LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Flamuri shqiptar u ngrit"/ Hapet Ambasada e parë shqiptare në Australi

21 Nëntor 2020, 10:28, Aktualitet CNA
"Flamuri shqiptar u ngrit"/ Hapet Ambasada e parë shqiptare

Data 20 nëntor 2020 shënon hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasadës së parë shqiptare në Australi.

Ky lajm u bë me dije nga faqja zyrtare e Ambasadës Shqiptare në Kanberra.

Në njoftimin në rrjetet sociale shkruhet se flamuri shqiptar u ngrit për herë të parë në brigjet e liqenit Burley Griffin në kryeqytetin australian Kanberra në sheshin ku çdo Mision Diplomatik ka flamurin dhe pllakën me emrin e vendit që përfaqëson.

Më tej në njoftimi shkruhet se komuniteti shqiptar e kishte pritur prej dekadash kishte pritur hapjen e Ambasadës dhe ngritjen e Flamurit shqiptar nën tingujt e Himnit Kombëtar.

“Data 20 nëntor 2020 shënon përfundimin e proçedurave për hapjen dhe njohjen zyrtare të Ambasadës së parë shqiptare në Australi. Flamuri shqiptar u ngrit në këtë datë për herë të parë në brigjet e liqenit Burley Griffin në kryeqytetin australian Kanberra në sheshin ku çdo Mision  Diplomatik ka flamurin dhe pllakën me emrin e vendit që përfaqëson. Kjo ishte një ceremoni me konotacion historik për komunitetin shqiptar që prej dekadash kishte pritur hapjen e Ambasadës dhe ngritjen e Flamurit shqiptar nën tingujt e Himnit Kombëtar.

Njëkohësisht hapja e Ambasadës është një hap konkret në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Australisë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës./CNA.al

Lajmet e fundit nga