Connect with Us

“Ju duam, mos dëgjoni gojët e liga dhe mendjet e errëta”/ Thirrja e fortë e Kalos pas akuzave të Bashës

Sociale

“Ju duam, mos dëgjoni gojët e liga dhe mendjet e errëta”/ Thirrja e fortë e Kalos pas akuzave të Bashës

Publikuar

-

Pritet të ketë një valë të tretë të infektimeve/ Kalo bën parashikimin e frikshëm, ja sa do zgjazë pandemia

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar mbi debatet e fundit për menaxhimin e situatës nga Covid-19, ku opozita ka hedhur akuza se po fshihen vdekjet reale nga Covid.

Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i mjekëve.

Sipas Kalos, gojët e liga dhe mëndjet e errëta të militantëve partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, nuk do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë.

MOS e humbisni kurrë besimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë…..JU DUAM ndaj dhe jemi aty për ju në çdo kohë….Së bashku do ja dalim mbanë edhe në këtë sfidë të përballjes me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever”, shkruan ai ndër të tjera. Sipas Kalos, “gojët e liga dhe mendjet e errëta të militantëve partiakë” nuk do ta përbaltin kurrë heroizmin dhe punën e mjekëve në këto muaj të sakrificës.

“KOHË KOVIDIANE….21.11.2020….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, është i nderuar dhe i priviligjuar të mbajë emrin e krijuesit të tij, Prof. Nikolla Dushnikut…Prej fillimit viteve 70-të kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4, e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetra e dhjetra mjekë, të cilët duke ecur në gjurmët e Profesor Dushnikut e kanë ngritur edhe më lart emrin e këtij spitali, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijra e mijra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijra prej tyre….

I njëjti shpirt i punës në ekip, dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim, të shpallur më 2013 si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….
GOJËT E LIGA dhe MËNDJET e ERRËTA të GJILLOLLOGËVE militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, NUKU do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë të dhjetra e dhjetra mantelbardhëve, infermjerëve, tekninicienëvë imazheristë, administrator, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit….”, përmbyll Tritan Kalo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Zona verilindore e Shqipërisë parashikohet të përfshihet nga reshje intensive fundjavën e ardhshme. Për këtë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka vijuar shkarkimet e kontrolluara në digën e Vaut të Dejës në mënyrë që të shmangen sa më shumë mundësitë e përmbytjeve. Korporata thotë se shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, KESH tha se kishte dyfishuar shkarkimet e kontrolluara së fundmi në mënyrë që të shmangë çdo lloj mbingarkese pasi raportet meteorologjike parashikojnë që në periudhën 22-26 janar të ketë reshje intensive shiu në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin.

“Për pasojë prurjet në hidrocentralet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës priten të rriten ndjeshëm,” – tha KESH-i, – “dhe për këtë arsye shkarkimet e kontrolluara u rritën nga 300 metër kube për sekondë në 700”.

KESH-i vijoi duke theksuar se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes në vijim të dinamikës së zhvillimeve meteorologjike dhe se ato nuk do të ndikojnë në zonat e nën-Shkodrës.

Rreth pesë ditë shira të vazhdueshëm dhe me intensitet të lartë shkaktuan këtë javë përmbytje të mëdha në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Disa rrugë pësuan dëmtime nga rrëshqitjet e dherave ndërsa dhjetëra familje u detyruan të shpërnguleshin përkohësisht për shkak të rrezikut.

LEXO EDHE:  Rama lan “live” duart në zyrë/ Rithekson thirrjet për qytetarët: S’ ka llafe s’ ka numra!

LEXO EDHE:  Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Kthehuni në banesa!

Zona e Obotit në Shkodër vuajti për disa ditë situatë të rëndë pasi niveli i ujit ishte i lartë. Drejtuesit e KESH-it theksuan disa herë se përmbytja nuk kishte ardhur si rezultat shkarkimeve nga hidrocentralet.

Për reshjet dhe rrezikun e përmbytjeve pati njoftime nga Instituti i Gjeoshkencave që në javën e parë të janarit. Opozita fajësoi qeverinë se i nënvlerësoi ato dhe nuk vuri në dispozicion menjëherë të gjitha mjetet e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

Por, qeveria citoi statistika nga institutet shtetërore dhe tha se niveli i reshjeve ishte më i madh se ato të vitit 2010 kur pati përmbytje masive. Ajo tha se u veprua në kohë, se në tërësi situata u menaxhua mirë, u mënjanuan lëndimet në njerëz dhe se për dëmet në bujqësi fermerët do të dëmshpërblehen./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Priten reshje intensive shiu/ KESH merr masa për të parandaluar përmbytjet

Publikuar

-

Nga

Priten reshje intensive shiu/ KESH merr masa për të parandaluar përmbytjet

Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare (KESH) njofton abonentët se në Shqipëri pritet të ketë reshje të dendura shiu, javën e ardhshme.

KESH thekson se raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Më tej, në njoftim thuhet se 👉Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Po ashtu, nënvizohet se KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

👉Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

👉Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid/ Sulmohet me molotov Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani

LEXO EDHE:  Shefi i OKB-së: Pandemia rrezikon paqen në botë

👉Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës  u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

👉Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

👉KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Masat anti-Covid/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullat në shkolla

Publikuar

-

Nga

Masat anti-Covid/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullat në shkolla

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka njoftuar rregullat e reja për sa i përket masave anti-Covid nëpër shkolla në kuadër të uljes së temperaturave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka thënë se klasat do të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit, ndaj i bën thirrje mësuesve të respektojnë protokollin anti-Covid, por edhe të ruajnë një temperaturë konstante në klasë.

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE