LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zbulon detaje nga takimi me Di Maion/ Kërkova ndihmë për sigurimin e vaksinës

21 Nëntor 2020, 16:38, Politikë CNA
Basha zbulon detaje nga takimi me Di Maion/ Kërkova ndihmë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi ditën e djeshme me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio.

Përmes një postimi ë rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se së bashku me Di Maion ata kanë diskutuar situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare.

Pjesë e diskutimit mes Di Maio dhe Bashës ka qenë edhe proceci I integrimit në BE. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri ka shkruar më tej Basha.

?Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë ?, shkruan Basha në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga