Connect with Us

E gjetëm edhe tradhtarin, po më tej?

Opinione

E gjetëm edhe tradhtarin, po më tej?

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

Si përfundim, tani që Lulzim Basha u shpall ”tradhtar” i UÇK-ës, a ja ulëm vlerën borxhit publik. A e ulëm shifrën 84% në 64%, aq sa e kishim në vitin 2013? A na i fali arbitrazhi në Washington (2019) detyrimet kontraktore të anulluara nga kjo qeveri, si gjoja korruptive nga qeveria e mëparshme. 110 milion euro, jo pak. Borxh i detyrueshëm publik. A u rregullua statusi publik i nëpunësit civil, pasi edhe këtu ka një firo të konsiderueshme rrjedhje parash nga buxheti, për ata që humbin vendin e punës në administratë nga ndryshimi i pushtetit?

Një postulat që u rri shqiptarëve si laku i kërpit rreth qafës, aman mos më merr në qafë se kam kalamaj për të ushqyer. Mezi e rregullova këtë vend pune. Pagova sa qimet e kokës. E ropa djalin në Gjermani. Ku di unë, i shkreti. U ngritën pensionet e mjeruara? Po nga përkrahja, a u hoq pyetja se kush ka dush e televizor, nuk i takon gjë. Duhet të jesh i vobektë që të japin 15 mijë lekë. Madje mish me dy sy, ku të ketë mundësi lal legeni dhe Ed shallvarexhiu, të vi me kamerat e ERTV e tu japi ndonjë thes miell. Tu flasi për ”tradhtarin” Lul hollandezin. Tani që e sqaruam se figura morale e kandidadit të ardhshëm për kryeministër është bizarre. Dhe se nuk ia vlen për kryeministër të ardhshëm, a u futëm në Europë? U hapën negociatat apo jo? Se kemi kaq vjet me gërrvërre se kush na fut në Europë, apo jo? Dhe e kaluam refuzimin e para dy ditëve, refuzimin e njëmbëdhjetë, ashtu si pa gajle.

Studiot vlonin…, Luli, Luli, UNMIK, UÇK, tradhtari, ka qënë përkthyes apo oficer legal? Europa na refuzoi rishtas, na tha sysh, gjeni gjuhën e bashkëpunimit, vini gjykatat në funksion, por ne kemi hallin se sa i pastër është moralisht kryeministri i ardhshëm. Tani që gjetëm dhe atë që një ish futbollist i kombëtarës, një çfarë të them, ”tradhtar”, ”armik”, një garip që i duket vetja se çfarë ka qënë etj. A e fituam betejën me covidin? A i përmisuam spitalet? I ulëm numrat e infektimit? I shtuam testimet ditore, me qëllim izolimin e vatrave? Po humbim njëri-tjetrin sikur nuk kemi qënë kurrë. Dhe as që po na dhëmb fare. Nuk po kemi kohë të qajmë sikur një minutë, të kuptojmë që jemi njerëz.

LEXO EDHE:  Aksioni i opozitës/ Zbulohet vendndodhja e Bashës

Nuk e kemi më një familjar, një të afërm, një mik me të cilin ndanim jetën. Jemi bërë grerëza, shifra, gumëzhimë, sende. Nga që nuk na lënë Edi Rama, Lali Eri, Ilir Meta apo ”tradhtari” Lul Basha. Ka qënë apo nuk ka qënë futbollist i madh Andi Lila? Pika neve… nuk po i shkojmë dot në varrim shoqi-shoqit. Nuk po i gjëndemi dot njëri-tjetrit, të ndajmë atë kafen e hidhur, tymin e duhanit, këtej çirremi për futbollistë e artistë. Të gjitha këtyre figurave, si majtas dhe djathtas, se e drejta e Zotit e do t’i drejtohesh njësoj si këtij Lilës edhe Eli Farës, ndryshe ecim mënjanë. U duhet thënë shkoqur…, ose më mirë juve se ata kanë strategji karriere. Të fashmën i bëri adhurimi jonë, jo plateja e politkës. Që domethënë, nëse je sportist i famshëm falu asaj bukurie fyti e sysh me mijra në shkallët e stadiumit, asaj që të adhuron, që çirret për ty. E nëse je artist i famshëm, falu asaj gjindje që të duartroket se ata të bënë ky që je. Nuk të bëri politika. Boll me poza krah lali Erit apo lali Verit.

Ne e dimë që sportisti a artisti është më i madh se Zoti, mos na rrëzoni adhurimin. Se po na mbushni mendjen që jeni të përdorueshëm si prezervativi. Eshtë e dhimbshme. Shenjtëria vjen nga poshtë, jo nga lart. Vëllezër ua kanë futur thellë. Aq thellë ua kanë futur aq sa jeni imunizuar kokë e këmbë. Nuk po ndjeni më asgjë. Jeni bërë engjuj të ndërgjegjshëm të djallit. Mashtroni me ndërgjegje të plotë, pa pikë turpi a sedre, pa pikë përgjegjësie për ato mut titujsh që mbani si medaljone. Madje ju rrofshin hekurosja, kollarja, apo klasi shtresë e ngritur. Eshtë e pabesueshme të dëgjosh në 2020 në një emison televiziv se akoma uji është me orar të kufizuar. Si mund të merresh me tradhtinë e një personi që ka çelsat e kashtës. Eshtë absurd kolektiv. Eshtë budallepsje. Se je akoma me depozita. Dhe për më keq, i pa përdorueshëm, i pistë dhe me mbetje të zeza. Merruni me tradhtinë e Lulit, ju të tredhurit dhe tradhtuarit njëmijë herë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Edvin Kulluri/ Shkëlqimi dhe rënia e establishmentit!

Publikuar

-

Nga

Nga Edvin Kulluri/ Shkëlqimi dhe rënia e establishmentit!

Ishin vitet 2003-2005 kur fraza klishe  e shumicës së opinionistëve dhe shumë përfaqësuesve të gjoja shoqerisë civile ishte “largimi i Nanos dhe Berishës nga politika”. Nuk do zgjaste shume dhe në shtator të vitit 2005 Nano jep dorëheqjen nga kryetar i Partisë Socialiste duke i hapur rrugën Edi Ramës në drejtimin e partisë më të madhe të opozitës. Por në krahun tjetër, megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të “hequr qafe” edhe Berishën, ai u zgjodh kryeministër me një rezultat aq të ngushtë, saqë pa ndihmën e Partisë Agrare rotacioni nuk do ishte i mundur.

Të njëjtët opinionistë qe paradite shkruanin për lodhjen nga konfliktualiteti i atëhershëm 15 vjeçar, pasdite mendonin të kundërtën duke sulmuar marrëveshjen mes Nanos dhe Berishën në vitin 2002, si e keqja e gjithë të këqiave. Dallohej qartë që një dorë jo e dukshme nxiste prej vitesh tezën e largimit nga politika të dy kryetarëve historike të PS dhe PD, për tu hapur rrugën kush e di se kujt. Njëri ishte e qartë se ishte Rama, pas një karriere 7-vjeçare në Ministrinë e Kulturës dhe bashkinë Tiranë dhe që entuziazmonte ndjekësit e tij me koleksionin e çorapeve shumëngjyrëshe . Tjetri sapo kishte filluar të shfaqej në korridoret e politikës si “fytyra e re e PD”, një djalë i ri që qeshte shpeshhere pa arsye, por i arsimuar jashtë dhe që kish punuar në Kosovë për UNMIK.

Ndërsa i pari kishte hyrë në politikë nga dera e artit dhe publicistikë anti-konformiste, tjetrit i mjaftonte një diplomë si mijëra të tjera  e shkruar anglisht. Por të dy dukej se do kishin të njëjtin mision: “mbylljen e ciklit të politikës së vjetër dhe nisjen e një epoke të re”. Megjithëse në pamjë të parë tingëllonte si shpresëdhënëse pas 15 vitesh të vështira tranzicioni, “formula magjike” nuk kishte substancë pasi askush nuk e kuptoi asnjëherë dallimin mes të “resë dhe të vjetrës”. Dhe pse Nano e Berisha ishin të vjetër e dy pasuesit e tyre të rinj, veç për shkak  moshës. Por insistimi i avokatëve të kësaj teze nuk kish të bënte me moshën, por me ndryshimin e vërtetë. Një frymë perendimore e përparimtare që do e shkëpuste Shqipërinë nga e shkuar e zymtë drejt një të ardhmeje vezulluese. Dhe e ardhmja nuk do vononte. Me humbjen e koalicionit të djathtë ne vitin 2013, Rama dhe Basha do fillonin të jepnin frytet e ngazëllimit të analistëve që i mbështesnin në nisjen e “epokës së re”! E vjetra, e shkuara, e zymta do hidheshin tej, për ti hapur rrugë modernes, përparimtares, revolucionares etj.. Si në përrallën  e vjetër  gjermane të Shllafarisë, “lumenj me qumësht të mbushura më bukë të bardhë” do përmbysnin rrugët e Shqipërisë. Prosperitet, ndryshim, persepktivë europiane e bla, bla, bla pafund….

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

LEXO EDHE:  Aksioni i opozitës/ Zbulohet vendndodhja e Bashës

Por çfarë ndodhi në të vërtetë pas 2013? Qeveria e Rilindjes së dytë pas asaj të vëllezërve Frashëri, Kristoforidhit, Pasho Vashës e të tjerë, në 7 vite nuk ka mbajtur pothuaj asnjë premtim nga ato të bëra. Jo vetëm, kaq por lajmi i djeshëm nga Gjermania se nuk do ketë hapje negociatash për anëtarësim në BE, po e mban Shqipërinë jashtë BE në mënyrë konstante. Ndërkohë arroganca, korrupsioni e lidhjet e mazhorancës me krimin ka qënë kryefjalët e bilancit qeverisës, pavarësisht se “çorapet shumëngjyrëshe” i kanë lënë vendin qëndrave urbane të rikonstruktuara. Por si gjithnjë ato rrethohen nga kulla që po ndërtohen me para të dyshimta për sa kohë kriza ekonomike është e dukshme.

Ndërsa gjysma tjetër e “politikës së re” është për të qarë hallin më shumë se për të parën. Në 7 vite, “përkthyesi magjik” ka krijuar një trashëgimi të konsoliduar humbjesh  elektorale, mediokrizim të përfaqësimit në PD, mbytje të debatit të brendshëm dhe është shndërruar fatkeqësisht në personazhin më të preferuar të meme-ve në rrjetet sociale.

Po të shtojmë dhe kaosin në sistemin e drejtësisë, një standart zgjedhjesh shumë të keq se ato të viteve 2005, 2007, 2009, 2011 dhe 2013 ku njëra palë blen vota e tjetra bojkoton, dështimi demokratik i çiftit Rama-Basha krahasuar me atë Nano-Berisha është pothuaj spektakolar.

E pra, eksperimenti me “të përzgjerurit” perëndimor ka dështuar për fat të keq. Shqipëria e 2020 është më e keqe se ajo e viteve 2000-2013 si nga pikëpamja e lirive dhe të drejtave ashtu edhe nga ajo ekonomike ku rrethi i atyre që bejnë përpara është ngushtur shumë. Asfiksimi i elitave që janë zëvendësuar nga “kukulla të paketuara” nga establishment, e ka futur një masë shumë të madhe votuesve në një spirale të rrezikshme abstenimi masiv. Ndaj, ata që bërtisnin me të madhe “të ikin Nano e Berisha” duhet të kërkojnë një falje të madhe. Jo pse u larguan nga drejtimi këta të dy, por se vendin e tyre e zunë dy sharlatanë që garojnë se kush gënjën më shumë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri/ Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar kompaninë koncesionare SGS që të transferojë në pronësi të shtetit Qendrat e Kontrollit Teknik të mjeteve si dhe të gjitha asetet e tjera të koncesionit për kolaudimin e makinave. Në të njëjtën shkresë urdhërohet Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, që të marrë në pronësi asetet e koncesionarit brenda datës 31 dhjetor të këtij viti për shkak të përfundimit të kontratës.

Por rikthimi i aseteve në shtet, është vetëm fillimi i një afere tjetër të çmendur. Nën petkun e liberalizimit, kolaudimi i automjeteve do të jepet sërish me koncesion, por me një faturë të dyfishtë për qytetarët.

Sipas skemës së përgatitur nga qeveria, shërbimi i Kontrollit Teknik të automjeteve do të ndahet në dy procese. Procesi i parë është ai kontrollit Teknik, që aktualisht kryhet nga kompania SGS. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, kolaudimi i automjeteve do të kryhet nga disa kompani njëherësh, që do të licencohen për këtë qëllim duke dhënë kështu idenë e liberalizimit të tregut.

Por të gjitha këto kompani apo servise që do të licensohen për të bërë kolaudimin e makinave, do mbikqyren nga një koncesion monopol. Në relacionin e buxhetit të vitit 2021, qeveria ka zbuluar se kompania, e cila do të marrë monopolin e mbikqyrjes së infrastrukturës dhe bazës së të dhënave të privatëve që do të bëjnë kolaudimin, do të paguhet direkt nga buxheti i shtetit dhe fatura e saj për qytetarët do të jetë plot 200 milionë dollarë.

Pra skema e qeverisë i ngarkon qytetarët me pagesë dyfishe për kolaudimin e makinave. Së pari, kur të bëjnë kolaudimin e makinave do të paguajnë tarifë tek kompanitë private njësoj si sot. Por veç tarifës së kolaudimit që paguajnë qytetarët, buxheti I shtetit do të paguajë edhe 20 miliardë lekë të tjera për kompaninë koncesionare, e cila do të mbikqyr kompanitë e kolaudimit.

I gjithë ky projekt është një marrëzi e mirëfilltë ekonomike. Për ta ilustruar këtë mjafton vetëm një fakt i thjeshtë. Vetëm fatura 200 milionë dollarë, që do të paguhet nga buxheti për koncesionarin e mbikqyrjes së kolaudimit është më e madhe se sa e gjithë fatura që qytetarët kanë paguar në 10 vjet për koncesionin ekzistues të SGS-së. Nëse shtohet edhe fatura që qytetarët do të paguajnë përmes tarifës tek kompanitë e kolaudimit pas 1 janarit, atëherë shërbimi i kontrollit Teknik të mjeteve në dhjetë vitet e ardhshme do të kushtojë të paktën 2 herë më shumë nga sa kushton tani.

LEXO EDHE:  Basha lë thatë aleatët?/ Nishani: PD do paraqesë listën për 140 vendet e Parlamentit

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Nga ana tjetër urdhri i Ministrisë së Infrastrukturës, që detyron Drejtorinë e Shërbimit të Transportit të marrë në pronësinë e shtetit asetet e koncesionit ekzistues deri në datën 31 dhjetor të këtij vitit, sinjalizon se koncesioni i ri mund të jepet përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky është një koncesion, pa asnjë llogjikë ekonomike dhe financiare i shpikur vetëm për të zhvatur qytetarët dhe buxhetin. Si i tillë, ky projekt duhet penguar me çdo kusht dhe me çdo formë.

Koncesioni ekzistues i kolaudimit u dha si monopol dhjetë vjeçar tek kompania SGS, me argumentin se kompania private do të investonte 8 milionë euro për të ngritur qendrat e kontrollit teknik të mjeteve. Tashmë Shqipëria ka 13 qendra moderne për kontrollin Teknik të mjeteve, në çdo rajon. Dhënia e një monopoli të ri pa kryer asnjë investim dhe me faturë dyfishe për qytetarët nuk ka asnjë shpjegim racional apo logjikë ekonomike, përveçse atë të aferës përpara zgjedhjeve.

Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve mund të liberalizohet, por mbikqyrja duhet të mbetet shërbim shtetëror. Ky është një shërbim që fare mirë mund ta kryejë edhe vetë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, pa patur nevojë që buxheti të paguajë 200 milionë dollarë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Erion Dasho/ Vetëvrasjet në spitalet Covid dhe siguria e pacientëve

Publikuar

-

Nga

Nga Erion Dasho/ Vetëvrasjet në spitalet Covid dhe siguria e pacientëve

Siguria e pacientit është një nga treguesit më të rëndësishëm të mirëfunksionimit të një sistemi shëndetësor. Dëmtimi i shëndetit në institucionet shëndetësore, humbja e funksioneve, humbja e jetës, etj, analizohen kudo në botë me përgjegjshmërinë më lartë me qëllimin kryesor përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sigurisë në spitale.

Vetëvrasja e një pacienti në kohën kur merr kujdes shëndetësor përbën një nga kulmet e cënimit të sigurisë. Në SHBA-të me 328 milion banorë ndodhin në spitale rreth 50 vetëvrasje në vit, gati të gjitha në spitale psikiatrikë. Rreziku i një pacienti jashtë këtyre spitaleve për të vrarë veten gjatë kohës që merr kujdes shëndetësor, vlerësohet në më pak se 1 vetëvrasje për çdo 3 milion shtrime në spital!

5 vetëvrasje vetëm midis 5 mijë pacientëve të prekur nga COVID që janë shtruar në spitalet shqiptare është një shifër jashtëzakonisht e lartë dhe e pajustifikueshme. Aq më pak nga kryeministri, i cili pasi zbuloi talentin e fshehur në epidemiologji, tashmë shfaqet edhe si njohës i sigurisë në spitale duke ngatërruar ndoshta qëllimisht, ndoshta nga injoranca (mosnjohja e çështjeve shëndetësore), pacientët që vrasin veten në shtëpi me ata që vrasin veten në spital.

Ndërkohë që shumë kolegë kanë bërë propozime të shumta dhe të drejta për korrigjimin e kësaj situate unë do të shtoja tre propozimet e mëposhtme:

Strategjikisht, duhet riaktivizuar Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Sigurisë, e cila u krijua si një risi në vitin 2006. Sigurisht, informaticienët dhe kimistët e dështuar që kanë drejtuar shëndetësinë tetë vitet e fundit e kanë lënë në hije këtë institucion kaq të rëndësishëm, duke mos qënë të aftë as edhe të kuptojnë rolin e saj. Kjo qendër i ka gati vlerësimet dhe planet për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë në institucionet shëndetësore shqiptare.

LEXO EDHE:  Rama citoi Kuranin në Turqi/ Berisha i publikon foton kur shkelte me këpucë sixhaden e myslimanëve

LEXO EDHE:  Marrëveshje e fshehtë Rama-Basha?/ Bejtja: Shkatërrimi i Lulzim Bashës

Nga ana e shërbimit, duhet futur menjëherë në përdorim pyetësori depistues për vlerësimin e rrezikut të vetëvrasjes dhe të plotësohet ai për çdo pacient të shtruar në spitalet COVID. Pacientët që rezultojnë të kenë një shkallë të lartë të rrezikut duhen trajtuar me kujdesin maksimal sipas protokolleve të sigurisë.

Së fundi, nga ana e marrëdhënieve njerëzore, të lejohen vizitat e familjarëve në spitalet COVID, sikundër kemi dëgjuar e parë nga miqtë që kurohen në spitalet e Turqisë. Sot nuk jemi në shkurt apo mars dhe nuk ka asnjë arsye që pacientëve të shtruar me COVID t’u mohohen vizitat nga familjarët. Patjetër, me masa sigurie e pajisje mbrojtëse, por duhen lejuar. Bunkerizimi i panevojshëm i spitaleve COVID duhet të marrë fund.

Shpesh kam përmendur se epidemia e COVID-it nxori zbuluar gjendjen ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar.

Siguria e pacientit, një nga shtyllat e ofrimit të kujdesit shëndetësor bashkëkohor, duhet të marrë urgjent rëndësinë e saj.

Sot, si një urgjencë dhe domosdoshmëri për të shmangur situata të tjera si 5 vetëvrasjet fatkeqe dhe nesër si një përafrim strategjik të cilin shqiptarët e meritojnë!

 

LEXO TE PLOTE