LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horror-Hëngri njeriun që vrau/ Arrestohet mësuesi i shkollës fillore

21 Nëntor 2020, 12:50, Kosova & Bota CNA
Horror-Hëngri njeriun që vrau/ Arrestohet mësuesi i shkollës

Një mësues i shkollës fillore i identifikuar vetëm si Stefan R., 41 vjeç është arrestuar nga policia gjermane pasi akuzohet për vrasjen dhe kanibalizimin e një njeriu të zdukur në muajin shtator.

Eshtrat e këmbës së 44-vjeçarit Stefan Trogisch, e cila gjithashtu kishte shenja pickimi në to u gjetën në një park në Berlin në datën 8 nëntor.

Qentë nuhatës i çuan policët deri te dera e banesës së personit të dyshuar, raportojnë mediat gjermane.
Sipas Deutsche Welle, policia e Berlinit dyshon se vrasësi kanibalizoi Stefan Trogisch pasi u njoh me të në një faqe takimesh në internet.

Viktima Stefan T. Ishte larguar nga banesa para mesnatës më 5 shtator dhe më vonë ishte raportuar i zhdukur nga banorët e objektit banesor ku ai jetonte.

Raste të tilla kanë ndodhur dhe më parë në Gjermani. Kujtojmë se në vitin 2015, një oficer i policisë gjermane u dënua për vrasjen e një njeriu që u takua në një forum në internet për kanibalizëm.

Dhe para kësaj, famëkeqi “kanibal Rotenburg” , kishte bërë të njëjtën gjë në 2006./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://allthatsinteresting.com/german-cannibal

Lajmet e fundit nga