Connect with Us

Falimenton Digitalbi? Supersporti nuk do transmetojë më ndeshjet në vazhdim

Sport

Falimenton Digitalbi? Supersporti nuk do transmetojë më ndeshjet në vazhdim

Publikuar

-

Digitalbi ka dalë sot me një njoftim tronditës për gjithë abonuesit e tij, teksa nuk do transmetojë më në Supersport, eventet europiane në vazhdim. Lajmin e kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare. Si duket, kompania ka problematika të shumta dhe tashmë po e pranon edhe publikisht…

Njoftimi:

DigitAlb ju njofton se për arsye teknike të sinjalit televiziv nuk mund të kryhet transmetimi i eventeve futbollistike të planifikuara.

Njoftojmë të gjithë abonentët se abonimi Premium do të kompensohet në përfundim të afatit të tij. Duke ju kërkuar ndjesë, ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Shikim të këndshëm të programeve në vazhdim!

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Interi triumfon mes drithërimave, kampionët e Bajernit nuk humbasin as me rezervat. Ja rezultatet (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve ku u regjistruan në total 13 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borusia Mynshenglabah-Interit.

Zikaltërit e Kontes, arritën një fitore dramatike 2-3, falë edhe ndihmës së VAR-it. 5 minuta nga fundi gjermanët barazuan shifrat me sulmuesin Plea, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Ky ishte triumfi i parë në Champions për Interin këtë sezon. Gjithsesi Interit do t’i duhet ende punë për t’u kualifikuar. Përveç se janë të detyruar të fitojnë ndaj Shahtjorit ndeshjen e fundit, Interi do të jetë me “veshët” nga Spanja, ku do të luhet njëkohësisht sfida mes Realit dhe Mynshenglabahut. Një barazim në këtë përballje do të “digjte” zikaltërit.

Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera të zhvilluara mbrëmjen e sotme, Liverpuli dhe Marseja triumfuan në shtëpi. Ndërkohë ka zhgënjyer në shtëpi Atalanta e Gjimshitit, që nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj danezëve të Midtjulland . Në barazim u mbyllën edhe 2 sfidat e tjera, Atletiko-Bajern dhe Porto-Siti. Vlen të theksohet fakti se Bajerni në përballjen e sotme nuk kishte thuajse 70% të formacionit, duke iu dhënë shansin rezervave dhe futbollistëve të rinj.

REZULTATET: 

Atletiko Madrid – Bajern Mynih 1-1

Zhoao Feliks 26′ / Myler 86′ 

Mynshengladbah – Inter 2-3

Plea 45+1′ , 76′ / Darmian 17′ , Lukaku 64′ , 73′ 

Liverpul – Ajaks 1-0

Xhones 58′ 

Marsejë – Olimpiakos 2-1

Pajet 55′ (p), 75′ (p) / Kamara 33′ 

Porto – Mançester Siti 0-0

Atalanta – Midtjulland 1-1

Romero 79′ / Sholc 14′ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Masakrohet gjyqtari, futbollisti e godet me stil “Kung-Fu”

Publikuar

-

Nga

Në kategorinë e parë të Uzbekistanit ka “plasur” Kung-Fuja teksa një futbollisti ka goditur arbitrin. Skuadra e Neftçi sfidohej me Turon Japran ku pas shumë tensioneve futbollisti godet arbitrin me stilin Kung-Fu.

Arbitri  bie në tokë pas asaj goditje të marrë nga futbollisti. U desh ndërhyrja e Policisë për të shmangur një katastrofë të mundshme, teksa situata doli jashtë kontrolli. Tifozët gjithashtu shihen që zbresin në fushë, një situatë me të vërtetë kaotike.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Fitorja e Shahtjorit bën “lëmsh” Grupin B, ja pse madrilenët janë të detyruar të fitojnë ndeshjen e fundit

Publikuar

-

Nga

Triumfi 2-0 i ukrainasve të Shahtjor Donjesk, ka bërë “lëmsh” Grupi B, të Ligës së Kampionëve. Me këtë 3-pikësh të besuarit e trajnerit Kastro, u ngjitën në vendin e dytë, duke ndezur shpresat e kualifikimit dhe duke tronditur ndjeshëm pozitat e madrilenëve të cilët janë futur në “vallen” e eliminimit.

Një rezultat ky që i shkon për shtat edhe zikaltërve të Kontes. Në rast se Interi triumfon në transfertë ndaj Mynshenglabahut, Reali është i dënuar të fitojë ndaj gjermanëve, pasi në të kundërt rrezikon eliminimin nga grupet.

Pasi një barazim në sfidën e fundit që do të luhet në Spanjë dhe një fitore e Shahtjor ndaj Interit në Milano, do të sillte kualifikimin e Mynshenglabah dhe Shahtjor.

Një fitore e Realit në ndeshjen e fundit dhe 2 fitore të Interit ndaj Mynshenglabahut dhe Shahjtorit do të sillnin kualifikimin e 2 skuadrave prestigjioze, Real dhe Inter, duke mos i lënë vend një surprize të mundshme.

LEXO TE PLOTE