Connect with Us

Dy muaj më parë ishte rikonstruktuar/ Sulmohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan

Aktualitet

Dy muaj më parë ishte rikonstruktuar/ Sulmohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan

Publikuar

-

Dy muaj më parë ishte rikonstruktuar/ Sulmohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan

Qendra Shëndetësore në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan është sulmuar me gurë, ndërsa i janë thyer disa nga xhamat e dritareve të saj.

Kjo qendër kishte vetëm 2 muaj që ishte rikonstruktuar ndërsa policia ka vënë në pranga autorit që ika dhunuar goditën. Në lidhje me këtë akt ka reaguar edhe deputeti socialist, Taulant Balla, i cili i ka cilësuar këto sulme si të frymëzuar nga nxitjet dashakeqe të politikës kundër bluzave të bardha.

Balla duke e konsideruar dhunimin e kësaj qendre shëndetësore si sulm të paprecedentë, ka bërë thirrje që opozita të ndal sulmet dashakeqe ndaj bluzave të bardha, pasi nxisin sulme të tilla dhe se qendrat shëndetësore janë të të gjithëve, pa dallim partie.

“Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie. Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira. Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën.Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen. Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet. Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm”, tha Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Publikuar

-

Nga

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish kreut të OFL-së Artan Shkëmbi.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Kanë qenë ndërkombëtarët ato që kanë sjellë informacione se Shkëmbi është i përfshirë në korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Gjykata dhe më parë kishte vendosur pezullim nga detyra për Shkëmbin, por ia hoqi se mbaroi afati.

Njoftimi i Gjykatës:

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit  për personin nën hetim A.SH,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259  të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie  informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

LEXO EDHE:  Me një pagë për 2 vite, blen 2 banesa/ Prokurori, që Arta Marku e bëri drejtues

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:

LEXO EDHE:  5 kutite e para te Elbasanit, Sejdini kryeson me 973 vota, Turku 820 vota

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim  A.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të  vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U shkarkua për mosjustifikim pasurie/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

U shkarkua për mosjustifikim pasurie/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Krimeve të Rënda

KPA ka vendosur të lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

Ky i fundit është shkarkuar nga detyra për mosjustifikim pasurie.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.

LEXO EDHE:  5 kutite e para te Elbasanit, Sejdini kryeson me 973 vota, Turku 820 vota

LEXO EDHE:  Balla ironizon protestën e opozitës/ “Piknink për Babalen”

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.07.2021.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Publikuar

-

Nga

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE