Kronika
Dhunoi dhe kanosi gruan, arrestohet 46-vjeçari në Dibër/ Ja çfarë iu gjet në banesë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacioneve të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...