Connect with Us

Biden kërkon të rikthejë stafin e Obamës në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Biden kërkon të rikthejë stafin e Obamës në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i shtoi stafit të ndihmësve kryesorë katër ish-zyrtarë të administratës Obama-Biden, ndërsa vazhdon punën për formimin e ekipit të tij të Shtëpisë së Bardhë.

Cathy Russell, ish-shefe e stafit të zonjës Jill Biden gjatë administratës Obama, do të shërbejë si drejtore e Zyrës së Personelit Presidencial në Shtëpinë e Bardhë, që merret me vlerësimin e aplikantëve për role të ndryshme brenda administratës.

Louisa Terrell, ish-këshilltare legjislative e presidentit në administratën Obama dhe ish-zëvendës shefe e stafit të zotit Biden në Senat, do të jetë drejtore e Zyrës së Çështjeve Legjislative të Shtëpisë së Bardhë. Ajo është tashmë pjesë e ekipit të tranzicionit dhe merret me marrëdhëniet me Kongresin.

Carlos Elizondo, ish-sekretar i çështjeve sociale për zonjën Jill Biden gjatë administratës Obama, do të jetë në të njëjtin rol, sekretar social për zonjën e parë. Ndërsa Mala Adaga do të shërbejë si drejtoreshë e politikave për zonjën Biden.

Zonja Adaga më parë ka punuar si drejtore për arsimin e lartë dhe familjet e ushtarakëve në Fondacionin Biden, prandaj roli i saj i ri është një tregues për fushat ku mund ta përqëndrojë aktivitetin e saj zonja Biden.

Njoftimet vijnë vetëm disa ditë pasi Presidenti i zgjedhur Biden bëri të ditur emrat e atyre që do të jenë këshilltarët e tij më të ngushtë në stafin e lartë të Shtëpisë së Bardhë. Mes tyre janë Jen O’Malley Dillon, që do të shërbejë si zëvendës shefe e stafit dhe kongresmeni Cedric Richmond si drejtor i Zyrës së Angazhimit Publik në Shtëpinë e Bardhë. Në fund të javës së kaluar, zoti Biden njoftoi se ndihmësi i tij i vjetër Ron Klain do të jetë shefi i tij i stafit.

LEXO EDHE:  Furtunë në Bashkinë e Tiranës/ Fillon terrori mbi drejtorët

Megjithëse këto njoftime krijojnë një ide për ekipin e Shtëpisë së Bardhë që zoti Biden po fillon të ndërtojë, ai ende nuk ka caktuar dikë në rolin e koordinatorit për COVID-in, as individët në rolet kryesore të komunikimit me publikun.

Ekipit të tij do t’i duhet të bëjë mijëra emërime të tjera në stafin e administratës së ardhshme që do të nisë punën në janar. Aktualisht, ekipi është duke shqyrtuar aplikimet dhe po lidhet me kandidatët e mundshëm për rolet kryesore.
Zoti Biden ka dhënë shenja se planifikon të bëjë disa nga emërimet për kabinetin e ri rreth Ditës së

alënderimeve dhe tha të enjten se tashmë ka marrë vendim se cili do të jetë Sekretari i tij i Thesarit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Tre orë debat për ‘krimet’ e UÇK-së, zbardhet axhenda e seancës së posaçme parlamentare

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm parlamentar mbi raportin e Dick Maryt, Kuvendi ka vendosur zhvillimin e një seancë me debat.

Në axhendën e Kuvendit është parashikuar që ditën e premte të zhvillohet një tjetër seancë plenare me një minutazh prej 180 minutash, i cili do të ndahet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës dhe fokusi i diskutimeve do të jetë kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm.

Në dokumentin e depozituar në protokollin e Kuvendit shprehet qartë se socialistët kërkojnë “Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimatari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë”.

Ky komision ka si detyrë hartimin e një raporti të detajuar mbi gjetjet që do të administrojë për një periudhë 3 mujore dhe më pas do të dalë me një rezolutë të cilën parlamenti do ta miratojë.

LEXO EDHE:  E konfirmon Shtëpia e Bardhë/ Infektohet me Covid-19 Këshilltari për Sigurinë Kombëtare

LEXO EDHE:  E konfirmon Shtëpia e Bardhë/ Infektohet me Covid-19 Këshilltari për Sigurinë Kombëtare

Propozimi i numrit dy të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK-së./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

LEXO EDHE:  E konfirmon Shtëpia e Bardhë/ Infektohet me Covid-19 Këshilltari për Sigurinë Kombëtare

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të realizuar kanë rezultuar pozitivë 704 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 36.253.

IKShPK ka raportuar 9 vdekje nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave në 948. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 391 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137./CNA.al

LEXO TE PLOTE