekos menjëherë pas vdekjes së hetuesit Antonino Kasara.

Rina ishte e shqetësuar se Greko po bëhej “shumë ambicioz”. Ai urdhëroi që trupi i vrasësit të tij më të besuar të shpërbëhej në acid, duke i siguruar “Scarpuzzedda-s” të njëjtin fund qëai u kishte shkaktuar dhjetëra viktimave të tij. Vetë Rina u shpall fajtor për dhjetëra vrasje, dhe mori 26 dënime të përjetshme me burg./ allthatsinteresting–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Absurditete ballkanike/ Kur një qen shkaktoi luftë midis Greqisë dhe Bullgarisë në vitin 1925

Publikuar

-

Nga

cna lajme, cna blog

Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, burimeve natyrore, besimeve fetare apo politikës. Kur njerëzit thonë se “luftërat janë zhvilluar edhe për shkaqe absurde”, ata zakonisht kanë të drejtë. Në fakt në vitin 1925, midis 2 vendeve në Ballkan shpërtheu një konflikt ushtarak, për shkak të një qeni…

Konflikti e kishte origjinën që në kohën e Perandorisë Osmane, e cila përfshinte shumë fe, kultura dhe grupe të ndryshme etnolinguistike. Midis tyre ishin grekët dhe bullgarët. Greqia fitoi pavarësinë e saj në vitin 1832, ndërsa Bullgaria bëri të njëjtën gjë vetëm në vitin 1908.

Perandoria Osmane kishte si fe kryesore Islamin, ndërsa grekët dhe bullgarët ishin të krishterë që i përkisnin Kishës Ortodokse Lindore.

Greqia dhe Bullgaria kishin qenë edhe anëtare të Lidhjes Ballkanike, e cila kishte luftuar për pavarësinë e tyre.

Dhe megjithëse e fituan pavarësinë si shtete, u përballën me kërcënimin e një Perandorie Osmane ende të frikshme. Të dyja vendet kishin të gjitha arsyet për t’u bashkuar dhe për t’u pajtuar, por kjo gjë nuk ndodhi. Kur Lidhja Ballkanike ndau mes tyre pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, u formua shteti shqiptar, duke lënë jashtë Maqedoninë dhe Trakinë Perëndimore, të cilat donin t’i merrnin Bullgaria dhe Greqia.

Në këtë mënyrë miqtë e vjetër u bënë armiqtë e rinj. Rezultati ishte një numër përplasjesh kufitare midis dy palëve, që çuan në Luftën e Dytë Ballkanike të vitit 1913. Pastaj shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Bullgaria u bashkua në aleancë me Gjermaninë, Austrinë dhe Hungarinë dhe nisi një sulm kundër Serbisë.

Kur lufta përfundoi me fitoren e bllokut aleat, Greqia u shpërblye duke qenë në anën e palës fituese. Meqë Bullgaria ishte me palën humbëse, ajo u detyrua të heqë dorë nga Traka Perëndimore, duke i dhënë fund qasjes së saj të drejtpërdrejtë në Detin Egje.

Po ashtu Sofia duhej t’i lëshonte disa territore Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (që më vonë u bë Jugosllavia). Për pasojë, tensionet midis Greqisë dhe Bullgarisë nuk u zbutën as me përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Më të zemëruar ishin bullgarët, që nuk i njihnin kushtet e traktatit të paqes. Ata nuk besonin se duhej të përfundonte konflikti. Ndaj nisën sulmet ndëshkuese kundër Greqisë dhe Jugosllavisë, por ato më shkatërrueset u kryen nga Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (IMRO) dhe Organizata e Brendshme Revolucionare Trake (ITRO).

Petriç, një qytet në Bullgarinë Jugperëndimore në kufi me Greqinë, drejtohej nga IMRO si një shtet de fakto i pavarur. Në vitin 1923, kryeministri bullgar Aleksandar Stamboliski u përpoq të zbuste disi tensionet me Greqinë, dhe të përmirësonte marrëdhëniet me pjesën tjetër të kontinentit.

Por kjo lëvizje shkaktoi zemërimin e nacionalistëve.

