Kronika
Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador/ Adriatik Tresa i dyshuar për lidhje me trafikun e kokainës

Ndonëse jetonte në një vilë të rrethuar dhe me roje, Adriatik Tresa, 45 vjeç, u vra në një atentat të organizuar në Guayaquil të Ekuadorit.
Shtatë persona të maskuar si policë u futën në banesë pasi thanë se kishin urdhër kontrolli nga gjykata.
Mediat ekuadoriane kanë publikuar edhe momentet kur policët e rremë shkojnë tek banesa e shqiptarit dhe rojet u hapin portën.
Mediat në Guayaquil kanë ndërtuar edhe skemën e vrasjes, ku një person me një pushkë të rëndë e qëlloi gjashtë herë Adriatik Tresën.
Zyrtarët e Policisë lokale thanë se shkak i vrasjes dyshohen prishja e pazareve për kokainën.
Adriatik Tresa thuhet se ishte ndaluar në vitin 2013 si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Guayaquil, por edhe ishte skeduar si pjesë e grupeve të drogës.
Dyzetepesëvjeçari ishte i martuar në Ekuador dhe jetonte prej vitesh aty, duke marrë edhe leje qëndrimi.
Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së shqiptarëve në këtë shtet të Amerikës së Jugut për shkak të konflikteve të drogës.
Në vitin 2017 u ekzekutua Ilir Hidri nga Vora ndërsa një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniqi.
Po në vitin 2018 një tjetër shqiptari që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në Guayaquil.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se po hetohet për të shkuarën e Adriatik Tresës në Shqipëri për të ndihmuar homologët ekuadorian në zbardhjen e ngjarjes./euronews
Lajme të Rekomanduara:

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...