LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Digitalb rikthen sinjalin/ Ja çfarë ka ndodhur

21 Nëntor 2020, 18:51, Sport CNA
Digitalb rikthen sinjalin/ Ja çfarë ka ndodhur

Digitalbi doli sot me një njoftim tronditës për gjithë abonentët e tij, teksa u njoftua se nuk do tensmetoheshin në Supersport eventet europiane në vazhdim. Lajmin e kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare, teksa më pas është fshirë.

CNA mëson se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një problem pagese të pa zgjidhur, duke çuar në heqjen e sinjalit.

Një pagesë e cila nuk ishte kryer pasi aksionerja Vjollca Hoxha, nuk firmoste pa ndryshimin e administratorëve dhe vendosjen e drejtuesit të ri të kompanisë.

Sipas të njëjtave burime, pas heqjes te sinjalit ka reaguar Znj. Hoxha duke firmosur dhe më pas është kryer pagesa që  i ka risjellë sinjalin.

Kompanisë Digitalb prej kohësh ka përplasje dhe gjyqe midis aksionerëve në betejën që ka sjellë jo pak problem për kompaninë, e cila tashmë po vuan edhe nga problematika e heqjes dhe rikthimit të sinjalit ndaj klientëve të cilët e kanë parapaguar shërbimin e tyre, por që duhet të jenë viktima për përplasje të aksionerëve të Digitalbit./CNA.AL

Lajmet e fundit nga