Connect with Us

Kategoria e Parë, Grupi A/ Skuadrat vendase bëjnë “ligjin”, ja të gjitha rezultatet

Sport

Kategoria e Parë, Grupi A/ Skuadrat vendase bëjnë “ligjin”, ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë, ku u shënuan plot 11 gola. Spikat triumfi me përmbysje i Burrelit ndaj Partizanit B.

Ndërkohë në 3 sfidat e tjera, Korabi, Erzeni dhe Dinamo nuk kanë falur në shtëpi, duke bërë detyrën, respektivisht përballë Vorës, Veleçikut dhe Orikut.

REZULTATET:

BURRELI-PARTIZANI B 2-1

Zuna 79′, Toma 85′ / Gjeci 2′ 

KORABI-VORA 4-0

Marku 14′ , Skuka 37′ (p), 66, 68′ 

ERZENI-VELEÇIKU 2-0

Gecaj 11′ , Hima 67′ 

DINAMO-ORIKU 2-0

Diogo 59′, Boci 64′ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Publikohen formacionet zyrtare të 6 sfidave të Champions-it, shikoni si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Kryendeshja e kësaj dite është padyshim Inter-Real Madrid.

Në kampin madrilen, tekniku ZIdan ka bërë ndryshime të detyrueshme në formacion për shkak të mungesave të shumta. Mariano Diaz, Martin Odegard, Luka Modriç dhe Naço do të jenë titullarë nga minuta e parë.  Sulmi përbëhet nga Hazard, Diaz dhe Lukas Vaskez.

Në anën e zikaltërve, trajneri Konte i ka dhënë besim mesfushorit Roberto Galiardini. Mesfusha e Interit përbëhet nga Vidal, Barela dhe Galiardini. Krahët do të mbulohen nga Eshli Jang dhe Ashraf Hakimi.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER-REAL MADRID


BAJERN MYNIH-SALZBURG

ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA

AJAKS-MIDTJILAND

LIVERUL-ATALANTA


MARSEJË-PORTO

LEXO TE PLOTE

Sport

Pele reagon për humbjen e Maradonës: Shpresoj të luajmë bashkë në qiell

Publikuar

-

Nga

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ndërroi jetë disa ditë pasi festoi 60-vjetorin e lindjes.

Pas një operimi në kokë, legjenda argjentinase pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe braziliani Pele. Ai ka thënë se me Maradonën do të luajë “futboll një ditë në qiell”.

“Unë humba një mik, bota humbi një legjendë. Një ditë, shpresoj, do të jemi në gjendje të luajmë së bashku në qiell”. ka shkruar Pele shkurtimisht i pikëlluar në “Instagram”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohen fjalët e fundit të Maradonës disa ditë para ndarjes nga jeta

Publikuar

-

Nga

Lajmi i vdekjes së tij shokoi të gjithë adhuruesit e tij në mbarë globin. Nisur nga ky fakt dramatik, mediat europiane kanë rikthyer në kujtesën e të gjithëve intervistën e fundit të Diegos, që është bërë në kohën gjatë pandemisë në Argjentinë ku ka deklaruar se nëse nuk do të kishte përdorur lëndë narkotike ai do të kishte vazhduar të luante edhe më shumë:

“Unë jam në fund dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga se imagjinoja. Dhe nëse nuk do të krijoja varësi nga drogërat, mund të kisha luajtur edhe më tepër.

Tani unë kam një dëshirë, dhe ajo është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe Argjentina ima të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur”, kjo ishte intervista e tij e fundit. Ndërkohë “El Pibe de Oro” u shua në moshën 60-vjeçare ku trishtoi pafundësisht adhuruesit e tij në mbarë botën.

LEXO TE PLOTE