Stamboliski u rrëzua nga një grusht shteti, më pas u kap nga IMRO, e cila e torturoi dhe më pas e vrau. Dhe tani le të vijmë tek historia me qenin. Një ushtar grek i vendosur me shërbim në kufirin greko-bullgar në Qafën Kemir Kapou në Belacicë, kishte një qen.

Më 18 tetor 1925, për arsye ende të paqarta, qeni u largua me vrap drejt anës bullgare të kufirit. Me sa duket ushtari e donte shumë atë qen, pasi pavarësisht përleshjeve të shpeshta që kishin shkaktuar qindra të vdekur nga të dyja anët, nisi të vrapojë pas tij, me siguri duke harruar se ku po shkonte.



LEXO EDHE:  Boom rastesh nga Covid-19/ Humbin jetën pesë persona


              Theodoros Pangalos, ne vitin 1920

LEXO EDHE:  Kryemadhi ngriti akuza për abuzime me tenderin/ Fillon ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri”

Ai hyri në territorin bullgar, ku u qëllua menjëherë nga një roje kufitare bullgare. Rojet kufitare greke qëlluan me breshëri në anën bullgare, dhe bullgarët u kundërpërgjigjën. Gjatë një pushimi të shkurtër, një kapiten grek dhe ndihmësi i tij ngritën një çarçaf të bardhë, vrapuan në pjesën midis 2 vijave kufitare dhe bënë thirrje për qetësi. Por bullgarët i qëlluan, duke vrarë kapitenin dhe plagosur ndihmësin e tij, që arriti të kthehej në anën greke.

Versioni zyrtar që arriti në gazetat greke të kohës, nuk përmendi historinë e qenit. Sipas shtypit, disa roje kufitare bullgare sulmuan pa asnjë arsye postën kufitare greke në Belacicë. Sa i përket qenit, fati i tij mbetet i panjohur, por Bullgaria dhe Greqia ishin tashmë në pragun e luftës.

Bullgaria shprehu keqardhje për incidentin, dhe tha se ai ishte një keqkuptim i tmerrshëm. Ata propozuan ngritjen e një komisioni greko-bullgar për të hetuar çështjen. Konflikti mund të kishte përfunduar atje, po të mos ishte për gjenerallejtënant Teodoros Pangalos.

Ky kishte rrëzuar nga froni Mbretin Kostandin I, themeluar Republikën e Dytë Helene dhe udhëhequr një grusht shtetit, që e instaloi atë si kryeministër të vendit, dhe më vonë, presidentin e saj. Në postin e kreut të shtetit, ai pezulloi lirinë e shtypit, zhvlerësoi monedhën greke, dhe madje diktoi sesa të gjata duhet të ishin fundet dhe fustanet e grave (jo më të larta se sa 30 cm mbi tokë).

Pangalos u dha bullgarëve një ultimatum. Ata duhej të ndëshkonin ata që ishin përgjegjës për vrasjet, si dhe të paguanin 2 milionë franga franceze si kompensim për familjet e viktimave. Ata kishin vetëm 48 orë për ta bërë këtë, përndryshe do të kishte pasoja.

Bullgaria refuzoi, ndaj më 22 tetor, Pangalos urdhëroi trupat e tij të sulmonin Bullgarinë.

Një nënë bullgare duke treguar një plagë plumbi që fëmija i saj mori gjatë pushtimit grek të Petrich

Ato pushtuan qytetin Petriç dhe fshatrat përreth e tij. Bullgarët reaguan, por grekët e ruajtën kontrollin e tyre mbi qytetin dhe rajonin përreth. E dëshpëruar, Bullgaria i bëri thirrje Lidhjes së Kombeve (pararendësja e OKB-së).

Lidhja urdhëroi vendosjen e një armëpushimi, dhe kërkoi që Greqia të tërhiqej menjëherë, dhe të kompensonte Bullgarinë për pushtimin që kishte kryer. Ndërkohë Athina e akuzoi Lidhjen e Kombeve për hipokrizi, duke cituar Incidentin e Korfuzit të vitit 1923, kur Italia sulmoi ishullin grek të Korfuzit, dhe Lidhja u bë palë me agresorin.

Pangalos argumentoi se Lidhja kishte dy palë rregulla:një për kombet e fuqishme si Italia dhe një tjetër për ato më të dobëta si Greqia. Sidoqoftë, ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Lidhja dërgoi atashe ushtarakë nga Franca, Italia dhe Britania për të mbikëqyrur tërheqjen e trupave greke. Rreth 50 bullgarë u vranë gjatë atij pushtimi të shkurtër, teksa Greqia u urdhërua t’i paguajë Bullgarisë 45.000 paund britanikë në formën e një kompensimi.

Nën drejtimin e Pangalos, Greqia u poshtërua. Ndaj disa muaj më vonë ushtria kreu një grusht shteti tjetër, duke e zëvendësoi atë me presidentin që vetë Pangalos kishte rrëzuar me herët./ Wwarhistoryonline–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Zgjedhjet në Gjermani, do të diktojnë ritmin e ecjes përpara të Evropës

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Ishin shumë domëthënëse përgjigjet e pretendentëve për të zëvendësuar Angela Merkel, kur pyetën gjatë një debati televiziv se cilin kryeqytet do të vizitonin të parin në rast se zgjidheshin kancelar i Gjermanisë.

Armin Lashet, kandidati i zgjedhur nga Merkel për ta zëvendësuar atë si kancelari i ardhshëm kristiandemokrat i Gjermanisë, refuzoi të jepte një përgjigje direkte. “Unë nuk do ta zbuloja këtë gjë derisa të vinte koha”- u shpreh ai. Analena Baerbok, homologia e tij nga partia e Gjelbër, u përgjigj:“Do të shkoja në Bruksel, pasi politika e jashtme gjermane duhet të jetë gjithnjë evropiane. Dhe Uashingtoni ka thënë “Amerika është rikthyer” dhe ne kemi nevojë për një përgjigje evropiane”.

Dhe duke bërë një përpjekje për të rikthyer socialdemokratët në krye të kancelarisë pas 16 vjet udhëheqje konservatore, Olaf Sholc kishte një destinacion tjetër:“Do të vizitoja së pari Parisin. Bashkëpunimi franko-gjerman është thelbësor për aftësinë tonë për të çuar përpara Evropën, dhe për të arritur sovranitetin evropian”.

Baerbok është më e angazhuara nga 3 kandidatët për një Evropë që duhet të bëhet më e integruar, më e sigurt sa i përket udhëheqjes, dhe më e përqendruar mbi inovacionin dhe trajtimin e problemit të degradimit të klimës.

Megjithatë realiteti është se e ardhmja e Evropës nuk qëndron në Bruksel. E ardhmja e saj përcaktohet nga ajo që bëjnë së bashku Franca dhe Gjermania. Nëse ato nuk veprojnë në një mënyrë të sinkronizuar, atëherë Evropa nis të lëkundet. Përgjigja e Sholc ishte e drejtpërdrejtë.

Megjithatë, në mesin e fiksimit pas sondazheve dhe spekulimeve mbi përbërjen e qeverisë së ardhshme të koalicionit në Gjermani, çështja më e dukshme që ka munguar gjatë debateve të shumta televizive në këtë fushatë ka qenë e ardhmja e Evropës.

Mos trajtimi i saj konfirmon një indiferencë të rrezikshme ndaj një blloku, ekzistenca e vazhdueshme e të cilit nuk mund të merret si e mirëqenë. Merkel e shpërfilli enkas marrjen me të ardhmen e BE-së. Presidenti francez Emanuel Makron e vendosi këtë çështje në qendër të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2017. Dhe fitoi.

Pavarësisht se sa shpesh Makron i fliste Merkelit mbi nevojën që ata të dy të angazhoheshin mbi drejtimin e ardhshëm të Evropës, ajo heshtte. Në fakt, pavarësisht nëse ishte fjala për çështjet e mbrojtjes, ato politike dhe ekonomike që lidheshin me më shumë integrim, apo mbi nevojën e dukshme për reforma demokratike, Merkel ishte e kundërta e Makron dhe e paraardhësit të saj në krye të CDU-së, Helmut Kol.

Kol e përqafoi integrimin evropian. Organet ekzekutiv të BE-së me në krye Komisionin Evropian, ishin një “anije” që kishte në timon Berlinin dhe Parisin. Kol përqafoi edhe marrëdhëniet transatlantike.

Ndërkohë gjatë qeverisjes së saj të gjatë Merkel i bëri gjërat ndryshe.

