Connect with Us

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta prej COVID-it ish-lojtari i njohur

Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta prej COVID-it ish-lojtari i njohur

Publikuar

-

Lajmi i trishtë për futbollin shqiptar dhe qytetin e Lezhës. Ditën e sotme është ndarë nga jetë në moshën 71 vjeçare, ish-futbollisti i njohur i Besëlidhjes, Nikolin Lorenci pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm.

Nikolin Lorenci lindi më 13 dhjetor 1949 në Lezhë dhe në vitin 2018 u shpall “Qytetar Nderi, për kotributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit si dhe edukimin e trajnimin e brezave ndër vite.

Nikolin Lorenci luajti zyrtarisht me fanelen e skuadres së Besëlidhjes në maj të vitit 1965, në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri ne fund te sezionit 1978-79 nuk iu nda arenes së blertë duke thyer nje rekord si titullar, pasi nuk mungoi në asnjë ndeshje.

Nikolin Lorenci ka luajtur në karrierën e tij si titullar pa humbur asnjë ndeshje në 5 sezone, konkretisht 1970-71, 1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- 79. Pasi la futbollin ai nuk iu nda sportit, pasi më vonë shërbeu si trajner i Beselidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademinë private të futbollit në Lezhë, “Brians” dhe “Porto”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Champions League/ Kanë startuar 6 sfidat e mbrëmjes, sa shumë skuadra prestigjioze në fushë. Ja rezultatet në kohë reale

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar në orën 21:00, gjashtë sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve. Padyshim që kryendeshja e kësaj mbrëmje është Inter-Real Madrid. Ndërkohë që në fushën e lojës kanë zbritur edhe skuadra të tjera prestigjioze si Liverpul, Bajern Mynih, Atletiko Madrid apo edhe Ajaks, të cilat do të kërkojnë triumfin.

REZULTATET LIVE: 

INTER-REAL MADRID 0-0

BAJERN MYNIH-SALZBURG 0-0

ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA 0-0

AJAKS-MIDTJULAND 0-0

LIVERPUL-ATALANTA 0-0

MARSEJË-PORTO 0-0

LEXO TE PLOTE

Sport

Publikohen formacionet zyrtare të 6 sfidave të Champions-it, shikoni si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Kryendeshja e kësaj dite është padyshim Inter-Real Madrid.

Në kampin madrilen, tekniku ZIdan ka bërë ndryshime të detyrueshme në formacion për shkak të mungesave të shumta. Mariano Diaz, Martin Odegard, Luka Modriç dhe Naço do të jenë titullarë nga minuta e parë.  Sulmi përbëhet nga Hazard, Diaz dhe Lukas Vaskez.

Në anën e zikaltërve, trajneri Konte i ka dhënë besim mesfushorit Roberto Galiardini. Mesfusha e Interit përbëhet nga Vidal, Barela dhe Galiardini. Krahët do të mbulohen nga Eshli Jang dhe Ashraf Hakimi.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER-REAL MADRID


BAJERN MYNIH-SALZBURG

ATLETIKO MADRID-LOKOMOTIVA MOSKA

AJAKS-MIDTJILAND

LIVERUL-ATALANTA


MARSEJË-PORTO

LEXO TE PLOTE

Sport

Pele reagon për humbjen e Maradonës: Shpresoj të luajmë bashkë në qiell

Publikuar

-

Nga

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ndërroi jetë disa ditë pasi festoi 60-vjetorin e lindjes.

Pas një operimi në kokë, legjenda argjentinase pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe braziliani Pele. Ai ka thënë se me Maradonën do të luajë “futboll një ditë në qiell”.

“Unë humba një mik, bota humbi një legjendë. Një ditë, shpresoj, do të jemi në gjendje të luajmë së bashku në qiell”. ka shkruar Pele shkurtimisht i pikëlluar në “Instagram”.

LEXO TE PLOTE