Connect with Us

ISHSH Gjirokastër gjobë të majme 4 qytetarve që thyen karantinën/ Mbyllet pjesërisht Drejtoria e Tatimeve

Aktualitet

ISHSH Gjirokastër gjobë të majme 4 qytetarve që thyen karantinën/ Mbyllet pjesërisht Drejtoria e Tatimeve

Publikuar

-

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Situata e koronavirusit në vendit tonë mbetet mjaft shqetësuese. Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka gjobitur disa qytetarë të cilët kanë thyer rregullat. Mësohet se janë gjobitur me 700 mijë lekë të rinj katër persona për thyerje të karantinës.

Ndërkohë 7 punonjës të Drejtorisë së Tatimeve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, dhe kjo ka bërë që ky institucion të mbyllet pjesërisht.

LEXO EDHE:  Rudina Magjistari “arratiset” nga Shqipëria/ Publikon videon nga aeroporti, mesazhi për qytetarët

Përhapja e lartë e koronavirusit ka bërë që të mbyllen dy fasoneri në qytetin e Përmetit dhe një në Gjirokastër.

Në spitalin rajonal “Omer Nishani” po dezinfektohen ambinetet dhe janë izoluar 7 persona pozitiv me koronavirus, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Gjatë 24 orëve në vendit tonë janë shënuar 13 viktima dhe 737 raste të reja me Covid-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kamionçina i pret rrugën Toyotës/ Plagosen rëndë pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Pogradec/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë  ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.

Mësohet se një kamionçinë i ka prerë rrugën një automjeti tip ‘Toyota’ me targa greke dhe si pasojë janë plagosur pesë persona.

Mësohet se në automjet ka qenë një çift nga Fieri që po kthehej nga Greqia, së bashku me fëmijën e tyre rreth 9 vjeç, gjyshin dhe tezen e fëmijës.

Raportohet se të gjithë këta persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore/ Ambasadorja shqiptare e viziton në spital në Greqi

LEXO EDHE:  Fauci i pakënaqur me trajtimin e pandemisë në vend

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e potë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Memaliaj/ Rreshqet furgoni e merr para të zotin, ndërron jetë 67-vjeçari, dëmtohet dhe i biri

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Memaliaj/ Rreshqet furgoni e merr para të zotin, ndërron jetë 67-vjeçari, dëmtohet dhe i biri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Krahës të Memaliajt.

Një furgon në oborr ka lëvizur prej terrenit të pjerrët dhe ka goditur për vdekje 67-vjeçarin.

Po ashtu furgoni ka kapur edhe djalin e 67-vjeçarit duke i dëmtuar këmbën. Policia konfirmon se ngjarja ka qenë aksidentale teksa djali E.Sh, ndodhet për ndihmëm mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë,  në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar  për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon Hekuran Dukën/ Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit

Publikuar

-

Nga

Basha takon Hekuran Dukën/ Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka.

Basha tregoi se me Dukën diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës.

Ai theksoi se prioritet për ta është përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik.

Prioriteti jonë është përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik. diskutuam edhe për projekte të përbashkëta, ku theksova vendosmërinë që në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë t’i kalojmë me solidaritet. Të avancojmë të gjitha projetket që sigurojnë punësimin, zhvillim edhe në trevën e Dibrës së Madhe”, u shpreh kreu i opozitës.

Nga ana tjetër, Hekuran duka deklaroi se projektet që diskutoi me Bashën janë vitale për ngjalljen e Dibrës së Madhe.

E konsideroj takim me vëllezërit dhe motrat shqiptare. Jemi të interesuar që politika shqiptare të jetë më aktive në vendosjen e bashkëpunimit kombëtar e ekonomik. Projektet që i përmendi kryetari janë vitale për ngjalljen e Dibrës së Madhe. Është një zonë e verbër, s’ka zhvillim të duhur ekonomik megjithëse kontributi historik është i  theksuar dhe evidente. Presim nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj treve, dhe kjo ka filluar e mbaruar me rrugën e Arbërit që e shohim si shpresë të madhe.

Projektet e tjera që i përmendi kryetari duhen me intensitet më të madh, që të kemi integrimin brenda shqiptarëve. E falënderoj kreun e PD, Lulzim Bashën për mikpritjen. Do jemi në kontakt edhe me parti e faktorë të tjerë politik. Jemi të interesuar që politika shqiptare të mbajë frymën lart të patriotizmit, kombëtarizmit, ekonomisë e kulturës. Këto pengesa që i kemi politike që të vijmë deri tek itnegrimi mbarëshqiptar, dhe të bëhemi faktor i rëndësishëm”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE