Connect with Us

Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” Ramës: Këto janë skenarë “përça e sundo”

Politikë

Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” Ramës: Këto janë skenarë “përça e sundo”

Publikuar

-

Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” Ramës: Këto janë skenarë “përça e sundo”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku ka komentuar edhe deklaratat e Milaim Bellanica që filmoi masakrën e shqiptarëve në Krushë të Madhe dhe akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha për fshehjen e kasetës së filmimeve gjatë kohës që punonte në UNMIK.

Lidhur me këto akuza, kryeministri Edi Rama ka kërkuar vazhdimisht sqarim publik nga Basha, por për Haradinajn  kjo është e papranueshme që ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahen më shumë shqiptarët.

Ai thotë se këto janë skenarë të atyre përça e sundo që ndodhin në një kohë që Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmën e Shqipërisë.

“T’ju them të drejtën nuk kam dijeni për ndonjë angazhim kundër çfarëdo vlere të Kosovës të z.Basha. Ka pas një tendencë me i paragjyku njerëzit se këta po punojnë me ndërkombëtarë, mirëpo ka qenë edhe një kënaqësi realisht me pa edhe shqiptarë. Ne edhe të Kosovës psh, ja zv/kryeministri i parë i qeverisë tonë, z.Besnik Tahiri, kur e kam marrë si koleg në qeverinë e parë Haradinaj në 2005, ky ka punu për OSBE, por e kam marr për shkak të aftësive, të njohurive që ai ka, që tani jemi kolegë. Më vjen keq që po ngrihen debate të tilla, ndoshta edhe për qëllime elektorale edhe po përçahemi më shumë si shqiptarë, pa nevojë realisht edhe nuk i mendoj të dinjitetshme këto.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha e refuzoi/ Reagon menjëherë Rama: Lëre pas politikën e sherrit

Publikuar

-

Nga

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Vetëm pak minuta më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është përgjigjur me ironi Bashës, duke i drejtuar edhe pyetje.

Kryeministri kërkon të dijë nga Basha se përse nuk e pranoi ftesën e tij për bashkëqeverisje, ndërsa i thotë të lërë pas politikën e sherrit.

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se sot Rama i bëri ftesë publikisht kryetarit të PD-së të distancohet nga presidenti Ilir Meta dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të bashkëqeveriste me të për të mirën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ Duka ultimatum Ramës: Ke detyrimin të ngresh traun

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi kundër aleatëve të Lulzim Bashës

Por Basha i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, duke thënë se koha e Ramës ka mbaruar./ CNA.al

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Publikuar

-

Nga

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi dhe kandidati i PD Agim Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në Report Tv.

Debati mes tyre ndodhi teksa Murrizi komentonte deklaratat e Ramës i cili sot tha se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.

Murrizi, se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.

Pas ngritjes së toneve Agim Baçi braktisi studion.

Debati:

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta.  E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi kundër aleatëve të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Fajtorë pa faj, gënjeshtarë apo çfarë?/ Top-i apo Nadiri, dikush i piu “ilaçet”

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

Publikuar

-

Nga

Beteja e humbur me Becchettin/ PD i përgjigjet flakë për flakë Ramës

Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme  se do të bënte një marrëveshje me kreun demokrat Lulzim Basha nëse ky i fundit do të ndahej nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Basha i cili shprehet se me 25 prill shqiptarët do të votojnë për të larguar Ramën. Sipas tij, koha e kryeministrit ka mbaruar.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë.”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE