LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid 'mbërthen' institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

21 Nëntor 2020, 19:04, Lifestyle CNA
Covid 'mbërthen' institucionet shtetërore në

Situata e pandemisë vijon të jetë shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.

Zyrtarisht sot vetëm në qarkun e Beratit u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë 14 raste infektimesh, ndërkohë që raste të tjera,të testuara në privat për shkak të vonesës së përgjigjeve,kanë rezultuar pozitivë.

Konkretisht në 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv: 1 mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1; 1 mjek imazherist në Spitalin Rajonal Berat; 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2; 1 punonjës në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime Berat; 1 punonjëse në Pallatin e Kulturës; 1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat; 1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare; 1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat; 1 polic në Burgun e Beratit; 1 inxhinier kimist në Doganën Beratsi dhe 2 elektriçistë.

Gjithashtu kanë rezultuar pozitiv 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllaksi dhe 2 mësues në Urën-Vajgurore, respektivisht në shkollën 9-vjeçare ?Koço Brisku? dhe në gjimnazin ?Muhamerr Janina?.

Edhe në disa fasoneri në Berat janë rikthyer infektimet ku sot janë konfirmuar 3 punonjës të infektuar me koronavirus./CNA.al

Lajmet e fundit nga