Ajo hoqi dorë nga energjia bërthamore, pa pasur një infrastrukturë të energjisë së rinovueshme. Ndaj nuk është çudi që industritë, të cilat kërkojnë shumë energji, si ajo kimike, u mbështetën tek gazi rus për të kompensuar mungesat e energjisë bërthamore.



Ajo mirëpriti mbi 1 milion refugjatë nga Siria, një vendim ky human dhe fisnik, por që u mor pa pyetur më parë partnerët e saj në B. Ajo nxori Evropën dhe euron nga kriza financiare globale e vitit 2008.

LEXO EDHE:  “Nuk hesht”/ Topalli “bën për ujë të ftohtë” Bashën: Largoi thuajse gjithë historinë e PD

LEXO EDHE:  Kryemadhi ngriti akuza për abuzime me tenderin/ Fillon ndërtimi i shkollës "Sami Frashëri"

E megjithatë, sa i përket çështjes së drejtimit të ardhshëm të Evropës, Merkel i shmangu vendimet e mëdha, që do të kishin kërkuar një filozofi strategjike. Strategjia nuk luajti asnjë rol në drejtim të përcaktimit të llojit të marrëdhënieve afatgjata që Evropa, e udhëhequr nga Gjermania, ka nevojë të ketë me Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Atëherë, a do të bënte diferencën Lashet, Sholc ose Baerbok? Lashet, që mburret ndonjëherë me kredencialet e tij evropiane – ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian – nuk ka thënë shumë për Evropën gjatë fushatës. Për Baerbok, kjo është shtylla kryesore e politikës së saj të jashtme.

Sholc është ndoshta më intrigues. Në rolin e Ministrit të Financave, ai ka qenë përgjegjës për fondet e mëdha të ndihmës për punëdhënësit dhe punonjësit gjatë koronavirusit, dhe ndikoi në miratimin e fondit të BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Ai e shfrytëzoi pandeminë për ta bindur Merkelin të mbështeste një integrimin më të madh ekonomik dhe fiskal evropian. Me kalimin e viteve, ai ka vendosur kontakte të ngushta me Elizeun. Presidenti francez do të ishte i kënaqur nëse Sholc do të zgjidhej vetëm disa muaj para se vetë Makron të kërkojë një mandat të dytë.

Solidariteti ishte një nga aftës

Në rast se të dy burrat dalin fitues në gara respektive, kjo mund t’i japë Evropës shtytjen që i nevojitet. Ka udhëheqës evropianë që vënë në dyshim synimet e tandemit franko-gjerman. Disa zyrtarë të Evropës Qendrore, besojnë se kjo dyshe ka një qasje të butë të gabuar ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe nuk është e interesuar që të ndihmojë vendet e tjera anëtare.

itë e mëdha të Kol. Të tjerët i frikësohet rritjes së ndikimit francez në të gjithë BE-në. Ajo që e ka motivuar BE-në historikisht, ka qenë gjithmonë ekuilibri midis ambicies së Francës dhe interesave pragmatike të Gjermanisë.

Me daljen nga unioni të Britanisë, ata kanë frikë se skena do të dominohet nga Berlini dhe Parisi. Por gjërat nuk janë dhe aq të thjeshta sa duken. Franca po kërkon më shumë aleatë brenda BE-së, siç është Holanda, kur bëhet fjalë për çështje të vështira në lidhje me integrimin ekonomik, mbrojtjen, sigurinë dhe marrëdhëniet transatlantike.

Pasardhësi i Merkel, nuk mund të rrezikojë që të mbështetet tek ato vende, të cilat duan më shumë autonomi strategjike në mënyra që do të përkeqësonin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe brenda BE-së, apo një grup të eurozonës që të çimentojë një Evropë me dy nivele. Kjo e fundit është një recetë që çon drejt pakënaqësisë dhe ndarjeve.

Por asgjë nga këto nuk duhet që ta ndalë BE-në, e nxitur nga një udhëheqës i ri gjerman, që të përcaktojë përfundimisht interesat strategjike të Evropës. Zgjatja e prirjes aktuale do ta bënte Evropën të paaftë për të përqafuar modernizimin, inovacionin dhe rrezikun. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet parlamentare gjermane të 26 shtatorit do të jenë kaq shumë të rëndësishme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE