Connect with Us

E akuzuan për moshën, flet lojtari në pronësi të Lacios: Kam frikë të rikthehem në Itali

Seria A

E akuzuan për moshën, flet lojtari në pronësi të Lacios: Kam frikë të rikthehem në Itali

Publikuar

-

Zhozef Minala zuri faqet e para të gazetave në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lacion, prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij. Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Tani në moshën 25-vjeçare, Zhozef Minala ka përfunduar huazimin e tij tek skuadra kineze e Kindong Huangai për tu rikthyer në dhjetor tek Lacio. Ai në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar: “Më vjen keq se çfarë po ndodh tek ju, është një situatë që nuk pritej. Virusi ka ardhur nga Kina, por këtu i kanë bërë tampon të gjithë popullsisë.

Tani kanë filluar të mbushen dhe stadiumet në Kinë, ku jeta ka rinisur normalisht. Stadiumet mbushen me 25 mijë persona. Ndërsa në Itali kam frikë të rikthehem pasi njësoj si çdo shtet në botë kanë menduar përsëri karantinën si opsion mbylljeje dhe kriza ekonomike do të jetë e paprecedentë. Ndihem gjithashtu edhe i frikësuar pasi nuk e di saktësisht se çfarë do të gjej tek Lacio. Tani jeta ime në Kinë përfundoi, do të rikthehem tek Lacio. Do të vendos me drejtuesit bardhekaltër cila do të jetë zgjedhja e duhur.”, përfundon Minala.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Juventusi prenoton një tjetër super goditje në merkato

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe shpresojnë ta kompletojnë marrëveshjen në dy ditët e ardhshme.

22-vjeçari momentalisht është huazim te Genoa dhe kërkohet me ngulm nga kampioni i Italisë.

Oferta e Juventusit është 22 milionë euro, tre milionë më pak se kërkesa e Sassuolos që ishte 25 milionë euro për sulmuesin.

Problemi i vetëm për “Bianconerët” është koha, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt, derisa trajneri Andrea Pirlo dëshiron përforcime në sulm.

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud dhe i Romës, Edin Dzeko gjithashtu vëzhgohen nga Juventusi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lëvizje e papritur e Tares, lojtari i Milanit një hap larg kalimit te Lacio

Publikuar

-

Nga

Mateo Muzakio është shumë afër kalimit te skuadra e Lacios. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Igli Tare ka nisur bisedimet me mbrojtësin kuqezi, që tashmë është i gatshëm të kalojë te kryeqytetasit.

Drejtuesit e Lacios prej kohësh janë në kërkim të një mbrojtësi dhe për këtë arsye kanë nisur bisedimet me 30-vjeçarin. Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe gjithçka mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Te Milani tashmë e kanë marrë vendimin për largimin e Muzakios, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Kujtojmë se Lacio ka shfaqur interes për Muzakion edhe më parë, por nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje, e cila duket se do të konkretizohet tani.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Allegri ulet në stolin e ekipit të njohur

Publikuar

-

Nga

Massimiliano Allegri pritet të ulet në stolin e Romës teksa raportohet se tashmë është arritur marrveshje me një kontratë rreth 5 milionë euro në sezon.

Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton Calciomercato, ai ishte kontaktuar nga Chelsea dhe Napoli.

Trajneri italian i ka kthyer mbrapa që të dyja klubet, duke u thënë se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën dhe se brenda disa ditësh do të jetë trajner i Romës.

LEXO TE PLOTE